Dy të burgosur, shqiptarë janë larguar nga burgu grek i Avlona. Sipas mediave greke ngjarja ndodhi në orën 21: 40. Referuar mediave helene dy të burgosurit kanë goditur gardianin burgut në fytyrë dhe kanë arritur të largohen.
Fillimisht është hedhur nga gardhi njëri nga të arratisurit. Oficeri i policisë e paralajmëroi. Menjëherë pas tij, një i burgosur i dytë kërceu gardhin, goditi policin dhe arriti t’i shpëtojë të dyve. Dyshohet se dy të burgosurit shqiptarë janë të moshave 22 dhe 31 vjeçare janë të përfshirë në Mafien e Burgjeve të Korydallos.