Kryeministri Edi Rama ka treguar mëngjesin e sotëm rezultatin që kanë dhënë 2 Garancitë Sovrane në mbështetje të sipërmarrësve, për mbrojtjen e vendeve të punës nga kërcënimi i pandemisë.
Në këtë formë ai i jep një shuplakë të fortë të gjithë zërave kritikë ndaj qeverisë.
Rama informon se deri në 1 shtator, janë miratuar 554 kredi për bizneset me një vlerë prej 6.5 miliardë lekë.
Kreu i qeverisë shkruan më tej me anë të një statusi në Facebook se ndryshe nga çfarë u trumbetua prej atyre që dinë vetëm të nxijnë e të helmojnë miletin, 2 Garancitë Sovrane kanë funksionuar mësë miri në mbështetje të sipërmarrjeve.
Statusi
“MIRËMËNGJES
dhe me këto të dhëna mbi 2 Garancitë Sovrane që ndryshe nga çfarë u trumbetua prej atyre që dinë vetëm të nxijnë e të helmojnë miletin, kanë funksionuar më së miri në mbështetje të sipërmarrjeve e të mbrojtjes së vendeve të punës nga kërcënimi iCovid19, ju uroj një ditë të mbarë”.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158188143136523