Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Gramoz Ruçi në krye të Kuvendit? Flet deputeti socialist

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Gramoz Ruçi në krye të Kuvendit? Flet deputeti socialist

Gramoz Ruçi ka komentuar “ofertën” që po qarkullon këto ditë në media, lidhur me postin e kreut të Kuvendit.

I pyetur nga GSH nëse vërtet i është ofruar ky post nga kryeministri, Ruçi nuk e pranoi dhe as nuk e mohoi diçka të tillë, teksa tha:

“Nuk merrem me komentet e medias. Në momentin e duhur, ka kohë edhe dy muaj që maxhoranca të shpalosë të drejtën e saj për të gjitha institucionet legjislative apo ekzekutive. Kështu që deri atëherë po ia lë në dorë medias të merret”.

Gjithashtu, Ruçi ka zbuluar se kur dalin emrat e ministrave të rinj.

Pyetjet e shkëputur nga intervista e publikuar në GSH:

Zoti Ruçi, rezultati përfundimtar tashmë u dha. A do të nisni punën për krijimin e qeverisë, apo do të prisni shpalljen e rezultatit zyrtar edhe pas ankimimeve të partive, siç ka ndodhur zakonisht?

Rezultatin e zgjedhjeve e ka komunikuar vetë kryetari i KQZ-së. Kjo ka qenë një iniciativë legjitime e KQZ-së. KZAZ-të i kanë bërë verifikimet e tyre. Më pas kjo është punë e KQZ-së, sistemi i bën vetë kalkulimet dhe KQZ shpreh verdiktin e saj. Por pavarësisht kësaj, në bazë të Kushtetutës, javën e parë të shtatorit, deri në 9 shtator, pikërisht atëherë kur i mbaron mandati kësaj qeverie, nuk mund të kemi një qeveri të re.

Do të thotë nuk do kemi emra gjatë verës?

Jo në verë. Por në afatin e caktuar nga Kushtetuta, kur i mbaron mandati katërvjeçar kësaj qeverie, është kompetencë e këtij kryeministri, kryeministrit të votuar dhe që ka fituar të formojë qeverinë e re.

Emri juaj po përflitet sot si pretendent për postin e kryetarit të Kuvendit. Do ta pranonit një funksion të tillë?

Nuk merrem me komentet e medias. Në momentin e duhur, ka kohë edhe dy muaj që maxhoranca të shpalosë të drejtën e saj për të gjitha institucionet legjislative apo ekzekutive. Kështu që deri atëherë po ia lë në dorë medias të merret.

Përfundimisht, zoti Ruçi e keni përjashtuar një koalicion me LSI-në?

S’ka koalicion me LSI-në. Kemi zhvilluar një fushatë për të vetëqeverisur Shqipërinë dhe nuk kemi pse ta diskutojmë këtë. Diskutimet do të bëhen në kohën e duhur.

Tags: fletGramoz Ruçiposti i kreut te Kuvendit

TË LIDHURA

Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat
Aktualitet

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

21:45 | 09/03/2026
Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi
Aktualitet

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

20:36 | 09/03/2026
Next Post
Kingsley Coman talent në futboll, por i dhunshëm në familje

Kingsley Coman talent në futboll, por i dhunshëm në familje

Dua Lipa publikon këngën më të re me Major Lazer dhe Wizkid

Dua Lipa publikon këngën më të re me Major Lazer dhe Wizkid

Johannes Hahn takohet me deputetë të Vetëvendosjes

Johannes Hahn takohet me deputetë të Vetëvendosjes







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com