Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Goli Otok, ishulli-burg ku Tito hakmerrej ndaj armiqve të brendshëm

4 vjet ago
in Të Gjitha
Goli Otok, ishulli-burg ku Tito hakmerrej ndaj armiqve të brendshëm

Nga: Matteo Carnieletto “Il Giornale”

Janë të shumtë epitetet për Goli Otok:Ka nga ata që e quajnë “ishulli sekret”, të tjerë “ishulli tullac”. Megjithatë për të gjithë, mbetet ishulli i tmerreve. Në fakt, gjatë viteve 1949-1956, Josip Broz Tito, Marshalli i Jugosllavisë, burgosi aty mbi 30 mijë disidentë (midis tyre edhe 300 italianë të tërhequr nga sirenat e socializmit).

Katër mijë vdiqën pas vuajtjeve të tmerrshme. Cili ishte faji i tyre? I qëndruan besnikë Bashkimit Sovjetik pas përçarjes së madhe midis Beogradit dhe Moskës. Siç shkruan Orieta Moskarda Oblak në librin e saj Kujtesa e Goli Otok, ishullit tullac:“Kundër Kominformistëve, autoritetet jugosllave nisën një spastrim të dhunshëm, qëi la komunistët italianë të rreshtuar përkrah Stalinit, vetëm me opsionin e emigrimit përmes kërkesës për shtetësi italiane të parashikuar nga klauzolat e Traktatit të Paqes, si një shans për t’i shpëtuar gjykimeve, dënimeve, punës së dobishme shoqërore dhe dëbimit në kampin e burgut në ishullin Goli Otok.”

Të shtatë vitet e terrorit ishin qëtë gjitha të vetë-menaxhuara, kujton i mbijetuari Elixhio Zanini:“Më vonë u mësua se midis kampeve të organizuara nga regjime të ndryshme totalitare, tonat ishin larg nga të qenit më të efektshmit, pasi ishin të njëjtët të burgosur që kontrollin, rrihnin apo spiunonin njëri-tjetrin”.

Historitë e të mbijetuarve janë dramatike. Kushdo që guxonte të shprehte edhe një minimum autonomie në lidhje me komunizmin jugosllav arrestohej, dhe pasi ngarkohej në Punat, motobarka që kishte për detyrë të transportonte disidentët në ishullin e tmerreve, rrihej.

Serxho Borme, një nga të mbijetuarit rrëfen:“Kur mbërritëm në Goli Otok nuk e njihnim më njeri-tjetrin. Fytyrat dhe gjymtyrët na ishin enjtur nga goditjet.

Por ai ishte vetëm fillimi i makthit. Sapo zbritëm në ishull përfunduam në një tunel të krijuar nga gardianët të quajtur ‘kroz stroj’, ata na nga godisnin me grushte dhe shkelma, dhe më pas përfunduam në punë rraskapitëse dhe ndëshkime të tmerrshme.”

Silverio Koseto, një tjetër i mbijetuar tregon:“Sapo mbërrita në ishull, edhe pse isha i sëmurë me ethe, u urdhërova të nisja menjëherë transportimin e gurëve me karrocë dore. E gjithë puna duhej të kryhej me nxitim. Ata si unë që nuk ishin mësuar me punë të rënda, po ia kalonin vërtet keq.

Për çdo shkelje më të vogël, ishin gati dënimet më të rënda. Gjithçka ishte krijuar për të të shkatërruar, jo vetëm fizikisht, por mbi të gjitha moralisht, madje edhe ata me personalitetin më të fortë. Për këtë qëllim ishin studiuar të gjitha llojet e masave të përshtatshme, midis të cilave ishte edhe tortura përmes etjes”.

Synimi i atij kampi riedukimi, ishte që t’i sillte disidentët në “rrugën e duhur”. Dhe për këtë arsye, të burgosurve iu bë një shpëlarje e trurit, deri në detyrimin për të rrëfyer faje që nuk i kishin bërë. Në fakt, për të qenë sa më të besueshëm, vetë të burgosurit shpesh shkonin shumë larg imagjinatën e tyre, përtej të gjithë kufijve.

