Lionel Mesi është bërë protagonist në Amerikën Latine teksa ka ndihmuar në sigurimin e një numri prej 50 mijë vaksinash, që do të nevojiten për vaksinimin e të gjithë futbollistëve.
Me anë të tre fanellave të dhuruara drejtorëve të firmës kineze të vaksinave “Sinovak”, Mesi ka bërë të mundur sigurimin e një doze të konsiderueshme vaksinash për vendet e origjinës së tij.
“Drejtorët e Sinovah shprehën admirimin e tyre për Lionel Mesin, i cili me mirësi dërgoi tre fanella të nënshkruara për ta”, u shpreh në “Twitter”, kreu i federatës së futbollit në Amerikën e Jugut, Gonzalo Beloso.
Vaksinimi do të fillojë nga kategoria e parë në futbollin argjentinas dhe më pas do të shtrihet në të gjithë kontinentin, ku synimi është që të vaksinohen të gjithë futbollistët.
Al anunciar las 50.000 dosis de vacuna para @CONMEBOL, quiero contarles que los directivos de @Sinovac manifestaron su admiración por Lionel Messi, quién con toda predisposición nos envió 3 camisetas para ellos. Así que el también es parte de este logro!!#Elfutbolsalvaalfutbol pic.twitter.com/E5gudJ1RR8
— Gonzalo Belloso (@GonzaloBelloso7) April 13, 2021