Basha nga Njësia 11: Nuk kam mikrofon, paskan ikur dritat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal pasditen e sotme në njësinë 11 në kryeqytet, në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa donte të merrte fjalën para qytetarëve të shumtë që kishin dalë për ta pritur, Basha nuk pati mikrofon, për shkak se në zonë mungonte energjia elektrike.

Basha u shpreh se Shqipëria është lënë në errësirë këto 8 vite, dhe mjaftojnë 10 ditë sipas tij që të ndodhë ndryshimi e të ndriçohet vendi.

Lulzim Basha: “Dua t’i falenderoj për pritjen në zonën e Don Boskos, nuk kam mikrofon, sepse më thonë s’ka drita. Siç e kanë lënë 8 vite në errësirë Shqipërinë, por edhe 10 ditë, energjia për ndryshim do e ndriçojë vendin. Bashkë për ndryshim Shqipëria fiton”.