Përndryshe, ekzistonte rreziku i ndëshkimeve edhe më të tmerrshme. NëGoli Otok nuk mund t’i besohej askujt. Dhe ajo ishte pika e fortë e kampit:njerëzit e burgosur në ishull, ishinnë të njëjtën kohë viktima dhe autorë. Borme i përmendur më larg tregon:

“Gjithçka drejtohej nga të besuarit e UDB-së. Kreu i kaparonit shkonte të raportonte çdo ditë në Isljednik, nga ku merrte urdhrin se çfarë duhej të bënte dhe kush duhej të bojkotohej. Nga ana tjetër, të gjithë të tjerët duhej të shkonin tek ky i besuar për të rrëfyer dhe raportuar dikë tjetër.

Përndryshe, herët a vonë, do të bojkotoheshin vetë nga të tjerët dhe do të konsideroheshin bandë. Në një moment nuk mund t’i besoja më askujt. Nëse dikush të thoshte diçka, ti duhej të raportoje menjëherë, përndryshe ata do të shkonin do të raportonin të parët, duke vepruar si agjentë provokatorë”.

Në Goli Otok ishte e vështirë edhe vetëvrasja. Një ditë, një i burgosur i dëshpëruar u përpoq të hidhej nga çatia e një kasolleje, me shpresën se do t’ia dilte mbanë, por ai nuk vdiq. Ishte fundi i tij:në fakt ai u la të pushojë, dhe pasi më në fund u shërua, u rrah deri në gjakosje.

Ai duhet ta ketë kuptuar se kishte bërë një gabim. Ai duhej të paguante. “Në atë kohë pati shumë njerëz që u përpoqën të vetëvriteshin, por mbikëqyrja ishte aq e fortë sa edhe po të doje, nuk mund ta bëje”- thotë ai.

Por nuk ishte vetëm Goli Otok. Për shembull, në San Gregorio, disa dëshmitarë thonë se kishte edhe një krematorium. “Në fakt, njerëzit thoshin se sipas mënyrës se si frynte era, mund të nuhasje erën e mishit të njeriut. Furra ishte e pajisur me dy vatra të mëdha”- kujton Silvano Kurto.

Sot nga Goli Otok ka mbetur pak ose aspak nga e shkuara. Ata që i kishin mbijetuar tmerreve të Titos tani kanë vdekur,dhe kujtesa rrezikon të humbasë. Nga ajo fushë e tmerreve mbeten vetëm disa kasolle të braktisura dhe një grumbull gurësh të pjekur nga dielli përgjatë verës dhe të rrahura nga bora përgjatë dimrave. Megjithatë ato tmerre nuk mund të harrohen.

Burimi i lajmit: https://www.ilgiornale.it/news/quellisola-nuda-e-atrocit-tito-sui-nemici-interni-1956157.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: armiqishulliTito

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Çfarë goli/ Topi përplaset 3 herë në tranversë dhe përfundon në rrjetë (Video)

Çfarë goli/ Topi përplaset 3 herë në tranversë dhe përfundon në rrjetë (Video)

BE pajtohet për sanksione të reja kundër Bjellorusisë

BE pajtohet për sanksione të reja kundër Bjellorusisë

Tajlandë/ ‘Elefanti i uritur’ shemb murin e shtëpisë dhe ha oriz (Video)

Tajlandë/ 'Elefanti i uritur' shemb murin e shtëpisë dhe ha oriz (Video)

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e lu*tës në Gazë
Bota

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e lu*tës në Gazë

by mirseda
14:08 | 07/08/2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet sot me një grup të vogël ministrash të lartë...

11 maji, Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

11 maji, Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

13:49 | 07/08/2025
BBC: 700 milionë dollarë në tunel, si po mbijeton administrata e Hamasit në Gaza

BBC: 700 milionë dollarë në tunel, si po mbijeton administrata e Hamasit në Gaza

13:45 | 07/08/2025
Aksident në Mallakastër/ Kamioni përmbyset dhe bllokon rrugën drejt aeroportit të Vlorës!

Aksident në Mallakastër/ Kamioni përmbyset dhe bllokon rrugën drejt aeroportit të Vlorës!

13:43 | 07/08/2025
Tirana e Miles, 5 teste, 1 fitore dhe shumë pikëpyetje

Tirana e Miles, 5 teste, 1 fitore dhe shumë pikëpyetje

13:41 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com