Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Greva e avokatëve që tregoi se kush janë avokatët

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Baza detare e NATO-s në Pashaliman, Shqipëria dhe lufta në Ukrainë

Vera e re në fuçinë e vjetër

Nga: Roland Qafoku

Për herë të parë që nga rikthimi në vitin 1991, avokatët në Shqipëri janë bërë lajmi i ditës. Kundërshtimi që i bëjnë hartës së re gjyqësore duke shoqëruar me bojkot të proceseve gjyqësore ka krijur kolaps në sistem. Si rrallë herë mbrojtësit e të pandehurve zëvendësuan sallat e gjyqeve me studiot televizive. Ata që nuk i kishim parë nëpër seanca për dekada, i pamë brenda disa ditëve në ekrane. Kjo mund të quhet edhe lëvizja më e madhe në drejtësinë shqiptare që nga viti 1991 me protagonistë avokatët. Në fakt, çështja e hartës së re gjyqësore është një diskutim aq i gjerë dhe përherë kërkon një debat shterues nga shumë palë. Por ajo që vlen më shumë në këtë histori është se vërtëtë avokatët po protestojnë ndaj hartës së re gjyqësore, por pikërisht ky kundërshtim, ky bojkot dhe kjo protestë po tregon më shumë problemet që mbart avokatia në Shqipëri se sa problemet e kësaj harte. Janë të paktkën 10 çështje që dolën mbi ujë nga kjo protestë.

