Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Gjici kërkon trajner, por trajnerin do që ta bëjë vetë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Gjici kërkon trajner, por trajnerin do që ta bëjë vetë

Safet Gjicin nuk e kënaq askush. Ai është një mësues i rreptë dhe notën 10 ia jep vetëm vetes. Presidenti i Kukësit e donte me shpirt trajnerin Mladen Milinkovic (sado qesharake apo e pavend që duket kjo), trajner i cili pati fatin të vazhdonte punën edhe pas humbjesh apo barazimesh të turpshme gjatë këtij sezoni, por në fund numri 1 i klubit verilindor u rikthye në identitet.

Milinkovic jepte dorëheqjen, Gjici nuk ia pranonte. E paimagjinueshme, apo jo? Sigurisht, por kjo zgjati pak, sepse Gjici bëri atë që di të bëjë më mirë: të largojë trajnerë. E bëri pa iu dridhur qerpiku, edhe kur njëri nga anëtarët e stafit teknik ia tha troç, si me një shigjetë të helmuar, pa kompromis, por me sinqeritet dhe burrëri, se thjesht nuk ka skuadër.

Investimi i fuqishëm që presidenti i Kukësit pati bërë në sezonin e kaluar nuk u përsërit sivjet. (Nuk po flasim për merkaton.) Arsyet i di vetëm ai. Ndoshta u ngop me titullin, ndoshta arka e tij personale mund të jetë tkurrur. I ftohti pas zgjedhjeve bën të vetën, sidomos në një qytet malor dhe pa shumë frymë njerëzish për të ngrohur ajrin dhe stadiumet.

Gjici kërkon shumë dhe vështirë se do të gjejë ndonjëherë një trajner, sepse i duket sikur po zgjedh dhëndrin për ta futur në shtëpi si kollovar. Ai ka shumë kushte, prandaj po vuan. Emra ka pafund, sepse presidenti kuksian përpiqet me kujdes që në medie ta pasqyrojë veten si një njeri i cili nuk mund të punojë dot me shqiptarë dhe se e lusin shumë. Në verë spekulohej se vetëm Lorik Cana mund t’ia bënte qejfin, sepse niveli i skuadrës u rrit shumë dhe duhej një legjendë.

“EDS” ka përmbledhur pesë kritere që duhet të plotësojë trajneri i ri i kampionëve të vendit. Asnjëri nuk negociohet: ose e ke, ose nuk e ke. Me lejen tuaj, urdhëroni:

1-Kontratën e parë mos e lexo fare! Mund të jesh edhe jurist me praktikë kamarieri, por te Kukësi mund të gjesh gjoba me vlerë 500 mijë euro dhe ti e merr vesh nga vjeshta tjetër. Epo, ndodh që të firmosësh në fleta bosh! E qeshura të shton jetën, syri qorr të shton… kontratën!

2-Çfarëdo të ndodhë, rroga nuk kërkohet. Mund të vijë muajin tjetër, mund të shtyhet edhe disa muaj, por e ke të sigurt se do ta marrësh. Kukësi e ka këtë luks. Big up! Një dhallë për klubin!

4-Në mbledhje mos mungo kurrë! Edhe nëse ke fituar tri ndeshjet e fundit me goleada dhe je në krye të klasifikimit, duhet të dëgjosh Gjicin në orën 09:00. Mbledhja mund të zgjasë dy orë, tri, katër apo pesë, ti mos lëviz. Aty mund të flitet edhe për ngrohjen globale, por kjo në të mirë të skuadrës është. Ah, po! Ruaj se merr me vete ndonjë celular. Gjici ka frikë nga spiunët dhe regjistrimet (muhabet austriak ky), edhe pse shumicën e rasteve lajmet i nxjerr vetë.

5-Nëse është minuta 89’ dhe të duhet një gol, mos shih nga qielli, por nga Gjici! Zoti nuk të ndihmon dot në ato çaste, Gjici po. Licenca e trajnerit në Shqipëri nuk ka ndonjë vlerë – e merr kushdo – dhe presidenti e di mirë këtë. Ai mund të thotë “dua 3-5-1” dhe e harron një lojtar nga 11-shi, por zgjidhjen për të gjetur golin e gjen gjithmonë.

6-Po fitove titullin, falendero publikisht Gjicin dhe mos bëj asnjë deklaratë shtesë. Madje, nëse gjatë vitit ke folur shumë në medie dhe e ke shitur veten si trajner të madh, bëj gati valixhet. Titujt i fiton vetëm presidenti. Ti mund të jesh trajner, por më shumë ke rolin e psikologut të lojtarëve. Thuaj “po, po, po” dhe rinovon kontratën.

Sot Gjici spekulohet se mori një kartolinë për festat e fundvitit nga një mik i vjetër. Ky përpiqej ta këshillonte për trajnerin e ri. Presidenti i ktheu përgjigje gjithashtu me kartolinë:
“Bakllavaja petë-petë,
Mos fol fare, se e di vetë”.

Tags: bëjëGjicikerkontrajnertrajnerinvetë

TË LIDHURA

Nuk i ka paguar ish-partneres mbështetjen financiare, gjykata në Brazil lëshon urdhër-arrestin për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit
Sport

Nuk i ka paguar ish-partneres mbështetjen financiare, gjykata në Brazil lëshon urdhër-arrestin për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit

13:45 | 18/09/2025
“Shqipëria do të bëjë histori”/ Zabaleta tregon sfidat dhe ambiciet me Kombëtaren kuqezi: Si lindi miqësia me Sylvinhon
Sport

“Shqipëria do të bëjë histori”/ Zabaleta tregon sfidat dhe ambiciet me Kombëtaren kuqezi: Si lindi miqësia me Sylvinhon

13:22 | 18/09/2025
Largohet nga Arsenali, mbrojtësi kuqezi firmos me skuadrën e re
Shqipëria

Largohet nga Arsenali, mbrojtësi kuqezi firmos me skuadrën e re

19:10 | 17/09/2025
Next Post
Lubonja: Diplomatëve të huaj nuk u intereson demokracia shqiptare

Lubonja: Kryeprokurorja do bëjë ndryshime, por jo drejtësi

Arbër Pajaziti zgjidhet kryetar i APN-së në Bujanoc

Arbër Pajaziti zgjidhet kryetar i APN-së në Bujanoc

Benzema “mërzit” Perezin, Arsenal gati të përfitojë

Benzema “mërzit” Perezin, Arsenal gati të përfitojë

JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!
Aktualitet

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!

by mirseda
15:10 | 18/09/2025
0

Skemat piramidale janë kthyer në një problem. Qindra shtetas shqiptarë kanë rënë pre e mashtrimeve duke u...

Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”

Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”

15:07 | 18/09/2025
Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

15:04 | 18/09/2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

15:01 | 18/09/2025
Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

14:23 | 18/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com