Lingard është “hajmalia” e Manchester United. Një nga lojtarët që nuk e ka lënë asnjëherë në baltë Mourinhon, pasi sa herë aktivizohet bëhet protagonist me gola dhe asiste. Vetëm 10 minuta pasi u hodh në fushën e lojës, Lingard gjen rrugën e rrjetës duke përmbysur gjithçka në “Teatrin e ëndrrave”. Një pjesë e dytë e dominuar nga “Djajtë e kuq”, tashmë pritet reagimi i londinezëve të Contes.