Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Guximi i Albin Kurtit dhe hipokrizia e Edi Ramës

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Guximi i Albin Kurtit dhe hipokrizia e Edi Ramës

Më në fund Albin Kurti e theu akullin. I konsideruar në Prishtinë si një partner i afërt i kryeministrit të Shqipërisë, i veshur me aureolën e atij që Rama e ka quajtur si një vlerë të shquar në skenën politike shqiptare, i lëkundur nga dobësia që të majtët kanë qoftë edhe për sivëllezërit e tyre false, lideri i Vetëvendosjes vendosi të flasë publikisht kundër.

Natyrisht ai e kapërceu këtë prag pasi nuk e duroi dot farsën e turpshme që u luajt në Tiranë. Ai nuk e honepsi thirrjen që kryeministri shqiptar i bëri homologut të tij Haradinaj, për të harruar betejat me bilbila dhe gaz lotsjellës për të penguar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ai nuk e kapërdiu moralin sipas të cilit, tani që është në pushtet, Ramushi duhet t’i dhurojë fqinjëve ato 2800 ha tokë të Kosovës, për interesa më të mëdha politike.

Apeli i Albin Kurtit: “Ne nuk kemi tokë për të falur”, ishte si një rrufe në qiell të pastër, për timonierin e Shqipërisë, që ka filluar të vetëngjyroset me bojëra patriotike, duke u hequr si pasardhësi i Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit.

Por, kjo thirrje e liderit të Vetëvendosjes nuk përbën lajm për faktin se krisi imazhin atdhetar të Edi Ramës. Tashmë i madh e i vogël e di se kjo është një lojë e dalë boje e përdorur për qëllime thjeshtë elektorale. E veçanta e apelit të Albin Kurtit qëndron tjetër kund. Qëndron në prishjen publike të një raporti që ai ka pasur me shefin e Rilindjes.

Për një kohë të gjatë, Rama dhe Kurti kanë lënë imazhin e dy politikanëve që ishin më shumë se partnerë. Fakti se Edi shikonte tek Albini realizimin e atyre që s’kishte pasur guxim t’i bënte vetë, dëshmia se ai kishte refuzuar ta gjykonte Vetëvendosjen me sytë miopë të burokratëve perëndimorë, deklaratat publike në favor të saj dhe mospranimi për ta trajtuar si delen e zezë të politikës kosovare e pati forcuar këtë raport.

Nga ana tjetër edhe Vetëvendosjes i ka volitur kjo qasje. Për një parti që i thërret të vetëve të bëjnë politikë duke pasur si busull bashkimin, përkrahja nga zyrat e pushtetit në Tiranë kishte një domethënie të madhe.

Por me apelin: “Nuk kemi tokë për të falur”, Albin Kurti e prishi këtë idil. Ai vizatoi një Ramë pa principe që është i gatshëm që për hir të pushtetit të shkeli mbi parimet. Madje që këtë nuk druhet ta tregojë edhe botërisht duke ia servirur edhe si model Ramush Haradinajt.

Ai vuri në pah një nga ato sjellje që janë tipike për mendësinë e politikanëve që vetë Albini lufton dhe stigmatizon: “çfarë rëndësie ka se ç’ke premtuar kur je ne opozitë, në qeveri duhet të bësh gjërat që të mbajnë në pushtet”. Në këtë lloj mentaliteti shihen nga pak të gjitha, përkulja e pa dinjitetshme ndaj të huajve, mospërfillja ndaj atyre që të kanë votuar, cinizmi për të mos u kujtuar për qëndrimet që ke mbajtur, një lloj sharlatanizmi politik që është përhapur si epidemi që nga Tirana deri në Prishtinë.

Me deklaratën e tij të fortë kundër Ramës, Albin Kurti vendosi t’i japë fund kësaj hipokrizie. Në pamje të parë duket sikur ai humbi, sikur u prish dhe me të vetmin partner të fortë që ka pasur ndonjëherë në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë. Tani pas kësaj, kundërshtarët e tij mund të fërkojnë duart. Ata që e vizatojnë si liderin ekstremist që nuk e gjen gjuhën me askënd, mund të gëzohen. Ata që e shihnin me shqetësim faktin se ai ishte i pranueshëm për Tiranën zyrtare, mund të ndihen të lehtësuar.

Por, të gjithë që mund të mendojnë kështu e kanë gabim. Fakti që Albini, më në fund vendosi të tregojë, se ai është i ndryshëm nga Rama, e bën vetëm më të fortë. Sepse përpos ndonjë deklarate sipërfaqësore, ata në thelb nuk i bashkon asgjë. Edhe si karaktere edhe si bindje të majta edhe si patriotë, ata janë krejt të ndryshëm. 

Në thelb, profili i politikanit që përfaqëson Rama, është ai që Albin Kurti lufton prej më shumë se një dekade në Kosovë. Prandaj vënia në dukje e kësaj diference nuk mund të zgjaste më shumë. Albin e hodhi këtë hap. I vënë para dilemës mes principeve të tij dhe përfitimit që i vjen nga etiketa e të “preferuarit të Tiranës”, ai zgjodhi të parën. Dhe kjo më shumë sesa e dëmton i bën nder atij. (Lapsi.al)

Tags: “Guximi”Albin Kurtitedi ramahipokrizia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Özil, Götze dhe Khedira jashtë planeve të Löw

Özil, Götze dhe Khedira jashtë planeve të Löw

Përplasje me armë në Laprakë, plagosen katër persona

Përplasje me armë në Laprakë, plagosen katër persona

Thaçi: Partneriteti i Kosovës me SHBA-në, strategjik dhe i përjetshëm

Thaçi: Partneriteti i Kosovës me SHBA-në, strategjik dhe i përjetshëm







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Reuters: Irani po shqyrton lehtësimin e kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit
Analizë

Reuters: Irani po shqyrton lehtësimin e kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
13:03 | 16/04/2026
0

Irani mund të shqyrtojë mundësinë e lejimit të anijeve të kalojnë lirshëm nëpër anën e Omanit, të...

Plagosi një person në vitin 2023 në bashkëpunim me vëllanë e tij, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

Plagosi një person në vitin 2023 në bashkëpunim me vëllanë e tij, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

13:01 | 16/04/2026
Rama vizitë zyrtare në Romë dhe Barcelonë, zbardhet agjenda e kryeministrit

Rama vizitë zyrtare në Romë dhe Barcelonë, zbardhet agjenda e kryeministrit

12:28 | 16/04/2026
“Nafta e fermerëve subvencionohet në gjithë BE-në”, Berisha në Kuvend: Të bëjmë ndërhyrje urgjente

“Nafta e fermerëve subvencionohet në gjithë BE-në”, Berisha në Kuvend: Të bëjmë ndërhyrje urgjente

10:49 | 16/04/2026
“S’ka punë në Kuvend ky projektligj”, Balla i përgjigjet Balliut për emërimin e kreut të Gardës

“S’ka punë në Kuvend ky projektligj”, Balla i përgjigjet Balliut për emërimin e kreut të Gardës

10:40 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com