Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Gjykata Kushtetuese e la në fuqi, reagon ashpër Human Rights Watch: Marrëveshja Rama- Meloni shkel ligjin ndërkombëtar

2 vjet ago
in Politikë

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë deklaroi pak ditë më parë se sipas opinionit të saj, marrëveshja mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Italisë për krijimin e një kampi të procesimit të refugjatëve në Shqipëri për llogari të shtetit italian është në përputhje me kushtetutën shqiptare por organizata prestigjioze ndërkombëtare Human Rights Watch duket se mendon ndryshe. Sipas saj, marrëveshja në fakt shkel ligjin ndërkombëtar, i cili është i detyrueshëm për Shqipërinë dhe, në hierarkinë e ligjeve, qëndron më lartë se sa Kushtetuta e Shqipërisë.

Human Rights Watch, me seli në Nju Jork, e cila, mes të tjerash, ka fituar edhe Çmimin Nobel për Paqe, njihet për aktivizmin e saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Shqipëri gjatë regjimit komunist apo të drejtat e qytetarëve të Kosovës gjatë regjimit të Milosheviçit, kritikoi të enjten vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për konfirmimin e vlefshmërisë kushtetuese të marrëveshjes.

“Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë shkel ligjin ndërkombëtar dhe është abuzive në shumë aspekte, përfshirë potencialin për të krijuar situatë ligjore të ngrirë për njerëz në nevojë,” shkruhet në deklaratë. “Megjithatë, plani për të ndaluar në Shqipëri njerëz të shpëtuar në ujërat e Italisë në Detin Mesdhe duket se po ecën përpara,” shkruhet më tej në deklaratë.

“Plani ngre shumë pyetje. Si do t’ia bëjnë anijet italiane të shpëtimit për të zbarkuar në Shqipëri në vend që të zbarkojnë në portin më të afërt në Itali dhe si do të ndikojë kjo në operacionet e kërkim-shpëtimit në Mesdhe? A mos do të ndahen familjet? Ku dhe si dhe nga kush do të identifikohen burrat “vulnerabël”? Si do të garantojnë autoritetet italiane procedura të ndershme azili apo rivlerësim gjyqësor të ndalimeve që do të bëhen në Shqipëri?”

Shqipëria është një vend që ka vuajtur shkeljen e të drejtave të njeriut, duke detyruar shumë të arratisen nga vendi për t’i shpëtuar persekutimit. Një nga personat që kanë përjetuar një situatë të tillë është edhe kryemnistri aktual, i cili u largua në Francë pasi u dhunua në Tiranë në vitin 1996. Human Rights Watch denoncoi dhunën ndaj Ramës në mënyrë të përsëritur në atë kohë. Sipas ligjit ndërkombëtar, persona të tillë kanë të drejtë të banojnë në një vend tjetër dhe vendi pritës ka detyrimin të sigurojë mbrojtje dhe mbijetesë për ta.

Marrëveshja Rama-Meloni ka ngritur shqetësime jo vetëm se të drejtat e azilkërkuesve mund të dhunohen nga mbajtja e tyre në Shqipëri, por edhe për shkak të përgjegjësisë potenciale ligjore të Shqipërisë për këto dhunime./Birn/

TË LIDHURA

Politikë

Rama për protestën e Zvërnecit: Mjaft i paguam haraç budallallëkut, bota do na vlerësojë

14:02 | 06/06/2026
Politikë

Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Gonxhja: Duhet reflektim i thellë

13:44 | 06/06/2026
Politikë

Rama në Vlorë: Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë, historia e ka treguar këtë gjë

21:10 | 05/06/2026
Next Post

Dëshironte transferimin te Atletico Madrid, sulmuesi i Juventusit i zhgënjyer

‘Qenka injorante ajo’, Meri ‘shpërthen’ ndaj Eglës: Nuk i flas më

Identifikohen viktimat e ngjarjes në Korçë, flet djali i të moshuarës: Të shtunën bisedova me motrën, ishin mirë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ekstradohet në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet për grabitjen me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari

by mirseda
14:19 | 06/06/2026
0

Vrasja e një 65-vjeçari në Selanik, konkretisht në Tumba, në vitin 2013, po rikthehet në qendër të...

“La pas një foshnjë 8-muajshe”/ Hapet GoFundMe për familjen e policit të vrarë Enea Mekolli

14:04 | 06/06/2026

Rama për protestën e Zvërnecit: Mjaft i paguam haraç budallallëkut, bota do na vlerësojë

14:02 | 06/06/2026

Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Gonxhja: Duhet reflektim i thellë

13:44 | 06/06/2026

Zemërimi qytetar vijon protestat, sot tubimi i radhës në Bulevard

13:22 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com