Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Greqia dhe Izraeli: Historia e një miqësie të pazakontë

5 vjet ago
in Bota
Greqia dhe Izraeli: Historia e një miqësie të pazakontë

Autor Jannis  Papadimitriou

Në vitet 80-të Greqia konsiderohej si avokate e palestinezëve. Por kohët kanë ndryshuar. Për arsye gjeopolitike, qeveria e Athinës kërkoi daljen krah për krah Izraelit dhe e gjeti.

Greqia dhe Izraeli: Historia e një miqësie të pazakonshme. Marvan Emile Toubassi, përfaqësuesi diplomatik i Palestinës në Athinë protestoi. Ai është “plot shqetësim dhe tejet i zhgënjyer” për deklaratat e Ministrisë së Jashtme të Athinës për konfliktin e  Gazës, shkruhej në një deklaratë për shtyp. Diplomati i lindur në Jerusaleim kishte pritur një “shprehje solidariteti”, në vend të kësaj nga Athina erdhi vetëm “apeli për të gjitha palët në konflikt të ulin armiqësitë.” Tubasi përmendet shkurt në mediat greke. Vetëm gazeta e majtë, “Avgi” e publikoi të plotë kritikën e tij.

Ka pasur një kohë, dhe ishin vitet 80-të, kur palestinezët priteshin ndryshe në Greqi. Menjëherë pas marrjes së pushtetit në vitin 1981, kreu socialist, Andreas Papandreu ftoi në Athinë drejtuesin e Organizatës së Çlirimit të Palestinës, Jaser Arafatin. Dhe ai erdhi vërtet, si i ftuari i parë i huaj i qeverisë së re të majtë. Në kryeqytetet europiane, ku Arafati damkosej si  terrorist, ky veprim shkaktoi shok. Edhe në vitin 1982 Papandreu nisi disa anije drejt Bejrutut për të çliruar mijëra përkrahës të Organizatës së Çlirimit të Palestinës nga pushtimi izraelit. Në kongresin e mëvonshëm të socialistëve, Arafati ishte po ashtu i ftuar nderi.

“Atëkohë Greqia mbante kontakte të ngushta me botën arabe”, thotë Jorgos Tzogopoulos, ekspert për çështjet ndërkombëtare të Universitetit të Trakisë në bisedë me DW. Arsyet për këtë rënie të interesit janë të shumta. “Në të shkuarën qindra mijëra grekë jetonin në Egjipt dhe vende të tjera arabe, kjo ka lënë gjurmë. Përveç kësaj grekët shpresonin në mbështetjen e arabëve për zgjidhjen e konfliktit të Qipros. Izraeli kishte atëkohë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë dhe ishte për një kohë jo shumë interesant si partner i mundshëm në Mesdheun Lindor.” Por kohët kanë ndryshuar. Konstantin Mitsotakis, babai i kryeministrit të sotëm grek, ia doli të ketë në vitin 1990 një sukses diplomatik, kur njohu Izraelin dhe dërgoi për herë të parë një ambasador në Tel Aviv.

Intifada pengoi njohjen

Diplomati i atëhershëm përgjegjës, Demostenes Konstantinou kujton në portalin online grek, infognomonpolitics.gr, se ai i kishte propozuar që në vitin 1987 qeverisë pararendëse socialiste të njihte Izraelin nga ana diplomatike. Ministri i Jashtëm, Karolios Papulias kishte qenë dakord, por “në zonat palestineze shpërtheu Intifada dhe projekti u la mënjanë.” Njohja e Izraelit në një kohë, kur në zonat e pushtuara ziente? Kjo do ishte e vështirë të pranohej nga publiku grek. Fillimi i marrëdhënieve diplomatike tre vjet më vonë ishte një hap i rëndësishëm për afrimin me Izraelin. Në turizëm u tejkaluan të gjitha pritshmëritë. Afër 1 milionë izraelitë në vit i kalojnë sot pushimet në Greqi.

