Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Goditet rrjeti i prostitucionit, mes tyre edhe një punonjës policie

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Goditet rrjeti i prostitucionit, mes tyre edhe një punonjës policie

Në Tiranë është goditur një rrjet prostitucioni prej 28 personash, midis tyre edhe një punonjës policie.  Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se këta persona vepronin të organizuar në zona të ndryshme të kryeqytetit.

“Në bazë të hetimeve, të cilat janë përfunduar në fund të muajit korrik 2017, 8 prej të pandehurve akuzohen për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, ndërsa të tjerët për veprën penale të “Prostitucionit”, sqaron Prokuroria.

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës është nisur në bazë të informacionit policor, si edhe i kryer me veprime konkrete policore në terren ka zbuluar se një pronar hoteli, disa persona që ushtronin profesion edhe taksist, një inspektor policie, si edhe disa vajza, bashkëpunonim me njëri-tjetrin për të siguruar “klientelë” për vajza që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Pagesa për çdo “shërbim seksual” varionte në shifrat 50-200 euro për orë.

Prokuroria e Tiranës identifikoi persona përgjegjës në bazë të hetimit, i cili përfshinte të paktën 3 episode kryesore, nga të cilat vinin edhe disa të tjera, ku personazhet e këtij aktiviteti lidheshin me njëri-tjetrin.

Episodi 1-Roli i pronarit të hotelit- Shtetasi Mentor Koka, ndaj të cilit aktualisht ka masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë, kishte krijuar mundësitë që në ambjentet e hotelit dhe lokalit të tij të ushtrohej aktiviteti i prostitucionit. Ai bashkëpunonte me shtetasen Fllanxa A., e cila krahas ushtrimit të prostitucionit, siguronte edhe vajza të tjera, kryesisht nga zona periferike të vendit, në vështirësi financiare, për të ofruar shërbime seksuale.

Shtetasi Mentor Koka ka njohur shtetasen L.Q. dhe i ka ofruar punë në lokalin e tij. Ai e ka njohur shtetasen L.Q. me Fllanxa A., e cila e mori në shtëpinë e saj dhe e përfshiu në aktivitetin e prostitucionit. Në këtë shtëpi gjendeshin edhe 2 vajza të tjera, të cilat gjithashtu ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm.

Nga vëzhgimet në terren, në kuadër të këtij hetimi, rezulton se 4 vajzat, përfshirë edhe Fllanxa A., u “shërbenin” klientëve në hotelin e shtetasit Mentor Koka, por edhe në hotele dhe ambjente të tjera private. Pas kryerjes së “shërbimeve”, klientët i dërgonin sërish vajzat tek Mentor Koka dhe i bënin pagesën këtij të fundit.

Të ardhurat e siguruara nga ushtrimi i prostitucionit i merrte i pandehuri Mentor, ndërsa të pandehurave të tjera u hiqnin shpenzimet e ushqimit, fjetjes dhe veshjes.

Episodi 2-Roli i punonjësit të policisë dhe taksistit –Në vijim të këtij hetimi, u konstatua se e pandehura Fllanxa A., mbante kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Elton Sh, si edhe me shtetasin Mariglen A., i cili punonte taksist. Nga veprimet hetimore, rezulton se këta dy shtetas u siguronin klientë vajzave që jetonin me Fllanxa A., por edhe disa të tjerave, të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit.

Nga hetimet e këtij rasti, veçohet një situatë kur taksisti Mariglen A., po shoqëronte tre vajza për të prostituuar në një hotel pranë qendrës së Tiranës. Rrugës pranë hotelit, mjeti taksi ndalohet nga Policia e qarkullimit për kontroll dokumentash. Në këtë moment, taksisti Mariglen A., kontakton me inspektorin e Policisë Elton Sh., të cilit i kërkon ta ndihmojë të mos ketë probleme.

Elton Sh., afrohet me makinën e tij dhe, pasi komunikon me patrullën e policisë, largohet me të gjithë personat e gjendur në taksi, duke e drejtuar vetë mjetin, ndërkohë që automjetin e tij e parkoi. Pasi udhëtojnë në disa rrugë të Tiranës, mjeti taksi i drejtuar nga Elton Sh., ndalon sërish pranë hotelit për ku ishin nisur vajzat, të cilat zbresin dhe ai largohet me mjetin e tij.

Duke konstatuar këtë situatë, hetimi u shtri edhe tek këta dy persona (punonjësi i policisë dhe taksisit), nga ku rezultoi se ata përfshiheshin shpesh në gjetjen e klientelës për vajzat që ushtronin prostitucion, duke marrë edhe përqindjen e parave për rolin e tyre. Së bashku me këta të dy, në aktivitetin e shfrytëzimit të prostitucionit, rezultoi i përfshirë edhe Arben B.

Episodi 3-Ja si i ndahej puna vajzave dhe çmimi -Në bazë të hetimeve të mësipërme, u zbulua, ndër të tjera, se shtetasi Eduart B., i cili bashkëjetonte me shtetasen A.I., shfrytëzonte këtë të fundit, si edhe disa vajza të tjera, për prostitucion. Eduart B., mbante kontakte të vazhdueshme me Fllanxa A., me të cilët koordinohej për shpërndarjen e punës për vajzat, duke caktuar edhe çmimin për “shërbimet”, si edhe përqindjen që do të merrte ai për sigurimin e klientelës.

Pas sigurimit të informacionit të plotë, prokuroria e Tiranës ka urdhëruar policinë të ndërhyjë në disa raste, ku janë gjetur në flagrancë vajzat që ushtronin prostitucion, si edhe klientët e tjerë, të cilët tashmë akuzohen për veprën penale të “Prostitucionit”.

Tags: goditetprostitucionitpunonjes policierrjetitirane

TË LIDHURA

Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi
Aktualitet

Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi

22:37 | 07/08/2025
Punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në koma/ Incidenti në kantierin e ndërtimit, flasin familjarët: Pësoi…
Aktualitet

Punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në koma/ Incidenti në kantierin e ndërtimit, flasin familjarët: Pësoi…

21:41 | 07/08/2025
Flakët në Patos dhe Mallakastër, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për shuarjen e zjarreve
Aktualitet

Flakët në Patos dhe Mallakastër, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për shuarjen e zjarreve

19:42 | 07/08/2025
Next Post
Parkimi te sheshi “Skënderbej”, ja të ardhurat që ka vjelur bashkia

Parkimi te sheshi “Skënderbej”, ja të ardhurat që ka vjelur bashkia

Latifi drejt Hungarisë, Skënderbeut i ofrojnë 1 milionë euro

Latifi drejt Hungarisë, Skënderbeut i ofrojnë 1 milionë euro

Ja cili është momenti i duhur për të publikuar në rrjetet sociale

Ja cili është momenti i duhur për të publikuar në rrjetet sociale

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Analiza e CNN: Pesë skenarë për fundin e luftës në Ukrainë – Pse Trump dhe Putin vendosën të takohen
Analizë

Analiza e CNN: Pesë skenarë për fundin e luftës në Ukrainë – Pse Trump dhe Putin vendosën të takohen

by mirseda
09:04 | 08/08/2025
0

Bota po pret me padurim takimin e ardhshëm Donald Trump-Vladimir Putin, me CNN që përpiqet të përshkruajë...

Wall Street Journal: Bisedat telefonike Putin-Trump u zhvilluan në një atmosferë miqësore

Wall Street Journal: Bisedat telefonike Putin-Trump u zhvilluan në një atmosferë miqësore

08:56 | 08/08/2025
Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

22:48 | 07/08/2025
Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

22:41 | 07/08/2025
Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

22:39 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com