Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Gjykatat e mbushura me matrapazë nuk i duhen as dreqit

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Mentor Kikia/ Duket si një nga ato fazat e zakonshme të luftës ordinere politike, ku partitë janë gati që për një “plesht” të djegin gjithë “jorganin”. Por në fakt nuk është ashtu. Prej disa ditësh çështja më e rëndësishme është paralajmërimi për futjen e drejtësisë në kolaps. Vettingu është duke larguar (të paktën deri tani) gjysmën e gjykatësve dhe prokurorëve që ka marrë në shqyrtim. Gjykata Kushtetuese nuk ekziston më. Gjykata e Lartë po shkon drejt shkrirjes. Njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë rezultojnë të lidhur me krimin apo të korruptuar. Gjykatat e niveleve më të ulëta rrezikojnë të mbeten pa gjykatës. Prokuroritë gjithashtu.

Në këto kushte, mazhoranca çdo ditë bën thirrje për të miratuar disa ndryshime në ligj për të rikthyer emërimet e gjykatësve e prokurorëve në tek KLD, dersa të krijohen KLP e KLGJ. Opozita nuk bashkëpunon, e bindur se sistemi po shkon drejt bllokimit dhe kjo do të jetë një armë e mirë për të goditur reformën që e kritikoi aq fort.

Shumëkush ka marrë penën e po shkruan se vendi anëtar i NATO-s, vendi që pret hapjen e negociatave, s’ka Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë. Ata që kundërshtojnë reformën po fërkojnë duart, duke thënë: ja kjo është çorba që u gatua me bekimin e Donald Lu-së.
Por a po shkon shteti drejt rënies, a po shkon drejtësia drejt zhbërjes totale? Në dukje po. Një shtet pa gjykatë kushtetuese funksionale e gjykatë të lartë, nuk është më një shtet.
Por, përkundër kësaj, ajo që po ndodh është vërtet historike. Mekanizimi më i korruptuar i shtetit është duke u pastruar. Po po, duke u pastruar. Gjykatës të korruptuar e të inkriminuar mbronin njëri-tjetrin deri dje e nuk kishte “burrë nëne” t’i çante në KLD.

Sot, të tillë njerëz, që dërdëllisin para kamerave se milionat i kanë bërë me skedina bastesh, apo ia ka hedhur krushqia në dasmë, po jashtëqiten nga sistemi me një vendim. Dhe ky është një zhvillim vërtet historik. Para kësaj që po ndodh, çdo gjë tjetër duket e pavlerë, madje edhe vetë mosfunksioni i gjykatës kushtetuese. Një gjykatë e lartë, e mbushur me matrapazë, bashkëpunëtorë banditësh e vrasësish, ky gjysma u arratisën jashtë vendit sapo filloi vettingu, nuk i duhet as dreqit e jo më drejtësisë.

Ndaj le të mos bërtasim, se shteti po bie e po bëhet kiameti. Nëse ka një përgjegjshmëri minimale politike e atdhetare, opozita duhet të japë votën, jo për t’ia dhuruar drejtësinë Ramës, por për të gjetur një zgjidhje për të mos e zhbërë sistemin deri në katarsisin e tij të plotë./TEMA/

Tags: dreqite mbushurGjykatai duhenmatrapazë

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Njihuni me taksinë fluturuese të “Rolls-Royce”

A është qesja plastike, zgjidhja e problemit të ndotjes?

Roasted chicken and vegetables on white background

Pas një darke të bollshme, zgjoheni të uritur? Ekspertët na shuajnë kureshtjen







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ishin pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, arrestohen 4 persona në kryeqytet,

by mirseda
08:57 | 10/06/2026
0

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, lëndë plasëse...

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com