Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Guidë për rikthim në shijen e leximit

4 vjet ago
in Të Gjitha
Guidë për rikthim në shijen e leximit
Nga Agim Baçi
(Shënime për librin “Si një roman” të Daniel Pennac)
Kë të fajësojmë sot për bjerrjen e leximit? Shkrimtari francez Daniel Pennac ka tentuar të ngrejë telajon e madhe të soditjes mbi këtë fenomen mbarëbotëror ku mund të vëmë të gjithë pikëpyetjet se përse nuk lexojmë më si më parë. I ardhur “Si një roman” përmes përkthimit të Edmond Tupes dhe shtëpisë botuese “Pegi”, Pennac sjell një guidë jo vetëm të shqetësimeve të mosleximit por edhe të mundësisë për të rikthyer leximin. Përvoja e tij si mësues në jetën e përditshme vjen në respekt të plotë të lirisë së lexuesit, por pa përjashtuar asnjë nga hezitimet e “të rriturve” për t’iu përkushtuar leximit. “Ku gabuam?”, pyet Pennac. E më pas, përgjigjet po vetë: “Menduam se të lexuarit është si të ecurit, që mësohet vetë. Por nuk është kështu, sepse leximi duhet udhëzuar”.
Ironikisht Pennac ka ndërtuar 10 rregullat e lexuesit, duke përfshirë “të drejtën për ta lënë librin në mes”, apo “të drejtën për të kapërcyer disa faqe”, apo edhe “Të drejtën për të mos lexuar fare”. Por të gjitha këto të drejta, të lëna “në dorë të lexuesit” janë vetëm parapërgatitja e madhe për të shkuar drejt leximit. Duke i dhënë të drejtë lexuesit të vendosë, Pennac veçse i jep rëndësinë që ka lexuesi për letërsinë, rëndësinë e madhe që ka lexuesi në të kuptuarit apo në shpërndajren e mesazhit.
Si mund ta rikthejmë magjinë e leximit? Duke kritikuar botën e pushtetshme të televizionit dhe internetit? Jo, nuk mund të fajësojmë askënd edhe pse nuk i përjashtojmë fuqinë që kanë këto fenomene në lënien pas dore të leximit sot në botë. Për Pennac është e rëndësishme që të gjejmë shtigje të reja të komunikimit për librin me qëllim që ajo magji që vjen për tyre të jetë “e dukshme”, domethënë e pranishme. Rojtarë të “këtij shtegu” të rëndësishëm për leximin janë udhëzuesit, mësuesit e mirë, debatuesit publikë, të cilët duhet medoemos të bashkëbisedojnë hapur për librin.
Por me çfarë magjie mundet ta joshim lexuesin? T’i themi që bota nuk është zbuluar prej tij? T’i themi që nuk është i vetmi që humb, por të tjerë përpara tij kanë humbur dhe ai mund t’i njohë përmes librit? T’i themi që për dashurinë ka qindra e qindra histori ku mund ta gjejë veten qoftë në zhgënjim ashtu edhe në sukses, e që të mos ketë nevojë t’i humbë ai të gjitha, por edhe të mësojë nga humbjet e të tjerëve?
Mund t’ia themi të gjitha këto, por herë me prindërit e herë me një mësues të mirë, që di ta sjellë librin si një ngjarje që mund të na ndodhë të gjithëve. Ose të dijë të na thotë se nga cilat libra nuk mund të shëtisim lirisht.
“Si një roman” është një guidë e rëndësishme për pyetje dhe përgjigje, për të respektuar lexuesin në qëndrimin e tij, por edhe për t’i dhënë të besojë se fuqia e letërsisë është e përbotshme, që të bënë me miq që në jetë mund të mos qëllojë kurrë që t’i njohësh, që të jep përshkrime që në shëtitje nuk do të kesh “fuqinë e syrit” t’i shikosh. Se, siç thotë Mark Tuein, “Çdo njeri në një vepër arti shikon atë që ka brenda vetes”. Ndaj, kush dëshiron të shohë më shumë gjëra brenda vetes duhet të përpiqet ta mbushë të brendshmen e tij me shije, histori, qëndrime apo gjykime që kanë ndodhur rëndomë në botë, në kohë të ndryshme, e që, për më tepër, mund të ndodhin dhe me atë vetë në të tashmen apo të ardhmen. Kjo është magjia e letërsisë, dhe kjo është guida e pyetje-përgjigjeve që Pennac sjell përmes një ironie të hollë, që shpotit çdokënd ëmbëlsisht drejt librit.
Tags: Agim Baçidaniel pennacleximi

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Vlorë/ Rama flet pas takimit me socialistët, “Këtu kemi projekte të mëdha”

Vlorë/ Rama flet pas takimit me socialistët, "Këtu kemi projekte të mëdha"

Vrasjet në mesnatë/ Velipoja drejt brakstisjes. Ja reagimet

Vrasjet në mesnatë/ Velipoja drejt brakstisjes. Ja reagimet

Durrës/ Plehrat nuk grumbullohen, qyteti në mesin e sezonit turistik

Durrës/ Plehrat nuk grumbullohen, qyteti në mesin e sezonit turistik

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rama ndan pamje mbresëlënëse të Gjireve të Karaburunit
Aktualitet

Rama ndan pamje mbresëlënëse të Gjireve të Karaburunit

by mirseda
16:07 | 07/06/2025
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është mjaft aktiv në rrjete sociale, aty ku promovon bukurinë e vendit...

Tifozi unik i Kombëtares me origjinë nga Struga, viziton Vlorën para ndeshjes me Serbinë

Tifozi unik i Kombëtares me origjinë nga Struga, viziton Vlorën para ndeshjes me Serbinë

16:05 | 07/06/2025
TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

TikTok rikthehet sërish, aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:58 | 07/06/2025
Gjykata jep vendimin për vrasjen në Durrës, dy të dyshuarit në qeli

Gjykata jep vendimin për vrasjen në Durrës, dy të dyshuarit në qeli

15:55 | 07/06/2025
Shqipëri-Serbi: Kompanitë e basteve zbulojnë favoritin para ndeshjes

Shqipëri-Serbi: Kompanitë e basteve zbulojnë favoritin para ndeshjes

15:53 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com