  1. Bojkoti i avokatëve tregoi se sa forcë dhe fuqi të madhe ka ky komunitet. Mjaftoi një vendim i Dhomës së Avokatisë për të ndërprerë dhe për të mos marrë pjesë në seanca dhe sistemi i drejtësisë kaloi në kolaps. Vërtetë perceptimi për avokatët është se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë të pasur, por jo me peshë. Edhe pas tre dekadash nga rikthimi, avokatia shqiptare ende nuk trajtohet si e barabartë me prokurorin në sallën e gjyqit. Por jo. Mjaftoi ky bojkot dhe të gjithë i kthyen sytë nga avokatët. Ndodhur në këtë situatë, kryeministri Edi Rama deklaroi për bojkotin “ti dëgjojmë”, një frazë që askush nuk e kishte thënë më parë. Por ama kjo ndodhi vetënm pasi avokatët u bënë bashkë.
  2. Bojktoi i avokatëve tregoi dhe nxori në pah shumë probleme të sistemit tonë gjyqësor. Në fakt, harta e re gjyqësore nuk është problem ekskluziv i avokatëve, por edhe i gjyqtarëve dhe i gjithë masës së njerëzve. Nëse harta e re do miratohet, i bie që një banor i Kolonjës apo i Tropojës, për një çështje me gjykatën e vetme të Apelit në Tiranë do t’i duhet të udhëtojë nga 6 deri në 8 orë për të mbërritur në proces gjyqësor. Ndërkohë që një vendim i gjykatës së Strasburgut e lejon këtë praktikë vetëm kur një gjykatë nuk është më larg se 1 orë. Prandaj, nëse miratohjet kjo hartë, ajo që pritet të ndodhë në systemin tonë të drejtësisë bie në kundërhstim me normat ndërkombëtare. Ky nuk është një problem vetëm i avokatisë, por i të gjithë sistemit tonë të drejtësisë.
  3. Bojkoti i avokatëve tregoi në një farë mënyre kategorizimin profesional të avokatëve. Këto ditë nëpër studiot televizive, gjatë bojkotit, në protestë por edhe në diskutime në Dhomën e Avokatisë kemi parë lloj-lloj avokatësh. Me nivel të lartë, pa nivel, me sens profesionalë, aspak profesionalë, avokatët kanë treguar se kanë një larmishmëri të vlerave të tyre. Ajo që kam parë dhe dëgjuar vetë është se për herë të parë avokatët pyesnin njëri tjetrin se sa gjyqe kishin fituar në karrierën e tyre. Dhe ky është matësi kryesor si diferencës që bëjnë avokatët. Mes tyre ka avokatë që edhe pse kanë mundësinë të jenë prezentë nëpër ekrane, numërojnë me gishtat e një dore fitoret e proceseve gjyqësore, por ama tunden e shkunden dukie u krekosur sikur kanë shpikur jurisprudencën. Ky bojkot, një pjesë prej tyre i nxori zbuluar.
  4. Bojkoti i avokatëve tregoi se pikërisht ata në Shqipëri nuk trajtohen asnjëherë të barabartë me prokurorët në një procest gjyqësore. Madje duhet thënë se ky është një problem kardinal në drejtësinë shqiptare. Shpesh avokatët përçmohen, e denigrohen. Në gjykatë ka deri padi të avokatëve për mënyrën e sjelljes së policisë ndaj tyre kur hyjnë në sallat e procseve gjyqësore. Ndryshe sillet policia me prokurorin dhe ndryshe me avokatin. Për të mos vijuar më parë në proceset kur gjykatësit në shumë raste anojnë nga ajo që thotë prokurori. Dhe kështu procesi vijon të shkallë të tjera ku me të njëjtat prova dhe argumente avokatët fitojnë.
  5. Bojkoti i avokatëve tregoi se sa e domosdoshme është që prosesi i vettingut ti nënshtrohete edhe avokatëve. Mjaftoi kjo situatë për të parë dhe vrojtuar se si një pjesë e avokatëve kanë pasuri që nuk i justifikojnë dhe procese që i fitojnë pa të drejtë. Avokatët jo vetëm që nuk janë engjëj, por një pjesë shpesh janë kthyer në sekserë të gjykatave. A e imagjinojmë dot ndarjen, diferencimin dhe ndryshim mes disa avokatëve serizoë e profesionistë me disa të tjerë që janë thjesht ndërmjetës dhe sekserë? Këtë diskutim e ka mbyllut kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia që kur e pyeta në një prezencat e tij në emisionin tim se sa të korruptuar janë avokatat ai tha: Mes gjykatësve, prokurorëve dhe avokatëve të korruptiar, gjykatësit janë më të korruptuarit. Atëherë, përse avokatët të mos kalojnë në procesin e vettingut? A është normale që mes gjykatësve, prokurorëve dhe avokatëve që përbëjnë systemin e drejtësisë, dy të parët të kalojnë në vetting dhe i treti jo? Dhe më e rënda, a është normale që një prokuror apo gjykatës që nuk ka kaluar vettingun të synojë dhe të arrijë të marrë licencën e avokatit?
  6. Bojkoti i avokatëve tregoi marrëdhëniet reale të shteteit me avoktinë. Vërtetë kryeministri Edi Rama vërtëtë tha se mund të bisedonte për hartën e re gjyqësore, por ama shtoi se kush i bënm presion ta harrojë se mund të jetë kjo metoda për ta zgjidhur këtë çështje. Në fakt, nëse bojkoti dhe greva vazhdojnë sistemi gjyqësor do vazhdojë të ketë pasoja dhe kolapsi i krijuar do ndikojë edhe për shumë kohë pas normalitetit. Të mos harrojmë se që pas nisjes së reformës së drejtësisë, numri I çështjeve gjyqësore që presin shqyrtimin është rritur frikshëm. Në këtë situatë, pa kryer bisedime me avokatët, duket sikur mungon një shtyllë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë.
  7. Bojkoti i avokatëve tregoi se problemet në drejtësinë shqiptare nisin që nga mënyra se si sillen përfaqësueit e drejtësisë me ligjin. Qendrimin që mbajtën disa gjyqtarë, prokurorë e madje edhe avokatë tregoi se të gjithë duan të vinë dhe të punojnë në Tiranë. Vërtetë bojkoti ishte i avokatëve, por një pjesë e tyre nuk u solidarizua me këtë bojkot dhe arsyea ishte interesi i momentit dhe jo ai për të ardhmen.
  8. Bojktoi i avokatëve tregoi se mes tyre ka edhe nga ana që vendosin interesin e tyre të ngushtë personal të momentit mbi atë të Dhomës së Avokatisë që është edhe i shumicës. Disa prej tyre kanë thyer bojktoin dhe kanë marrë pjesë në seanca gjyqësore. Të dhënat e Dhoëms së Avokatisë tregojën se deri në 100 avokatë nga 2500 që kanë licencë aktive, këto ditë janë paraqitur në një formë apo tjetër në procese dhe verifikimi i tyre nga Komisioni i Disiplinës do shikohet me shumë seriozitet. Deri tani ka vetëm një heqje licence, por nuk përjashstohet që numri i tyre të jetë i lartë në ditët në vazhdim.
  9. Bojkoti i avokatëve tregoi se solidariteti mes kolegëve nuk është një cilësi që e kanë ata që mbrojnë klientët. Disa avokatë tregojnë smirë dhe xhelozi për kolegët dhe kjo është një sëmundje që u tregua hapur këto ditë kur disa që u vunë në akuzë nuk morën mbështetje. Madje duke anatemuar kolegët duke futur në veprim ngatërrestarët vetëm e vetëm për t’i dëmtuar kolegët.
  10. Bojkoti i avokatëve po tregon se pas një zgjidhjeje të mundshme të kësaj çështje komuniteti i avokatëve do funksionojë krejt ndryshe. Mjaftoi që shërbeu kjo çështje që disa avokatë të ndërgjegjësohen se në Shqipëri ka Dhomë të Avokatisë që është institucion që nuk shpërndan vetëm licenca, por edhe heq licenca kur avokatët shkelin ligjet dhe rregullat, ndërmerr kauza dhe ndikon në sistemin gjyqësor. Nëse do ketë më shumë solidaritet, sigurisht që ky komunitet do jetë edhe më i rëndësishëm dhe do marrë atë vlerë që i takon.

 

Tags: avokatprotestaroland qafoku

TË LIDHURA

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Sulmi kibernetik/Meta: Të mobilizohet ekspertiza e nivelit më të lartë

Sulmi kibernetik/Meta: Të mobilizohet ekspertiza e nivelit më të lartë

Rama reagon pas sulmit në faqet qeveritare: Agresori s’ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes, është në tërheqje

Rama reagon pas sulmit në faqet qeveritare: Agresori s'ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes, është në tërheqje

Braçe refuzon ftesën e Krifcës: Kafja tu bëj mirë të gjithëve, kam një jetë që nuk e pi

Braçe refuzon ftesën e Krifcës: Kafja tu bëj mirë të gjithëve, kam një jetë që nuk e pi

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com