Eurokomisari për Zgjerim Johanes Hahn ka bërë thirrje për përmirësimin e sistemit gjyqësor në Maqedoni. Ai ka thënë se vendi ka nevojë për gjyqësor funksional, transparet dhe të pa korruptuar. Hahn ka thënë se ministrat patjetër të jenë të përkushtuar dhe të bashkëpunojnë në mes veti.
“I besoj shumë zotit Pribe dhe ekipit të tij që ta shqyrtojnë këtë dhe të gjejnë zgjidhje përkatëse. E cila do t’u përgjigjet nevojave të vendit. Ajo që absolutisht është e nevojshme është që të kthehet besimi në gjyqësorin e pavarur, cilësinë e gjyqësorit”, ka thënë ndër të tjera Hahn.