E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

“24 orët vendimtare”, drejt zbardhjes vrasja që tronditi Greqinë

Policia greke është shumë pranë zbardhjes së vrasjes së 20-vjeçares. Duket se këto do jenë 24 orët vendimtare, ku hetimet do të marrin një tjetër drejtim. Zhvillime të rëndësishme priten në 24 orët e ardhshme në hetimin policor, për të zbardhur vrasjen e Caroline Crouch, 20-vjeç, e cila mbeti e vdekur gjatë një grabitje më 11 maj në Glyka Nera të Greqisë.

Në mediat greke thuhet se ka të dhëna premtuese që mund të zbulojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në shtëpinë e çiftit në Glyka Nero, ku 20-vjeçarja jetonte me burrin e saj 32 vjeç dhe foshnja 11 muajshe. “TaNea” ka bërë me dije se brenda një kohe të shkurtër, policia pritet që të arrestojë vrasësin e vajzës fatkeqe.

Autoritetet janë optimistë në ditët e fundit për rezultatin përfundimtar të çështjes. Sipas informacionit të besueshëm nga grupi hetimor, nga regjistrimet digjitale dhe elektronike, dolën të dhëna që tregojnë lëvizje të panjohura të protagonistëve në çështje.

20-vjeçarja u vra natën midis 10 dhe 11 majit. Sipas dëshmisë së burrit të saj, tre persona me tipare të mbuluara thyen një dritare të shtëpisë dhe hynë në brenda ku po flinin çifti dhe foshnja 11 muajshe.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi policinë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë.

Lexo edhe :   Shqiptari mbyt gruan e tij në Greqi, ja çfarë i tha policisë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...