Jemi në sezonin veror, dhe pushimet janë kryefjala e këtyre ditëve. Edhe politika po “pushon”. Në këto ditë të nxehta, është vënë re një pjesëmarrje aktive e ish-kryeministrit Berisha, duke lënë në hije kreun demokrat. Por aq me interes pritet edhe grupi anti-Basha, të cilët u bënë një kohë e gjatë që nuk dalin me deklaratat e tyre thumbuese.
Grupi i të pakënaqurve me kryetarin e PD, Astrit Patozi, Majlinda Bregu apo Jozefina Topalli, duket sikur kanë rënë në gjumë. Gratë e politikës kanë ndarë shpesh me ndjekësit foto të tyre personale, e ndërsa një tërheqje ka bërë Patozi, një ndër figurat me mjaft peshë.
Protagonizmi i tij duket se është venitur, e ndërsa komunikimi i tij i fundit me qytetarët është i një muaji më parë.
Pas pushimeve të gushtit, pritet që në shtator, klasa politike të kthehet aty ku e la stafetën, te çështjet e nxehta që mbetën pezull, pas ndërprerjes së jetës politike për pushimet verore.
Një ndër çështjet e bujshme ishte ajo e Teatrit Kombëtar. E nisur si protestë e qytetarëve dhe artistëve, çështja e Teatrit Kombëtar është rrokur nga politika, pas votimit të ligjit për prishjen e Teatrit dhe ndërtimin e një të riu.
Qeverisja Rama është shoqëruar me skandale të shumta në të gjitha fushat, si krimi i organizuar, koncesionet, varfëria, korrupsioni etj. Gjithsesi kanë ngelur edhe pak ditë për të parë nëse Patozi, Topalli, Bregu etj, do të marrin flamurin e betejës.