Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Greva që nuk të emocionon

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Greva që nuk të emocionon

Nga: Ilir Yzeiri

Para disa kohësh, disa pedagogë të universitetit të Tiranës, nga hyrja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, lajmëruan se, në emër të sindikatave të universiteteve publike të vendit, i kanë drejtuar një peticion Qeverisë shqiptare në të cilin kanë formuluar disa kërkesa që, në thelb, kanë rritjen e shpërblimit ekonomik për stafin akademik dhe personelin ndihmës. Ato nisin me kërkesën për rritjen e pagës deri në 50% për dy vjet dhe vijojnë me ato për rritjen e tarifave të orëve të mësimit, rishikimin e tatimit mbi pagën suplementare, rritjen e financimit për kërkimin shkencor etj.

Në peticion ka edhe një kërkesë për amendimin e një neni në ligjin për dhënien e gradave dhe titujve mësimorë që ka të bëjë me udhëheqjen e doktoraturave për ata kandidatë që kërkojnë të fitojnë titullin « Profesor »

Kjo është hera e dytë që pedagogët dalin në grevë për të kërkuar rritjen e shpërblimit ekonomik. Në vitin e largët 2005 qeveria e atëhershme i dyfishoi pagat e pedagogëve dhe sot ato janë ndër më të lartat në sistemin e pagave të administratës publike.

Në vitin 2017 qeveria bëri edhe një ndërhyrje tjetër në përmirësimin e shpërblimit financiar të stafit akademik duke rritur pagat minimale deri në 35% dhe sot tabela e pagave në arsimin e lartë është si vijon :

Pikat kryesore të vendimit

Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në institucionet publike të Arsimit të Lartë përfiton shtesë për vjetërsi në punë, në masën 0.5 për qind, për çdo vit pune por jo më shumë se për 15 vjet.

Shpërblimi i personelit akademik për pjesëmarrje në këshillin e administrimit, senatin akademik, këshillin e fakultetit, këshillin e profesorëve, pavarësisht nga numri i mbledhjeve dhe nga pjesëmarrja në këto këshilla, është në masën 8 000 lekë në muaj. Anëtarët e jashtëm të organeve kolegjiale, që përmenden mësipër, shpërblehen në të njëjtën masë me anëtarët e personelit akademik efektiv të institucioneve publike të Arsimit të Lartë.

Anëtarët e personelit akademik, që për nevoja të procesit mësimor, japin orë mësimi mbi normën mësimore vjetore të miratuar me aktet përkatëse, për çdo orë mësimi të kryer mbi këtë normë paguhen si më poshtë:

1-Kur janë të kategorisë “Profesor” përfitojnë 1200 lekë për çdo orë 60-minutëshe.

2-Kur janë të kategorisë “Profesor i asociuar” përfitojnë 1100 lekë për çdo orë 60-minutëshe.

3-Kur janë të kategorisë “Docent” përfitojnë 1000 lekë për çdo orë 60-minutëshe.

4-Kur janë “Lektorë” përfitojnë 600 lekë për çdo orë 60-minutëshe

Struktura

Nivelet e pagave për punonjësit e personelit akademik, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë.

Rektor (Titullar institucioni)  125.000 lekë

Zëvëndës rektor, kategoria “Profesor”  120.000 lekë

Zëvëndësrektor, nga kategoria “Docent”  118.000 lekë

Dekan nga kategoria “Profesor”   120.000 lekë

Dekan nga kategoria “Docent”      118.000 lekë

Zëvëndës  dekan nga kategoria “Profesor”    107.000 lekë

Zëvëndës dekan nga kategoria “Docent”      95.000 lekë

Përgjegjës i njësisë bazë nga kategoria “Profesor”   107.000 lekë

Përgjegjës i njësisë bazë nga kategoria “Profesor”   95.000 lekë

Profesor   103.500 lekë

Profesor i Asociuar  90.000 lekë

Docent    80.000 lekë

Lektor i Parë/Kërkues i parë     77.000 lekë

Lektor/Kërkues    61.000 lekë

Pra siç shihet, paga më e ulët është 61 000 lekë.

