Flakët e zjarrit për pak sa nuk kanë vënë në rrezik dy fëmijë shqiptarë, ndërsa banesa e tyre në Greqi po shkrumboheshe.
Fatmirësisht, dy 5 vjeçarë binjakë janë shpëtuar në momentin e fundit, nga flakët e rëna në banesën e tyre në Kalithea të Greqisë.
Fqinji i familjes shqiptare ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit, duke i kërkuar ndihmë për fëmijët që ndodheshin brenda në banesë. Të miturit janë transportuar në spital, në gjendje të rëndë.