Epidemia e gripit ka përfshirë të gjithë qarkun Elbasan. Vetëm në Spitalin Pediatrik paraqiten mesatarisht çdo ditë 150 fëmijë të prekur nga gripi dhe viroza stinore.
Epidemia është shoqëruar edhe me ndërlikime, e ndërsa tre raste në gjendje të rëndë janë dërguar në Sanatoriumin e Tiranës.
Gripi ka prekur çdo grupmoshë, dhe tashmë numri i atyre të paraqitur në qendra shëndetësore dhe spitale përllogaritet në disa qindra.