Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Halil Patrona, shqiptari që rrëzoi nga froni Sulltanin Ahmet III

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Halil Patrona, shqiptari që rrëzoi nga froni Sulltanin Ahmet III

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Prill 2020

Në faqen n°395 të veprës “Biographie universelle, ou Dictionnaire historique des hommes qui se sont fait un nom par leur génie, leurs talents, leurs erreurs ou leurs crimes… – Biografia universale, ose Fjalori historik i njerëzve që janë bërë të njohur falë gjenisë, talentit, gabimeve ose krimeve të tyre…”, gjejmë një rrëfim për shqiptarin Halil Patrona, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

PATRONA-KHALIL

Me kombësi shqiptare, fillimisht një marinar (levanti) në galerën (anijen) “La Patrona”, nga e cila mori emrin e tij, ai ishte 43 vjeç kur nxiti revoltën e famshme të Kostandinopojës në 1730 (28 shtator 1730).

Pasi shërbeu në det dhe tokë, dhe pas disa vrasjeve, ai u bë jeniçer i Gardës së Sulltanit. Persianët, duke qenë në luftë me turqit, prenë hundët e 300 jeniçerëve që ranë në duart e tyre dhe i dërguan nëpërmjet detit në Turqi.

Veziri i Madh (Ibrahim Pasha), duke mos dashur që Kostandinopoja të bëhet dëshmitare e këtij spektakli të tmerrshëm, i mbyti këta njerëz të pafat. Patrona vendosi të hakmerret për këtë ofendim (shkelje); ai nxiti një revoltë (preteksti i të cilës ishte vendosja e një takse), në të cilën u bashkuan të gjithë jeniçerët.

Ai mbylli dyqanet e Kostandinopojës dhe pati guximin të dërgonte një grup ushtarësh në pallatin sulltanor, dhe të kërkonte që atij t’i dorëzoheshin Veziri i Madh Ibrahimi, guvernatori i Kostandinopojës dhe shefi i jeniçerëve.

Sulltani i habitur mblodhi bordin drejtues, dhe, pas disa diskutimeve, ai dha urdhërin që t’u merrej fryma të tre personave që iu kërkuan, dhe i dërgoi trupat e tyre te rebelët.

Këta të fundit, të befasuar dhe të irrituar, u ankuan se u kishin dërguar të vdekur ata që donin t’i kishin të gjallë, dhe me këtë pretekst rrëzuan nga froni sulltanin.

Ata vunë në fron Mahmudin (Mahmud I, djali i madh i Mustafait), nipin e tij, 33 vjeç, babai i të cilit ishte rrëzuar 25 vjet më parë, dhe i cili (Mahmudi) hoqi taksën, shkak ose pretekst i revoltës.

Patrona qëndroi i qetë për ca kohë; por, i mërzitur nga mungesa e aktiviteteve, ai organizoi komplote të reja : emëroi njerëz, e quajti veten kapiten-pasha ose admiral, dhe pati guximin të përdorte arsenalin e tij.

Sulltani, në pamundësi të distancohej prej tij, e thërriti në seraje (nën pretekstin se do t’i besonte projekte të reja), ku e masakruan me të gjithë ata që e shoqëruan.

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania :

https://www.darsiani.com/la-gazette/halil-patrona-shqiptari-43-vjecar-qe-nxiti-revolten-e-kostandinopojes-ne-1730-dhe-rrezoi-nga-froni-sulltanin-ahmet-iii/

Tags: fronRrëzoishqiptarSulltan

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Shqipëria në gjurmët e Italisë? Meta zbulon skenarin

“Mirënjohje popullit të Kukësit, Tropojës dhe Hasit”/ Meta përkujton Ditën e Eksodit Shqiptar

Mbi 100 mijë raste në Mbretërinë e Bashkuar, përkeqësohet bilanci në 24 orët e fundit

Mbi 100 mijë raste në Mbretërinë e Bashkuar, përkeqësohet bilanci në 24 orët e fundit

Gjermanët kanë të drejtë të protestojnë gjatë kohës së pandemisë

Gjermanët kanë të drejtë të protestojnë gjatë kohës së pandemisë

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

by mirseda
22:58 | 23/06/2025
0

Ministria e Jashtme e Katarit mbajti një konferencë për shtyp. “Ne e konsiderojmë sulmin iranian një “surprizë”...

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com