Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Habit Hetem Ramadani: Kam shëruar sëmundje që mjekësia i quan të pashërueshme

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Habit Hetem Ramadani: Kam shëruar sëmundje që mjekësia i quan të pashërueshme

Hetem Ramadani ka qenë pjesë e emisionit “Rudina”, ku ka folur më gjatë se si ushqimi ndikon në trupin dhe shëndetin tonë. Ai ka mundur të vetëshërohet dhe të shërojë, duke përjashtuar çdo lloj mjeti të mjekësisë konvencionale.

Madje është i pari që ka sjellë në Shqipëri dhe Kosovë meditimin transhendental. Ai është përfshirë në fushën e studimeve shkencore të mjekësisë dhe hedh poshtë shumë teori të mjekësisë konvencionale me fakte të vërtetuara.

I pyetur nga Rudina Magjistari nëse ushqimi i mirë mund të shërojë sëmundjet e pashërueshme, ai shprehet me bindje të plotë se po dhe këtë e ka të vërtetuar pasi ka shëruar veten dhe shumë njerëz që kanë pasur sëmundje të pashërueshme.

Rudina Magjistari: A është e vërtetë që ne pikërisht me ushqimin e mirë, mund të arrijmë të shërojmë edhe sëmundje para së cilave për shembull edhe mjekësia mund të jetë dorëzuar?

Hetem Ramadani: Unë tani mund të them, jam kompetent dhe jam njeri që kam këtë përvojë dhe jam i sigurt me përgjegjësi 100% që njerëz që kanë ardhur tek unë me sëmundje të ashtuquajtura të pashërueshme, të ashtuquajtura kronike sipas mjekësisë konvencionale që mund të menaxhohen por nuk shërohen, janë shwruar. E vërteta është që me ndërrime goxha radikale duke mos përdorur atë ushqimin budalla që kanë përdorur, që e kanë sjellë veten në atë gjendje që ne e quajmë sëmundje, atëherë këto sëmundje largohen. Nëse jeton në terr, duhet vetëm të ndezësh dritën dhe terri ikën.

Njësoj është edhe gjendja shëndetësore duke bërë ndërrime radikale më zëvendësimin e ushqimit tjetër, atëherë edhe kanceri mund të shërohet, që varet nga faza, edhe sëmundjet autoimunitare mund të shërohen që në mjekësi quhen të pashërueshme, ku nga ushqimi i stimuluar trupi e ka humbur inteligjencën dhe fillon të sulmojë veten. Po të shkoni tek një mjek sot kudo në botë e t’i thuash a shërohet lupus?

Do të thotë jo ose jetojnë shumë pak pacientë dhe unë kam raste me emër dhe mbiemër që mund t’i ftoni një ditë në studio dhe kjo është informatë për botën, jo informatë e lokalizuar për shqiptarët sepse trupi nuk është trup shqiptar ose një trup tjetër, por është trup universal që na ka krijuar natyra, Universi dhe nëse i zbatojmë këto ligje, sëmundjet nuk ekzistojnë.

Rudina Magjistari: Ju kam dëgjuar diku në një nga fjalimet e tua kur ke thënë “kur politikanët bërtasin në parlament, bërtasin sepse një ditë më përpara nuk janë ushqyer mirë.

Hetem Ramadani: Politikanët tanë apo ata në botë ushqehen gabim. Meqë i njoh shumicën personalisht ushqehen gabim, hanë shumë . Që kur kanë ardhur në pushtet dhe deri kur dalin, nëse nuk kanë bërë ndonjë ndërhyrje, kanë shtuar në peshë. Problemi i dytë është kur hamë. Të gjithë këta politikanë hanë pasi të mbarojnë punët e tyre dhe flenë shumë pak. Gjumi është faktori kryesoj sa jetojmë. Sa më pak flemë aq më pak jetojmë, gjumi është njësoj si ushqimi, janë të lidhura, nëse je ushqyer gabim ti nuk fle rehat, nëse nuk fle rehat, mundësitë për kancer janë më të larta.

Kur ha shumë vonë, nuk pritet që prej tyre të nesërmen në parlament në foltore të flasin pa agresivitet dhe revolta e tyre ndaj opozitës është revoltë ndaj vetvetes. Domethënë po të jenë të qetë, po të jenë në paqe me veten, paqja varet si janë ushqyer, sa kanë fjetur, çfarë frymëmarrje kanë pasur. Po t’i shikosh këta politikanë, kanë frymëmarrje të shkurtër dhe të shpejtë. Nëse ne hamë në orën 8, 9, 10, 11 të natës atëherë s’ka gjumë, energji ose mendime kreative për të zgjidhur situata shumë komplekse familjare, personale apo të popullit.

Mos presim ne që një politikan që nuk është ushqyer mirë, që nuk ka fjetur mirë, ka frymëmarrje të çrregulluar e del aty për të treguar paqe me opozitën. Opozita është veç simbol për të shprehur atë që ka brenda. Lufta në parlament është manifestim i kequshqyerjes.

Rudina Magjistari: Fakti që e keni kaluar Covidin kështu, a mund të bëjmë ndonjë lidhje apo është thjesht rastësore?

Hetem Ramadani: Unë mendoj që ka shumë lidhje të ushqyerit. Nëse ushqehemi mirë, atëherë ne bëjmë edhe ndërrimin e shprehive të gjeneve ose aktivizojmë ato gjene që na mbrojnë, nuk janë të fjetura. Prandaj ushqimi nuk është vetëm kalori që na shërben për punë të ndryshme mendore e fizike, por mendoj që ushqimi ka të bëjë edhe me emocionet tona, me ndjenjat, domethënë, ushqimi nuk është vetëm kalori, por është inteligjencë e koduar në ato molekulat e ushqimit që mund të na bëjnë edhe më të mençur nëse ne marrim ushqim inteligjent.

Në esencë ushqimi nga molekulat dhe përbërësit që ka, ka inteligjencë përbrenda. Është një energji që ka marrë nga dielli, nga toka ka marrë shumë minerale, vitamina dhe këto i marrin në trupin tonë. Nëse i marrim, trupi di t’i shfrytëzojë në mënyrën më të mirë me mekanizmat e ndryshëm për të krijuar atë çfarë na duhet ne./Tvklan/

Tags: Hetem Ramadanisemundjeshërim

TË LIDHURA

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon
Aktualitet

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Politikë

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës
Politikë

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Next Post
Vaksinat nga Kina dhe Rusia shpërndahen pa publikuar të dhënat e sigurisë

Vaksinat nga Kina dhe Rusia shpërndahen pa publikuar të dhënat e sigurisë

Monika Kryemadhi tregon se kur u infektua nga Covid-19

Kryemadhi: LSI dhe PD do të dalin me dy lista të veçanta

Rebel që në adoleshencë/ Fatos Nano tregon se si e përjashtuan nga shkolla

Rebel që në adoleshencë/ Fatos Nano tregon se si e përjashtuan nga shkolla







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

by mirseda
21:14 | 05/01/2026
0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të...

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com