Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Globalizimi i pakënaqësisë sonë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Globalizimi i pakënaqësisë sonë

Nga Joseph E.Stiglitz, “Project Syndicate”/Nju Jork – Para 15 vjetësh, botova “Globalizimi dhe të pakënaqurit prej tij”, një libër që synonte të shpjegonte, se pse kishte aq shumë pakënaqësi me globalizimin brenda vendeve në zhvillim. E thënë shumë thjesht:shumë njerëz besonin se sistemi qe “i manipuluar” kundër tyre, dhe se marrëveshjet globale të tregtisë ishin firmosur për të qenë veçanërisht të padrejta.

Sot pakënaqësia me globalizimin, ka nxitur një valë populizmi në Shtetet e Bashkuara dhe në ekonomitë e tjera të përparuara, të udhëhequr nga politikanë që pretendojnë se sistemi është i padrejtë ndaj vendeve të tyre. Në SHBA, Presidenti Donald Trump ngulmon se negociatorët tregtarë të Amerikës janë mashtruar ata nga Meksika dhe Kina.

Pra, si mundet që diçka nga e cila duhej të përfitonin të gjithë në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, tani demonizohet pothuajse kudo? Si mund të jetë e padrejtë një marrëveshje tregtare për të gjitha palët? Për ata që jetojnë në vendet në zhvillim, pretendimet e Trump, ashtu si vetë Trump, janë qesharake. Në thelb, ka qenë SHBA-ja, ajo shkroi rregullat dhe krijoi institucionet e globalizimit.

Në disa prej këtyre institucioneve – për shembull, Fondi Monetar Ndërkombëtar – SHBA-ja ka ende të drejtën e vetos, pavarësisht rolit të zvogëluar të saj në ekonominë globale (një rol që Trump duket i vendosur ta zvogëlojë edhe më tej). Ndonjë si unë, që ka ndjekur negociatat tregtare për më shumë se një çerek shekulli, është e qartë se negociatorët amerikanë të tregtisë, kanë marrë pjesën e luanit.

Problemi qëndronte tek ajo që ata donin. Axhenda e tyre ishte e paravendosur pas dyerve të mbyllura, nga korporatat. Qe një agjendë e shkruar nga dhe për kompanitë e mëdha shumëkombëshe, në kurriz të punëtorëve dhe qytetarëve të zakonshëm kudo në botë. 

Në fakt, shpesh duket se punëtorët, të cilët kanë parë përjetuar uljen e rrogave të tyre dhe zhdukjen e vendeve të punës, janë thjesht një dëm anësor – viktima të pafajshme, por të pashmangshme në marshimin e pashmangshëm të progresit ekonomik.

Por ka edhe një interpretim tjetër të asaj që ka ndodhur:një nga objektivat e globalizimit, ishte dobësimi i pozitës së punëtorëve në raport me punëdhënësit. Ajo çfarë donin korporatat, ishte krahu më i lirë i punës, që gjithsesi mund ta arrinin. Ky interpretim, ndihmon në shpjegimin e disa prej aspekteve të çuditshme të marrëveshjeve tregtare.

Për shembull, përse vendet e përparuara i japin një përparësi të madhe sundimit të ligjit? Në fakt, dispozitat e përfshira në marrëveshjet më të fundit tregtare, u japin investitorëve të huaj më shumë të drejta, sesa u ofrohen investitorëve në SHBA. Ekzistojnë 3 lloj përgjigjesh ndaj pakënaqësisë së globalizuar ndaj globalizimit.

E para – le ta quajmë strategjia e Las Vegasit – është të dyfishohet “basti” mbi globalizimin, sikurse është bërë në 25 vitet e fundit. Ky bast, ashtu si të gjitha bastet mbi dështimet e provuara të politikave, bazohet në shpresën se në njëfarë mënyre do të ketë sukses në të ardhmen.

Përgjigja e dytë është Trumpism-i:shkëputja e vetes nga globalizimi, me shpresën se duke vepruar kështu, do të rikthehet në një farë mënyrë një botë disi e tejkaluar. Por proteksionizmi s’do të funksionojë. Globalisht, puna e krahut është në rënie, thjesht sepse rritja e produktivitetit e ka tejkaluar rritjen e kërkesës.

