Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gjykata Kushtetuese në kolaps, Fatmir Hoxha “ngec” në rrjetën e Vetingut

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Gjykata Kushtetuese në kolaps, Fatmir Hoxha “ngec” në rrjetën e Vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin për Gjyqtarin e Kushtetueses, Fatmir Hoxha. Sipas KPK, subjekti për rivlerësim gjyqtari Fatmir Hoxhaj, nuk është i përshtatshëm për të vijuar punën në Gjykatën Kushtetuese.

“Në përfundim të procesit, vendosi me shumicë votash shkarkimin e subjekti t Fatmir Hoxha”, ka thënë drejtuesja e seancës.

Hoxha ka qenë gjyqtar për shumë vite dhe ishte një n ndër subjekte rivlerësimit prioritar, ku KPK ka gjetur parregullsi në dosjen e tij.

Vendimi i zbardhur për Hoxhën do të zbardhet në ditët në vijim, për të mësuar dhe arsyen e shkarkimit të tij.

 Hoxha është gjyqtari i pestë i Kushtetueses që përfshihet në procesin e vetingut, pas Besnik Ymerajt, Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.

Ymeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Prokurori, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj u shkarkuan nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e konfirmuar në detyrë deri më tani.

Gjyqtari i Kushtetueses “ngec” në rrjetën e Vetingut

Në një kohë kur KPK konstatoi se gjykatësi Fatmir Hoxha, nuk justifikonte pasurinë, avokati i tij Julian Mërtiri tha se gjithçka është e ligjshme.

“ Është një element në vitin 2003 ku pretendohet nga KPK që nuk justifikohet pasuria.

Por Shuma është plotësisht e justifikueshme.  Hoxha nga viti 2011 është emëruar anëtarë i Gjykatës Kushtetuese, dhe pasi ka kaluar nga Shkodra në Tiranë, ka shitur orenditë, dhe kjo shumë ka ardhur nga kjo shitje e bërë.

Ai më pas ka marrë kredi e cila është marrë në bazë të vendimit të Këshillit të ministrave.  Borxhin e ka marrë për apartament, dhe deri tani ai është shlyer,” tha Mërtiri

Avokati theksoi se klienti i tij, përveç kredisë, kishte marrë edhe dy borxhe, një shumë prej 28 mijë eurosh tek një miku i tij dhe 34 mijë euro tek kunati.

 

Fatmir Hoxha është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1991 dhe e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1993 si kryetar i Gjykatës së Pukës. Në vitet 1996-1998 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Apelin e Tiranës, ndërsa në vitet 2003-2008 ka mbajtur pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.

Prej qershorit të vitit 2011, Hoxha ushtron detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Fatmir Hoxha nga viti 2003, kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë, deri në vitin 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Hoxha zotëronte në vitin 2003 një pasuri familjare me vlerë 1.7 milionë lekë. Ndërsa në vitin 2017, pasuria e zotit Hoxha është rreth 23.2 milionë lekë ose 13 herë më e lartë.

Rritja e pasurisë familjare të zotit Hoxha vjen kryesisht nga blerja e një apartamenti në Tiranë në vitin 2011 për rreth 140 mijë euro. Sipas të dhënave të deklaruara prej tij në ILDKPKI, Hoxha ka ende borxhe të pashlyera për blerjen e kësaj pasurie.

Të ardhurat familjare të deklaruara nga zoti Hoxha vijnë kryesisht nga paga e tij si gjyqtar në masën 77.4 për qind, nga paga e bashkëshortes 13.7 për qind, nga shitja e një apartamenti në Shkodër dhe e një automjeti 5.9 për qind si dhe të ardhura nga interesa bankare në masën 2.9 për qind.

Të ardhurat totale për 15 vitet e deklarimit kapin vlerën e 29.4 milionë lekëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’ që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata të zotit Hoxha që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezulton me probleme me një shumë të pambuluar në vlerën e 1.9 milionë lekëve për blerjen e apartamentit në Tiranë në vitin 2011.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë është edhe huaja ende e pashlyer me vlerë rreth 4.5 milionë lekë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë  para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë e vitit 2004  

Deklarata e pasurisë  e vitit 2005

Deklarata e pasurisë e vitit 2006

Deklarata e pasurisë e vitit 2007  

Deklarata e pasurisë e vitit 2008  

Deklarata e pasurisë e vitit 2009  

Deklarata e pasurisë e vitit 2010

Deklarata e pasurisë e vitit 2011

Deklarata e pasurisë e vitit 2012  

Deklarata e pasurisë e vitit 2013

Deklarata e pasurisë e vitit 2014  

Deklarata e pasurisë e vitit 2015  

Deklarata e pasurisë e vitit 2016  

Deklarata e pasurisë e vitit 2017

BIRN

Tags: 14 vjetgjyqtariKushtetuesespasuriasitenvetingut

TË LIDHURA

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para
Aktualitet

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”
Aktualitet

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”
Aktualitet

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025
Next Post
Foto/  Deputeti i LSI-së kundër Kryemadhit, ja çfarë bën

Foto/ Deputeti i LSI-së kundër Kryemadhit, ja çfarë bën

Hajdarmataj u shkarkua për kokainën e Durrësit?

Hajdarmataj u shkarkua për kokainën e Durrësit?

Foto/Flamuri shqiptar po tërbon Serbinë, ja arsyeja

Foto/Flamuri shqiptar po tërbon Serbinë, ja arsyeja

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025




TË FUNDIT

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi
Bota

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi

by mirseda
22:40 | 27/05/2025
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën Trump, e kanë rritur me një nivel paralajmërimi udhëtimet për...

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

22:38 | 27/05/2025
Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com