Hakerat iranianë kanë publikuar të tjera të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptarë, një databazë me numrat telefonikë. Bëhet fjalë për një historik të të gjitha kompanive telefonike që kanë operuar në Shqipëri, konkretisht nga viti 2018 deri në vitin 2022. Në databazën e dërguar në grupin Homeland Justice, ndodhet një listë prej 14 milionë numrash celularë.
Është ende e paqartë se nga janë marrë ekstraktet në fjalë, ndërsa ndodhet një listë prej 14 milionë numrash celularë.
Krahas numrave, hakerat kanë vendosur edhe të dhënat personale si emër, mbiemër, emrin e nënës dhe babait, numrin e kartës së identitetit, datëlindjen dhe datën kur është regjistruar numri i celularit.
“Linjat telefonike shqiptare janë përdorur në shërbim të aktiviteteve terroriste të MEK në vende të tjera”, thuhet në mesazhin e hakerave në rrjetin e komunikimit në Telegram.
Ata kanë publikuar pamjet nga një bazë e iranianëve të MEK në Shqipëri, duke shkruar se ata kanë përdorur numrat e shqiptarëve për të kryer sulme terroriste në botë.