E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

BE pajtohet për sanksione të reja kundër Bjellorusisë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian miratuan të hënën një seri sanksionesh të reja kundër Bjellorusisë. Lista përfshin 78 njerëz dhe tetë subjekte.

Në mesin e tyre janë familjarë të udhëheqësit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ligjvënës, prokurorë, gjyqtarë dhe zyrtarë të tjerë, që thuhet se janë “përgjegjës për shkelje serioze të të drejtave të njeriut, për minim serioz të sundimit të ligjit, si dhe për shtypje të shoqërisë civile dhe të opozitës demokratike”.

Djali i Lukashenkës, Dzmitry, dhe gruaja e djalit të tij të madh, Liliya, janë përfshirë në listën e të sanksionuarve për, siç thuhet, “përfitim dhe mbështetje të regjimit të Lukashenkës”.

Sanksionet e reja, që përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalim të vizave, vijnë pasi Bjellorusia ka devijuar me forcë një avion të kompanisë Ryanair, muajin e kaluar, për të arrestuar një gazetar që ndodhej në bordin e tij.

Bashkimi Evropian tashmë i ka ndaluar kompanitë ajrore bjelloruse të fliturojnë mbi territorin e bllokut ose t’i shfrytëzojnë aeroportet e tij.

Edhe para incidentit me avion, BE- ja ka konsideruar sanksione të reja kundër Bjellorusisë, për shkak të shtypjes brutale të opozitës nga regjimi i Lukashenkës.

Lukashenka është rizgjedhur president në një proces të kontestueshëm zgjedhor, gushtin e kaluar, dhe prej atëherë opozita ka organizuar protesta të herëpashershme./REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...