Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Greku nuk e pranon fajin e rëndë: Elenin e qëlloi shqiptari

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Greku nuk e pranon fajin e rëndë: Elenin e qëlloi shqiptari

21-vjeçari grek Manolis Koukouras akuzon shokun e tij shqiptar Aleksandër Luca për dhunimin që i shkaktoi vdekjen studentes Eleni Tofaloudis.

Mediat greke kanë publikuar dëshminë dhënë para hetuesve, i cili thotë se 20-vjeçari Aleksandër Luca u revoltua nga një fjalë e thënë prej studentes. Ai pohoi se ishte pikërisht shqiptari që goditi me hekur në kokë Elenin dhe vendosi që ta hidhnin në det. Kjo dëshmi e tij bie në kontradiktë me atë të Alekandër Lucës, i cili ishte i pari që pranoi përfshirjen në krim, por akuzoi shokun e tij si autor kryesor.

Sipas 21-vjeçarit grek, Aleksandri u acarua kur studentja i tha se “seksi me shokun e tij ishte më i mirë”. Referuar dëshmisë së grekut, 20-vjeçari shqiptar e kapi nga qafa Elenin, e uli poshtë dhe e goditi me hekur në fytyrë.

“Eleni mbeti pa lëvizur dhe nuk reagonte. Në një moment unë e tërhoqa dhe e pyetja çfarë ndodhi. Më tha “mirë t’i bëhet, nuk mund të më thotë që me mua nuk kaloi mirë”, tregoi ai.

21-vjeçari pretendon se i kërkoi shokut të tij shqiptar që të njoftonin ambulancën, por ai refuzoi. Madje akuzon Aleksandrin se ishte pikërisht personi që vendosi ta hidhnin në det 21-vjeçaren Eleni Tofaloudis kur mendonin se ajo kishte vdekur, por që në fakt ishte ende gjallë. Që nga momenti që u arrestua, 21-vjeçari grek nuk kishte pranuar asnjë akuzë, dhe këtë e justifikon me faktin se gjatë kësaj kohe ka qenë në gjendje shoku dhe i frikësuar.

Nga ana tjetër, Aleksandër Luca pranoi që në fillim përfshirjen në ngjarjen makabre, por deklaroi se çdo gjë ndodhi nga shoku i tij grek, për të cilin tha se e goditi me hekur dhe i lidhi këmbët për ta hedhur në det.

Dy të dyshuarit dhe studentja greke kanë qenë së bashku në shtëpi. Policia greke thotë se ngjarja ndodhi pasi vajza refuzoi të kryente marrëdhënie me të dy. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi faktin se Eleni vdiq nga mbytja, që do të thotë se ajo u hodh në det kur ishte gjallë.

Njëkohësisht, 21-vjeçarja ishte dhunuar barbarisht dhe përdhunuar. Megjithatë, mjekët thanë se vajza do të ishte ende gjallë nëse do të ishte dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur më 27 Nëntor në ishullin e Rodosit në Greqi, ndërsa trupi i pajetë i studentes u gjet të nesërmen në shkëmbinj. Gjykata greke i ka lënë në burg pa afat dy të dyshuarit deri në përfundim të hetimeve. Puna e autoriteteve greke bëhet më e vështirë në këtë pikë, pasi dy autorët e dyshuar kanë dhënë versione të kundërta të ngjarjes, duke akuzuar njëri-tjetrin. /tvklan.al

TË LIDHURA

Djegia e dy automjeteve në Shkodër, zbardhet ngjarja. Policia: Arrestohet 19-vjeçari
Aktualitet

Djegia e dy automjeteve në Shkodër, zbardhet ngjarja. Policia: Arrestohet 19-vjeçari

09:01 | 15/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Next Post
FOTO/ Pankartat më të bukura në ditën e gjashtë të protestës së studentëve

FOTO/ Pankartat më të bukura në ditën e gjashtë të protestës së studentëve

Shpërthen Robert Aliaj: Shqiptarët janë budallenj

Shpërthen Robert Aliaj: Shqiptarët janë budallenj

Jo vetëm në Tiranë, por edhe në Himarë protestohet. Banorët bllokojnë rrugët

Jo vetëm në Tiranë, por edhe në Himarë protestohet. Banorët bllokojnë rrugët







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë
Bota

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

by mirseda
09:33 | 15/12/2025
0

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nxori muajin e kaluar një dekret pak të reklamuar, i cili kërkon...

ANALIZA E “DW”: Zelenski braktis planet për anëtarësim në NATO

ANALIZA E “DW”: Zelenski braktis planet për anëtarësim në NATO

09:05 | 15/12/2025
Djegia e dy automjeteve në Shkodër, zbardhet ngjarja. Policia: Arrestohet 19-vjeçari

Djegia e dy automjeteve në Shkodër, zbardhet ngjarja. Policia: Arrestohet 19-vjeçari

09:01 | 15/12/2025
Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

22:41 | 13/12/2025
Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com