Mimoza Hafizi tha sonte se do t’i kërkoj llogari të gjithëve atyre që kanë firmosur në komisionin e etikës për përjashtimin e saj nga LIBRA. E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”, Hafizi, deklaroi se do ti shkojë emër për emër të gjithëve atyre që kanë firmosur në atë që u quajt Komision Etike.
“Do ti shkoi emër për emër të gjithë atyre që kanë firmosur në komisionin e etikës për largimin tim nga LIBRA. Atyre do tu kërkoj llogari deri më një se me çfarë të drejte më shkarkuan. Ata që ishin në Komisionin e Etikës nuk janë të gjithë anëtar të atij komisioni.
Hafizi u shpreh se do t’i shkojë këtij procesi deri në fund duke vendosur para përgjegjësisë të gjithë ata që e vendosën në mënyrë jo legjitime.
“Ka qenë periudhë e vështirë për mua, përjashtimi nga partia është makinacion i sajuar. Është proces që do e çoj deri në fund, do i çoj para përgjegjësisë të gjithë njerëzit që kanë vendosur, një komision jo i mbledhur në mënyrë legjitime, ridikulizon organizatën tonë. Situatë e papranueshme dhe qesharake,” tha Hafizi.
Hafizi deklaron se në atë që flitet në media dhe për të cilën ajo akuzohet shpjegon se bëri thirrje për mbledhjen e bërthamës sepse kryetari nuk po e mblidhte bërthamën.
“Një pjesë e bërthamës është mbledhur the thotë së është mbledhur komisioni i etikës, por në fakt nuk është ky komisioni i etikës. Statusi thotë që përjashtimi i një anëtari kërkon që të jetë i gjithë komisioni”, thotë Hafizi.