Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Greqia në alarm: Evropa na tradhëtoi përballë turqve

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Greqia në alarm: Evropa na tradhëtoi përballë turqve

Që nga marrëveshja mes Turqisë dhe Libisë për t’i çuar kufijtë deri në Kretë, Greqia ka qenë duke pritur me ankth reagimin e fuqive europiane, me shpresën se do t’i dalin në krah. Por sinjalet e fundit nga Gjermania, e cila ka vendosur mos ta ftojë Athinën në një konferencë mbi krizën në Libi, nuk duket pozitive për vendin fqinj.

Ky vendin i Berlinit vjen ndërkohë që Turqia do të marrë pjesë në takim, duke shkaktuar zemërim të jashtëzakonshëm në Greqi.

Athina zyrtare priste të ishte e ftuar në këtë konferencë të dielën e ardhshme për të diskutuar marrëveshjen detare mes Libisë dhe Turqisë. Madje fillimisht kryeministri grek Qiriakos Mitsotaqis kishte menduar fillimisht se bëhej fjalë për një ngatërresë diplomatike.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ftuar një sërë vendesh, SHBA-në, Rusinë, Kina, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë, Turqinë si dhe të dy rivalët për kontrollin e Libisë: Faiez el-Serraj, kryeministër i Qeverisë së Akordit të Kombeve të Bashkuara Gjeneralin Khalifa Haftar.

Ftesa iu dërgua edhe Bashkimit Afrikan, Lidhjes Arabe, Republika e Kongos, Algjerisë, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, por jo Greqisë.

Vendimi për të zhvilluar bisedime urgjente paqeje për Libinë u mor pas nënshkrimit të një memorandum mirëkuptimi (për demarkimin e zonave detare midis Turqisë dhe Qeverisë së mbështetur nga OKB-të në Tripoli, e cila, në letër, shënon zgjerimin e kufijve turk.

Athina e dënoi me forcë marrëveshjen, pasi në praktikë injoron ekzistencën e ishujve grekë, siç është Kreta. Që atëherë, Athina ka marrë një sërë iniciativash diplomatike dhe BE-ja deri me tani ka mbështetur plotësisht Greqinë. Por lëvizja e fundit e kancelares Merkel duket se ka lënë vend për dyshime.

Objektivat e BE-së në konferencën e Berlinit janë arritja e një armëpushimi. Athina nga ana tjetër, kërkon që Memorandumi Turqi-Libi të dënohet nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, në mënyrë që Ankaraja të mos ketë mundësi ta zbatojë.

Por fakti që Greqia nuk është ftuar të marrë pjesë në diskutime, është parë si një sinjal negativ në Athinë. Partia kryesore e opozitës, Siriza fajësoi kryeministrin Mitsotakis për këtë”dështim diplomatik”.

Dora Bakojanis, motra e kryeministrit dhe ish-ministre e punëve të jashtme tha se vendimi për të mos ftuar Greqinë ishte një gabim i madh diplomatik.

“Berlini duhet të japë një shpjegim për këtë veprim”, tha ajo.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë gjermane Ulrike Demmer tha dje në Berlin se arsyet pse Greqia nuk është ftuar “nuk mund të bëhen publike”.

“Është gjithmonë e vështirë të formosh një rreth pjesëmarrësish dhe përtej kësaj, nuk mund të them se si mori vendimi për të mos ftuar Athinën. Ne nuk duam ta diskutojmë këtë publikisht, “tha ajo.

Ajo që nuk i ka shpëtuar mediave greke është edhe fakti se eksportet gjermane të armëve në Turqi vazhdojnë të rriten. “Tensionet janë përshkallëzuar midis Turqisë dhe dy vendeve anëtare të BE, Greqisë dhe Qipros, por kjo nuk ka ndaluar një vend tjetër të BE-së, Gjermaninë, të vazhdojë eksportimin e armëve në Ankara”, shkruan gazeta greke “Ekathimerini”.

Duke folur në Parlamentin Europian dje, eurodeputetja konservatore greke Anna-Michelle Asimakopoulou i bëri thirrje shefit të diplomacisë së BE Josep Borrell të insistojë në anulimin e marrëveshjes Turqi-Libi.

“Provokimet nga ana e Turqisë nuk kërcënojnë vetëm paqen, por minojnë besueshmërinë e Europës dhe të ardhmen e saj,” tha Asimakopoulou. Ajo gjithashtu tha që BE i kishte lënë Rusinë dhe Turqinë të lirë të hyjnë dhe të dominojnë Mesdheun.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano këmbënguli se marrëvcveshja Turqi-Libi ka vëmendjen e plotë vendeve të BE-së.

“Memorandumi i Mirëkuptimit Turqi-Libi mbi përcaktimin e juridiksioneve detare në Detin Mesdhe shkel të drejtat sovrane të shteteve të treta, nuk është në përputhje me Ligjin e,” shtoi ai.

“Euractiv” shkruan se konferenca e Berlinit nuk është konferencë e organizuar nga Bashkimi Europian dhe se BE është e ftuar si pjesëmarrëse nga Gjermania. Sipas saj fakti që Turqia ka çuar kufirin detar deri në Kretë po konsiderohet si një çështje e parëndësishme në krahasim me objektivat e përgjithshme të një armëpushimi në Libi.

TË LIDHURA

SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë
Bota

SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

10:31 | 27/02/2026
Zbulohet rezidenca luksoze që Epstein u përpoq ta blinte vetëm një ditë para arrestimit
Bota

Zbulohet rezidenca luksoze që Epstein u përpoq ta blinte vetëm një ditë para arrestimit

09:31 | 27/02/2026
SHBA, Melania Trump pritet të mbajë për herë të parë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB
Bota

SHBA, Melania Trump pritet të mbajë për herë të parë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB

18:04 | 26/02/2026
Next Post
Akuzoi futbollistin se e kishte abuzuar, lëshohet urdhër arresti për modelen

Akuzoi futbollistin se e kishte abuzuar, lëshohet urdhër arresti për modelen

Spanja do të hapë dyert: “Parajsa” e emigrantëve për këtë dekadë

Spanja do të hapë dyert: “Parajsa” e emigrantëve për këtë dekadë

Njihuni me qytetin fantazëm, si u zhduk populli dhe mbeti vetëm një burrë

Njihuni me qytetin fantazëm, si u zhduk populli dhe mbeti vetëm një burrë







JU REKOMANDOJMË

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë
Aktualitet

Një ditë pas ndryshimeve në kabinet, Rama mbledh këtë të premte qeverinë

by mirseda
11:20 | 27/02/2026
0

Në këtë mbledhje për herë të fundit u ulën si ministra Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, të...

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

Foshnja ndërroi jetë pas lindjes në Durrës,Zbardhen detaje fetusi shfaqi probleme me rrahjet ezemrës

11:18 | 27/02/2026
SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë

10:31 | 27/02/2026
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas/ Bllokohen 3 km në të dyja anët e segmentit

10:02 | 27/02/2026
Dy ngjarje brenda 10 minutash në Tiranë/ Policia: Autorët janë identifikuar

Ndryshime në polici! Ja kush emërohet në Krujë, Pogradec, Kamzë e Bulqizë

09:55 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com