Gazi dhe roli i Turqisë

Më i vështirë është bashkëpunimi në sektorin energjitik. Vërtet që Greqia, Izraeli, Qiproja e nënshkruan një marrëveshje për ngritjen e gazsjellësit në Mesdhe, Eastmed, i cili nga viti 2025 do të sjellë gaz nga Izraeli në Europë, por ende ka dyshime për rentabilitetin e projektit. Në vitet e fundit, thotë eksperti Jorgos Tzogopoulos ka pasur një shkëmbim të dendur mes grekëve dhe izraelitëve. Ai vetë është pjesë si bashkëthemelues i organizatës Forumi Izraelito-Helenik, që bashkon studiuesit nga të dyja vendet. Jorgos Tzogopoulos është i mendimit, se afrimi mes dy vendeve ndodh edhe për arsyen, se marrëdhëniet me Turqinë janë të tensionuara prej vitesh. Si shembull të mirë të bashkëpunimit ai përmend fushën e mbrojtjes dhe armatimit. Izraeli ofron drone për forcat ushtarake greke, dhe ka shumicën e aksioneve në koncernin grek të prodhimit të armëve, ELVO. Pritet që së shpejti automjetet ushtarake izraelite të blinduara të prodhohen në Greqi. Izraelitët po ashtu lejohen të përdorin bazën ushtarake ajrore në Kalamata në jug të Greqisë për qëllime të stërvitjes ushtarake dhe bashkëfinancojnë modernizimin e saj. Marrëveshja për këtë u nënshkrua në prill.

“Jo bashkësi mbrojtjeje”

Sipas Jorgos Tzogopoulos Izraeli dhe Greqia i kanë hyrë një “parneriteti stretegjik”, por “jo një bashkësie të mbrojtjes”. Këtë analisti grek kërkon ta theksojë, sepse “askush nuk do të mobilizonte kundër armikut të partnerit tjetër, kaq qëndrim realist ekziston. Kush pret në këtë drejtim më shumë do të zhgënjehet shumë” , thotë Jorgos Tzogopoulos. Mbetet pyetja, si reagon politika e jashtme e Athinës ndaj konfliktit në Gaza. Edhe këtu ka një sens realist, mendon politologu. Parimisht nuk ka ndryshuar asgjë, Greqia mbështet zgjidhjen diplomatike në kuadër të OKB-së. Megjithatë “Greqia nuk është ndër vendet e para që protestojnë, kur Izraeli ndjek interesat e tij në rajon. Në vitet 80-të kjo ka qenë ndryshe”, thotë Jorgos Tzogopoulos./DW

Tags: ‘Askush të mos lëvizë’GreqiIzrael

TË LIDHURA

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në
Bota

Ndër më të rrezikshmit e Europës! Kapet trafikanti i kërkuar në të gjithë BE-në

22:04 | 18/04/2026
Ministri iranian: Nuk jemi ende gati për bisedime ballë për ballë me SHBA-në
Bota

Ministri iranian: Nuk jemi ende gati për bisedime ballë për ballë me SHBA-në

21:47 | 18/04/2026
Marina iraniane: Ngushtica e Hormuzit, e mbyllur deri në heqjen e bllokadës amerikane
Bota

Marina iraniane: Ngushtica e Hormuzit, e mbyllur deri në heqjen e bllokadës amerikane

21:37 | 18/04/2026
Next Post
Premier/ Mbyllet kampionati anglez, Liverpuli e Çelsi presin bileta Championsi

Premier/ Mbyllet kampionati anglez, Liverpuli e Çelsi presin bileta Championsi

PD bën lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

Tiranë/ Kryesia e PD-së miraton katër kandidatura për postin e kryetarit

Foto/ Dua Lipa, mesazh për 28 nëntorin: Krenare që jam shqiptare

E akuzuan për antisemite, Dua Lipa: Solidaritet me të gjithë njerëzit e shtypur







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com