Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Hapja e listave 100%, Gjiknuri-Hajdarit: Opozita parlamentare të depozitojë draftin

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria
“Plotësuam kërkesat e opozitës”, flet Gjiknuri pas mbledhjes së Këshillit Politik

Partia Socialiste, me anë të përfaqësuesit të saj në Këshillin Politik Damian Gjiknuri, i ka kthyer përgjigje deputetes së opozitës së re Rudina Hajdari për propozimin e saj lidhur me hapjen e listave.

Në letrën e Gjuknurit, thuhet se mazhoranca është e gatshme të diskutojë rreth propozimeve me synimin që të arrihet një konsensus sa më i gjërë.

Gjiknuri kërkon mirë kuptimin e Hajdarit, për t’i dhënë kohën e nevojshme përfaqësuesve të opozitës për të paraqitur propozimet e tyre konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor.

Ai e fton Hajdarin të depozitojë një kopje të propozimeve tuaja zyrtarisht edhe pranë Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore.

Letra e plotë e Damian Gjiknurit

E nderuar zonja Hajdari,

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik, Partia Socialiste depozitoi amendamentet e saja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si reflektim i ndryshimeve Kushtetuese të hyra tashmë në fuqi. Amendamente që në gjykimin tonë garantojnë plotësisht parimet kushtetuese për hapjen 100% të listave ashtu sikurse sigurojnë të drejtën e çdo qytetari për të vlerësuar nominalisht me votë preferenciale secilin kandidat e më tej duke ri rënditur listën përpara ndarjes përfundimtare të mandateve. Gjithësesi, duke konfirmuar se jemi plotësisht të gatshëm të diskutojmë rreth propozimeve tona me synim arritjen e një produkti me konsensus sa më të gjërë, në cilësinë e përfaqësuesit të mazhorancës kërkova nga përfaqësuesit e tjerë të Këshillit Politik që të sjellin opinionin në raport me draftin tonë ose propozime alternative.

Gjej rastin të ju falenderoj që Ju zonja Hajdari ju përgjigjet pozitivisht thirrjes për të kontribuar në mënyrë aktive, me propozime konkrete. Duke qenë se Këshilli Politik u krijua si strukturë ekstra-parlamentare, me synim primar përfshirjen e kontributit të opozitës jashtëparlamentare në procesin e reformës zgjedhore, do kërkoja mirëkuptimin tuaj për ti dhënë kohën e nevojshme edhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare që të paraqesin dhe ata propozimet e tyre konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor. Duke patur kontributin konkret me drafte nga të gjitha palët në Këshill, mund të kryejmë më pas procesin e negocimit në këtë strukturë ekstra-parlamentare, për një produkt me konsensus sa më të gjërë të mundshëm.

Në rast se opozita jashtëparlamentare, brenda afateve që na ka caktuar Kuvendi, do të vazhdojë të refuzojë ftesën për të dhënë kontributin e saj me amendamente konkrete të Kodit Zgjedhor, Ju si opozitë parlamentare keni gjithësesi të drejtat dhe hapësirat e plota ligjore për ti bërë amendamentet tuaja pjesë të diskutimit që do duhet të zhvillohet padiskutim në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe grupin përkatës të punës ku përfaqësohet si mazhoranca ashtu edhe minoranca në Kuvend.

Duke ju ftuar të depozitoni një kopjo të propozimeve tuaja zyrtarisht edhe pranë Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, mbetemi në pritje që opozita jashtëparlamentare të depozitojë në Këshillin Politik ose në Kuvendin e Shqipërisë propozimet konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të 30 Korrikut.

Faleminderit,

Damian Gjiknuri

Përfaqësues i Partisë Socialiste

 

 

 

Tags: damian gjiknurihapja e listave 100%keshilli politik

TË LIDHURA

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit
Politikë

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel
Kryesore

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar
Politikë

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar

21:27 | 28/02/2026
Next Post
Covid-19 ‘infekton’ Pogradecin: Preken 3 punonjës fasonerie, 2 infermierë dhe 1 nxënës

Covid-19 'infekton' Pogradecin: Preken 3 punonjës fasonerie, 2 infermierë dhe 1 nxënës

Nga armët në videoklipe e deri te makina “Audi Q7”, jeta luksoze e Fjolla Morinës (FOTO)

Nga armët në videoklipe e deri te makina “Audi Q7”, jeta luksoze e Fjolla Morinës (FOTO)

“Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA ‘blindojnë’ vendin/ 86 pika kontrolli në rrugët kombëtare, 22 të arrestuar (VIDEO)

“Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA ‘blindojnë’ vendin/ 86 pika kontrolli në rrugët kombëtare, 22 të arrestuar (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com