Raundi i dytë i ndeshjeve të fazës së grupeve vazhdon sot me dy grupe të tjera, teksa Holanda dhe Austria kërkojnë matematikisht kualifikim që në ndeshjen e dytë.
15:00: Ukrainë – Maqedonia e Veriut (Grupi C, Bukuresht)
Pandev: “Përvojë e shkëlqyer pavarësisht disfatës”
Ishte një fillim zhgënjyes për të dy palët pasi Ukraina rekuperoi një deficit prej dy golash ndaj Holandës para se të pësonte vonë duke humbur 3-2 në Amsterdam, ndërsa herë-paristët e Maqedonisë së Veriut mbajtën Austrinë në 1-1 deri 12 minuta para fundit në Bukuresht para se shqiponjat’ të shënonin dy gola.
Sidoqoftë, për Maqedoninë e Veriut ishte moment historik kur ‘heroi kombëtar’ Goran Pandev shënoi golin e tij të parë në turneun madhor europian dhe gjithashtu u bë shënuesi i dytë më i vjetër në EURO. Tani ata shpresojnë të bëjnë më shumë histori në kryeqytetin rumun, gjithashtu sepse skuadra humbëse në këtë ndeshje mund të eliminohet në mbrëmje në varësi të rezultatit Holandë-Austri.
Kjo është vetëm hera e pestë që këto dy kombëtare takohen dhe e para në gjashtë vjet. Ukraina ka fituar dy herë në kualifikueset për EURO 2016, ndërsa dy miqësoret e mëparshme kanë prodhuar një barazim dhe një fitore për Maqedoninë e Veriut.
Për Maqedoninë e Veriut priten sërish 5 shqiptarë në fushë pavarësisht se Elif Elmas nuk e pranon origjinën e tij shqiptare. (Alioski, Musliu, Bardhi, Elmas, Ademi)
Formacionet e mundshme:
Ukraina: Bushchan; Karavaev, Zabarnyi, Matviyenko, Mykolenko; Zinchenko, Sydorchuk, Malinovskyi; Yarmolenko, Yaremchuk, Tsygankov
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski; S Ristovski, Musliu, D Velkovski, Alioski; Nikolov, Ademi, Bardhi; Elmas, Pandev, Trajkovski
Tirana Today