Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gratë guximtare të Minskut

5 vjet ago
in Bota
Gratë guximtare të Minskut

Nga Christina Hebel “Der Spiegel”

Mesazhi arriti vonë një mbrëmje përmes platformës Telegram. Ai përmban një adresë në një lagje në verilindje të Minskut. Tridhjetë minuta më vonë, 5 gra dolën prej andej dhe nisën të ecnin drejt një pylli aty pranë. Ato janë fqinje, dhe punojnë në spital, në një kopsht fëmijësh, në universitet dhe në një fabrikë të metalurgjikut.

U njohën mënga afër me njëra-tjetrën në protestat kundër Aleksandër Llukashenkos gushtin e vitit të kaluar, dhe vazhdojnë të jenë aktive edhe sot në protestat kundër diktatorit. Maria, një mjeke në profesion, mban në shpinë një çantë ku gjenden të brendshme dhe çorape.

Ajo thotë se e mban çantën kudo me vete pasi mund t`i duhet në rast se arrestohet. “Ne duhet të jemi të përgatitura për çdo gjë”- thotë ajo. Në dorën e majtë, mban ende një byzylyk me vijëzime të bardhë në të kuq, ngjyrat e flamurit të opozitës, që është i ndaluar zyrtarisht nga qeveria.

Ata që e shfaqin këtë simbol mund të presin që të arrestohen menjëherë dhe burgosen disa ditë nga autoritetet. Natyrisht që emri i Marias, është ndryshuar në këtë artikull, ashtu si edhe i grave të tjera. Ka shumë rrezik që ato dhe familjet e tyre të përjetojnë një vizitë të padëshiruar nga forcat e sigurisë.

Policia vazhdon të kontrollojë rregullisht të gjitha lagjet e Minskut, duke kërkuar kundërshtarët e regjimit. Për gratë, pylli pranë banesave të tyre është i vetmi vend ku ato guxojnë që të flasin me median. Ata përshkruajnë se sa e gjithë-pranishme është bërë frika e tyre, dhe se policia speciale, OMON, u shfaqet nganjëherë në makthet e tyre në gjumë.

Popullit bjellorus i është ndaluar pre muajsh që të protestojë. Diktatori Llukashenko i largoi nga rrugët me shkopinj, plumba gome dhe gaz lotsjellës. Kanë kaluar 10 muaj që kur ai e shpalli veten fitues të zgjedhjeve presidenciale të manipuluara, duke pretenduar se kishte marrë mbi 80 për qind të votave.

Që atëherë, të gjithë ata që e vënë në dyshim fitoren e tij,kanë rënë pre e abuzimeve nga policia. Më shumë se 35.000 njerëz janë arrestuar që nga gushti i vitit tëkaluar, dhe mijëra prej tyre janë dënuar me burg, teksa janë rrahur dhe torturat. Disa prej tyre kanë vdekur.

Kohët e fundit, Llukashenko detyroi uljen e një avionit me pasagjerë,në mënyrë që të arrestonte aktivistin e opozitës Roman Protaseviç dhe të dashurën e tij. Tani diktatori po e përdor Protaseviç për t’u dhënë një “shembull” të tjerëve:26-vjeçari u detyrua jo vetëm të rrëfejë “ekstremizmin” e tij në një video filmike pas arrestimit, por u detyrua të jepte një intervistë në televizionin shtetëror.

Gjatë asaj interviste, ai e inkriminoi veten dhe të tjerët, duke shprehur“respektin” e tij për Llukashenkon. Gërvishtjet në kyçet e duarve të tij ishin qartazi të dukshme, me gjasë nga prangat. Shumë prej veprimtarëve të tij të opozitës supozojnë se Protaseviç po torturohet. Avokati i tij nuk ka qenë në gjendje ta vizitojë atë në burg për dy javë me radhë.

Mesazhi i Llukashenkos është i qartë:Ata që janë kundër tij do të humbasin gjithçka. Dhe 5 gratë e mbledhura në pyll, janë plotësisht të vetëdijshme për këtë gjë. Shumica zgjodhën të mos e shihnin intervistën, por paradoksalisht, ulja e detyruar e avionit të Protaseviç u jep atyre një shkëndijë shprese.

Maria thotë se i vjen shumë keq për Roman. Por ajo thotë se lëvizja e Llukashenkos, është në fakt e dobishme për kritikët e regjimit. Më në fund, politikanët evropianë e kanë kuptuar se kush është Llukashenko:një diktator që jo vetëm e terrorizon vendin e tij për t’u mbyllur gojën kritikëve të tij, por gjithë Evropës.

Gratë thonë se shumë shpesh kanë shpresuar që BE-ja të vendoste sanksione të dhimbshme kundër regjimit, por Evropa vazhdoi të hezitonte. Incidenti me “Ryanair” i ka ndryshuar gjërat. Tanimë kompania ajrore shtetërore “Belavia” nuk lejohet të fluturojë më në hapësirën e BE-së, dhe Brukseli u ka bërë thirrje linjave ajrore evropiane të shmangin tërësisht hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Maria dhe mikeshat e saj duan akoma më shumë saksione ndaj regjimit. Dhe në fakt për herë të parë, Brukseli është i përgatitur ta ndërmarrë një hap të tillë. Sanksionet ekonomike do të miratohen gjatë samitit të BE-së të planifikuar në datat 24-25 qershor. “Sa më të ashpër, aq më mirë”-thonë gratë.

