Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Gruevksi i përfshirë në afera korruptive, Zaev nis hetimet  

8 vjet ago
in Të Gjitha
Gruevksi i përfshirë në afera korruptive, Zaev nis hetimet  

Qeveria sot i zbardhi tri raste për furnizime, tenderë dhe marrëveshje të dakorduara nga pushteti i kaluar i drejtuar nga Nikola Gruevksi për të cilën ekzistojnë indikacione kryesore se me to i është shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Maqedonisë. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencë për shtyp theksoi se është kërkuar hetim prej Ministrisë së Brendshme, si dhe fillim i procedurës para prokurorisë shtetërore.

Rasti i parë ka të bëjë për furnizimin e biletave të aeroplanëve nga Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP) në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2017. Është përcaktuar se personat përgjegjës në SHPPP pas tenderit të publikuar për furnizimin e biletave të aeroplanëve kanë dorëzuar kërkesë për oferta vetëm në një operator dhe jo deri tek të gjithë që kanë qenë të obliguar me marrëveshjet kornizë. Në këtë rast Qeveria kërkon nga MPB të zbatojë hetim.

Rasti i dytë, sipas dokumenteve me të cilat disponojnë shërbimet e Qeverisë, ka të bëjë me furnizime të dyshimta në Shoqërinë aksionare për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste nga kompania “Atrium” nga Vevçani.

Në këtë rast ekzistojnë indikacione se janë shfrytëzuar çmime dumping për mallra dhe shërbime për të cilat realisht është ditur se nuk do të furnizohen me qëllim që kjo kompani të renditet si më e mira në procedurën e tenderit. Kështu për përpunimin dhe vendosjen e dritareve prej metali dhe ndriçueseve kompania ka ofruar çmim prej 98 dinarë për një metër katror, ndërsa çmimi tregtues i këtij shërbimi është 4.800 dinarë. Në këtë rast Qeveria kërkoi nga MPB të hetojë se si kompania “Atrium” e ka ditur që më parë se cilat produkte dhe shërbime do të furnizohen.

Zëdhënësi Boshnjakovski kumtoi se gjithashtu kjo kompani në realitet ka kryer shërbime artizanale me çmime të cilat janë shumëfish më të larta se çmimet e tregut për shembull i ka marrë 20 mijë dinarë në orë për zhvendosje nga banesat në të cilat nuk janë vendosur në mënyrë të drejtë dhe 16 mijë dinarë për përpunimin dhe montazhin e vitrinës prej drurit pa qelq.

Rasti i tretë ka të bëjë me marrëveshjet për angazhimin e Aleksandar Nikovski, Xhorxh R. Peri dhe Jehshua Shuki Glajtman për bashkëpunëtorë të jashtëm të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Nënshkrues i këtyre marrëveshjeve është shefi i atëhershëm i zyrës së Gruevskit, Martin Protugjer. Ekzistojnë indikacione se nënshkrimi i Protugjerit është në kundërshtim me nenin 6 të Vendimit për formimin e zyrës së kryetarit të Qeverisë.

Si shembull u theksua se këshilltari i Gruevskit, Aleksandar Nikovski, krahas kompensimit mujor prej 3.000 euro të cilin e ka marrë në baza të ndryshme ka marrë para prej Buxhetit me vlerë prej 217.490 euro. Kështu, Nikovski për bileta aeroplani i ka shpenzuar mbi 30.000 euro, për shërbime hotelierike 23.000 euro prej të cilave 5.400 denarë për një shishe ujë Ela, për verë 7.000 denarë… Për dhurata këshilltari Nikovski i ka dhënë 2.500 euro dhe për taksi dhe lloje të tjera të transportit 5.500 euro. Për këtë rast Qeveria ka dorëzuar kërkesë për mendim në Prokurorinë shtetërore.

Tags: aferaGruevksihetimetkorruptivepërfshirëZaevi

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Ronaldo bën ‘magji’, e pëson talenti Mayorol

Ronaldo bën ‘magji’, e pëson talenti Mayorol

Të martën Kuvendi shqyrton vetingun

Kuvend, miratohen “minoritetet” dhe komisioni për reformën zgjedhore, Dule del kundër

Inter-Milan thyen rekordet, gjithë bota me sytë nga “San Siro”

Inter-Milan thyen rekordet, gjithë bota me sytë nga “San Siro”

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Rikthehen tërmetet në Turqi, “shkundet” Stambolli, ja sa ishte magnituda
Rajoni

Pas zjarreve të shumta, Greqia goditet edhe nga tërmeti

by mirseda
20:39 | 13/08/2025
0

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi brigjet e Nisyros, Greqi, të mërkurën në mbrëmje. Epiqendra e...

Vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë zjarrfikësit

Vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë zjarrfikësit

20:07 | 13/08/2025
Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret

Avionët janë duke u blerë” – Ministri Vengu sqaron polemikat mbi mjetet për zjarret

19:41 | 13/08/2025
Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

Zjarret detyrojnë evakuimin e një spitali fëmijësh dhe të një azili pleqsh në Patras

19:33 | 13/08/2025
Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’ nga Policia

19:18 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com