Edhe nëse do të ringjallej industria e manifakturës, kjo nuk do të ndodhte me vendet e punës. Teknologjia e përparuar e prodhimit, duke përfshirë robotët, nënkupton më pak vende pune të krijuara, çka do të kërkojnë aftësi më të mëdha, dhe se ato do të vendosen diku tjetër dhe kjo tek vendet e punët që janë humbur.

Ashtu si dyfishimi i bastit, kjo qasje është e destinuar të dështojë, duke rritur më tej pakënaqësinë që ndjehet nga ata që mbeten pas. Trump do të dështojë edhe në qëllimin e tij të shpallur, për reduktimin e deficitit tregtar të SHBA-së, i cili përcaktohet nga pabarazia midis kursimeve të brendshme dhe investimeve.

Tanimë që republikanët janë në pushtet, dhe kanë ulur taksave për miliarderët, kursimet kombëtare do të bien, dhe deficiti tregtar do të rritet, për shkak të rritjes së vlerës së dollarit. Trump-it mund të mos i pëlqejë, por teksa po e zbulon ngadalë, ka disa gjëra që edhe personi më i pushtetshëm në botë nuk mund t’i kontrollojë.

Ekziston edhe një qasje e tretë: mbrojtja sociale pa proteksionizëm, mënyra e qasjes që kanë marrë vendet nordike. Ata e dinin se si vende të vogla, duhej të mbeteshin të hapura. Por ata gjithashtu e dinin se kjo do t’i ekspozonte punëtorët ndaj rreziqeve. Prandaj, ata duhej të krijonin një kontratë shoqërore, që do t’i ndihmonte punëtorët të lëviznin nga punët e vjetra në ato të reja, dhe marrë një ndihmë financiare për periudhën e tranzicionit.

Vendet nordike janë shoqëri thellësisht demokratike, kështu që ato e dinin se nëse shumica e punëtorëve nuk e konsideronin globalizimin si përfitim, ai nuk do të ishte i qëndrueshëm. Dhe të pasurit në këto vende e kuptuan se nëse globalizimi do të funksiononte siç duhet, do të kishte përfitime të mjaftueshme për të ecur më tej.

Kapitalizmi amerikan, është shënjuar në vitet e fundit nga lakmia e shfrenuar- kriza financiare e vitit 2008, siguron një konfirmim të mjaftueshëm për këtë. Por, siç e kanë treguar disa vende, një ekonomi tregu mund të marrë forma që i kalojnë teprimet e kapitalizmit dhe globalizimit, dhe të ofrojë një rritje më të qëndrueshme, dhe standarde më të larta të jetesës për shumicën e qytetarëve.

Ne mund të mësojmë nga suksese të tilla se çfarë duhet të bëjmë, ashtu siç mësojmë nga gabimet e kaluara se çfarë duhet të mos bëjmë. Sikurse është bërë e dukshme, nëse nuk e menaxhojmë dot globalizimin në një mënyrë që të përfitojmë të gjithë, përplasja – mes Të Pakënaqurve të Rinj në Veri dhe të Pakënaqurve të Vjetër në Jug, rrezikon të përshkallëzohet.

Shënim: Joseph E. Stiglitz, fitues i Çmimit Nobel në ekonomi në vitin 2001. është profesor në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork. Ai është njëherazi bashkëkryesues i Grupit të Nivelit të Lartë të Ekspertëve për Matjen e Performancës Ekonomike dhe Progresit Social të vendeve të OECD-së.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: GlobalizimipakënaqësisëproteksionizëmSHBATrumpism

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
“Topi i Artë 2017” i takon Cristiano Roanldos! I pesti në karrierë për portugezin (Video)

“Topi i Artë 2017” i takon Cristiano Roanldos! I pesti në karrierë për portugezin (Video)

Gavazaj ngre në këmbë stadiumin, por Hoarau prish festën e Skënderbeut (Video)

Gavazaj ngre në këmbë stadiumin, por Hoarau prish festën e Skënderbeut (Video)

Investigim/Koncesion për 17 shkolla në Tiranë, të gjitha kostot e projektit

Investigim/Koncesion për 17 shkolla në Tiranë, të gjitha kostot e projektit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com