Olga, një pedagoge 37-vjeçare në një universitet shtetëror, rendit kompanitë shtetërore që ajo mendon se duhet të përfshihen në listën e sanksioneve:fabrikat e plehrave kimike të potasit, ndërmarrjet e përpunimit të drurit, industria e naftës dhe një kompani duhani.

Gratë e dinë shumë mirë se do të jenë qytetarët e Bjellorusisë, ata që do të vuajnë në radhë të parë nga sanksione të tilla. Por ato janë të përgatitura të pranojnë kostot, që sipas tyre janë mënyra e vetme për të rritur presionin mbi regjimin.

Aktivistet besojnë se presidenti rus Vladimir Putin, nuk do t’i sigurojë  përgjithmonë mbështetje financiare regjimit të Llukashenkos. “Nuk është vetëm Roman dhe qindra të burgosur politikë, ata që janë bërë peng i këtij regjimi. Edhe ne jemi gjithashtu”- thotë Olesia, 30-vjeçe.

Olga thotë se universitetet vëzhgojnë nëse sjellja e anëtarëve të stafit është mjaftueshëm “patriotike”. Ata që shprehin kritika raportohen tek autoritetet, thotë Olga, duke shtuar se “përgjuesit” janë kudo, madje edhe brenda grupeve studentore. Më shumë se gjithçka, bjellorusët po shkatërrohen nga mungesa e shpresës.

Një numër i madh kundërshtarësh të regjimit e kanë humbur punën e tyre. Në maj, politikani i opozitës Vitold Ashurak vdiq në paraburgim, zyrtarisht thuhet nga një atak kardiak. Qindra njerëz të pranishëm në funeralin e tij, brohorisnin sloganin e opozitës:“Rroftë Bjellorusia!”.

Një 18-vjeçar “u rrëzua” nga banesa e tij në Minsk, pak ditë pasi zyrtarët hapën një çështje penale kundër tij për “trazira masive”. I riu kishte marrë pjesë në protestate gushtit 2020.

Vika,mësuesja 40-vjeçare e kopshtit që është pjesë e grupit të grave në pyll, thotë se këto ngjarje synojnë terrorizimin e popullatës. Irina, që është ulur pranë saj, thotë se sheh shpesh ëndrra të këqija, sikur po i ikën me vrap policisë. Ndonjëherë, thotë e reja, nuk mund të fle fare.

Ndonjëherë gratë dalin natën dhe ngjisin nëpër mure simbolet e opozitë, ose fotot e lideres së njohur opozitare që ndodhet në burg Maria Kalesnikava. Në një rast, ato shkruan“Luftoni dhe jini të lirë!”. Zakonisht, punonjësit e pastrimit i heqin shpejt të gjitha emblemat e lidhura me opozitën.

Veprime të tilla i bëjnë ato të ndihen më mirë, thonë gratë. “Kjo është një shenjë që ne dhe protesta jonë jemi ende gjallë, se nuk jemi dorëzuar”-thonë ato. Gratë komunikojnë përmes grupeve të hapura në platformën Telegram. Disa grupe kanë 60 anëtarë, të tjerë deri 250.

Madje gratë kanë filluar të botojnë gazetën e tyre, një botim modest me 2 faqe me lajmet më të fundit mbi Bjellorusinë, të cilat ua lenë në kutitë postare fqinjëve të tyre çdo javë. Shumë nga fqinjët e tyre janë më të moshuar dhe nuk kanë as media asociale dhe as qasje në mediat opozitare. Shumica e pensionistëve që dikur punonin në fabrika shtetërore në fakt janë mbështetës të Llukashenkos. Por gjithsesi një pjesë e mirë e tyre e lexojnë gazetën.

Marrë me shkurtime : https://www.spiegel.de/international/world/a-visit-to-the-belarus-opposition-the-courageous-women-of-minsk-a-0deb6414-cea4-4db1-961e-3d53df8eebdc

Përshtatur për Tirana Today

Tags: bjellorusigrate guximtareminsk

TË LIDHURA

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët
Bota

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani
Bota

Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

21:12 | 16/04/2026
SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut
Bota

SHBA-të vendos sanksione të reja ndaj Iranit dhe Hezbollahut

21:09 | 16/04/2026
Next Post
Pse Shqipëria i ka udhëheqsit politik, më psikopat, banal, ordiner se Kosova?

Pse populli del në shesh për “Për’puthen”, Palestinën e jo për Bashën?

“24 orët vendimtare”, drejt zbardhjes vrasja që tronditi Greqinë

"24 orët vendimtare", drejt zbardhjes vrasja që tronditi Greqinë

Euro 2020/ Ndeshja e parë e ditës, Ukrainë-Maqedoni V, 5 shqiptarë në fushë

Euro 2020/ Ndeshja e parë e ditës, Ukrainë-Maqedoni V, 5 shqiptarë në fushë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com