Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Gjermania: Marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe të jetë në harmoni me të drejtën kosovare

5 vjet ago
in Rajoni
Gjermania: Marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe të jetë në harmoni me të drejtën kosovare

Marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë duhet të jetë mbi bazën e marrëveshjeve të arritura në vitin 2013 dhe 2015, ka thënë zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha të hënën (28.09.2020) në Berlin, se në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, që po zhvillohet nën drejtimin e BE duhet të shqyrtohen të gjitha çështjet ende të hapura: ”Është shumë e rëndësishme që të dyja palët të punojnë drejt arritjes së kompromisit, pavarësisht nga këndvështrimet e tyre natyrshëm të ndryshme”, tha Seibert.

“Qëllimi është një marrëveshje me të vërtetë gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme ligjërisht për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”. E për të arritur një marrëveshje të tillë, Beogradi dhe Prishtina duhet të shqyrtojnë të gjitha çështjet e hapura,” tha Seibert në konferencën e shtypit në Berlin, duke iu përgjigjur një pyetjeje të DW.

I pyetur mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Seibert kujtoi dy marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut teknik, në prill 2013 dhe gusht 2015. „Për tiparet dhe më pas edhe kompetencat e sakta, duhet rënë dakord saktësisht mbi këtë bazë, dhe ato duhet të jenë në harmoni me të drejtën kosovare”, tha Seibert dhe shtoi: „Kompetencat e Asociacionit janë përshkruar mjaft qartë në këto marrëveshje dhe ato përfshijnë, për shembull: arsimin, shëndetësinë, zhvillimin ekonomik etj.”

Çështje e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është kthyer në “mollë sherri” mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti. Thaçi është i mendimit se kjo temë nuk ka përse të trajtohet në dialogun politik që po zhvillohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas qarqeve diplomatike nga Berlini, çështja e Asociacionit ishte shkaku se përse nuk u zhvillua takimi i radhës Hoti-Vucic, i paraparë për këtë fillim jave në Bruksel.

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është paraparë me një marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel në vitin 2013. Më vonë në vitin 2015, Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni, që fliste për kompetenca ekzekutive. Krahas arsimit, shëndetësisë dhe zhvillimit ekonomik, serbëve u jepej edhe kompetenca e planifikimit urban dhe rural.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në interpretimin e kësaj marrëveshje gjeti që parimet për Asociacionin nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se parimet mund të harmonizohen me akte ligjore të Qeverisë së Kosovës.

Tags: asosacioni i komunave serbekosoveSteffen Seibert

TË LIDHURA

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar. Pritet ekstradimi
Rajoni

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar. Pritet ekstradimi

11:02 | 17/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi Kakavijë–Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi Kakavijë–Janinë

09:01 | 17/12/2025
Donte të shmangte arrestimin, 50-vjeçari gëlltit qesen me heroinë dhe mbytet për vdekje!
Rajoni

Donte të shmangte arrestimin, 50-vjeçari gëlltit qesen me heroinë dhe mbytet për vdekje!

16:37 | 16/12/2025
Next Post
Çfarë pritet të ndodhë sot në orën 17:00? Rama me mesazh ndaj Bashës e Kryemadhit

“Dinë vetëm të nxijnë e të helmojnë miletin”, Rama del me mesazhin e fortë që në mëngjes

I dënuar me 20 vite burg, ekstradohet nga Greqia 37-vjeçari

Kanabis në oborrin e banesës, pranga 59-vjeçarit në Krujë

Kapen 21 emigrantë nga Lindja e Mesme, udhëtonin drejt Bilishtit

Në makinë me 13 sirianë, arrestohet i riu në Elbasan







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kuvendi sot në seancë plenare, shqyrton një sër projektligjesh dhe masat kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Kuvendi sot në seancë plenare, shqyrton një sër projektligjesh dhe masat kundër krimit të organizuar

by mirseda
09:00 | 18/12/2025
0

Kuvendi do të mblidhet sot, më 18 dhjetor 2025, në orën 10:00, në seancë plenare, ku deputetët...

SHBA/ Senati miraton buxhetin rekord të mbrojtjes prej 901 miliardë dollarësh

SHBA/ Senati miraton buxhetin rekord të mbrojtjes prej 901 miliardë dollarësh

08:56 | 18/12/2025
EUROSTAT 2025: Shqipëria me rënien më të madhe të popullsisë në rajon

EUROSTAT 2025: Shqipëria me rënien më të madhe të popullsisë në rajon

08:54 | 18/12/2025
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

23:01 | 17/12/2025
E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

22:35 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com