“Partia ime dhe populli nuk do të lejojnë zbatimin e Platformës së Tiranës, ridefinim të shtetit dhe ndryshim e emrit që është qëllimi final i LSDM-së dhe partive shqiptare”- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski
Ai porositi që edhe populli të jetë i gatshëm për rezistencë ndaj zbatimit të skenarit të këtillë. Gjithashtu ai tha se do të tentojë që të vijë në pushtet pas festës së pashkëve LSDM-ja.
Nikolla Gruevski tha se zgjidhja mund të gjendet përmes dialogut demokratik në Kuvend. Sipas Gruevskit, zgjidhja më e mirë e mundshme janë zgjedhjet e shpejta.