Ndërkaq në LIGJIN Nr. 80/2015 PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E  SHQIPËRISË”

Neni 3, pika 3, thuhet :

  1. Autonomia financiare garantohet nëpërmjet së drejtës:
  2. a) për të krijuar të ardhura të ligjshme nga veprimtaritë e mësimdhënies, nga veprimtaritë kërkimore-shkencore, nga të drejtat intelektuale, nga markat dhe patentat, nga shërbimet, nga

veprimtaritë artistike e sportive, si dhe nga veprimtari të tjera ekonomike, të cilat përdoren në përputhje me legjislacionin në fuqi;

  1. b) për të përfituar fonde nga shteti dhe organizma të tjerë;
  2. c) për të caktuar rregullat e brendshme të financimit, të shpërndarjes dhe përdorimit të të ardhurave, sipas veprimtarisë dhe nevojave të institucionit;

ç) për të përcaktuar tarifat e studimit, në përputhje me këtë ligj;

  1. d) për të administruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme që institucionet zotërojnë ligjërisht, në përputhje me misionin e tyre.

Tani me të drejtë lind pyetja : kundër kujt e bëjnë këtë grevë pedagogët ? Si ka mundësi që për të shtuar të ardhurat e tyre, ata nuk shfrytëzojnë këtë mundësi që u ka dhënë ligji ?

Siç shihet edhe nga tabela, pagat e stafit akademik në raport me pjesën tjetër të shoqërisë janë ndër më të lartat. E dyta, për të rritur të ardhurat e tyre stafi akademik ka liri të plotë të marrë pjesë në projekte të kërkimit shkencor, të ndërtojë mekanizma kontrollues dhe nxitës brenda universitetit, të rrisë të ardhurat nga veprimtaritë botuese e plot të tjera siç edhe përcaktohet në ligj.

Unë jam vetë pjesë e këtij sistemi sepse prej më shumë se 30 vjet jam pedagog dhe në vitin 2005 kam marrë pjesë aktivë në grevën për dyfishimin e pagave. Mirëpo, në këta 17 vjet, të paktën në mënyrën dhe formën e shpërblimit gjërat kanë ndryshuar.

Ajo që nuk ka ndryshuar për fat të keq është apatia dhe mdeiokriteti që ka pushtuar shkollën e lartë. Ky sistem ka mbetur ashtu siç ishte projektuar nga qëllimi për të përgatitur kuadro që do të ndërtonin socializmin dhe kishte zgjedhur si model universitetin sovjetik.

Është e turpshme të mendosh që sa herë bëhen rankime për shkollat e larta në rang botëror, universitetet tona publike nuk figurojnë gjëkundi. Shoqëria shqiptare bën një sakarificë të madhe që mban mbi shpatulla një trupë të tillë dhe ne duhet të jemi kokulur para tyre. Për fat të keq po ndodh e kundërta.

Sa i takon mundësive që kanë pedagogët për të rritur të ardhurat po jap vetëm një shembull : Universiteti i Tiranës ka mbi 750 pedagogë. Në vitin 2019 vetëm 20 prej tyre ishin përfshirë në projekte kërkimore shkencore. Ndërsa këtë vit janë mbi 350.

Dhe më në fund, për fat të mirë, ne kemi një model të shkëlqyer për të ndjekur: ai model është Instituti i Nanoteknologjisë dhe Nanoshkencës.

Falë akademikut të mirënjohur botërisht prof. Arben Merkoçi një pjesë e mirë e pedagogëve të vendit tonë por edhe të atyre në Kosovë e Maqedoni po tregon se Shqipëria ka mundësi të kthehet në një vend për të thithur nisma botërore në shkencë, nisma që e kanë zanafillën pikërisht në dyert e Fakultetit të Shkencave të Natyrës aty ku më 15 shtator disa pedagogë shpallën një peticion për t’u kërkuar lëkë taksapaguesve shqiptarë për të rritur pagat e tyre.

Vetëm tani në fund nga projekti i BE-së HORIZON prof Majlinda Vasjari me disa kolegë të saj ka fituar projektin « SUSNANO » me vlerë 1.5 milion euro.

Tags: pedagogetprotestarritja e pagave

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
“Propaganda na vjen prej komunizmit”, Gjergj Luca: Anglia të mos regjistrojë portale mashtruese! (VIDEO)

“Propaganda na vjen prej komunizmit”, Gjergj Luca: Anglia të mos regjistrojë portale mashtruese! (VIDEO)

A duhet të zhvendoset sahati i Tiranës

A duhet të zhvendoset sahati i Tiranës

Rama ndan videon me breshkat nga zyra e tij në PS: Nisim rrugën drejt fitores (VIDEO)

Rama ndan videon me breshkat nga zyra e tij në PS: Nisim rrugën drejt fitores (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com