Një person është therur për vdekje në një dyqan në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur në Elberfeld, Dusseldorf, rreth një orë pas sulmit me thikë në Finlandë.
Forcat speciale dhe policia kanë rrethuar zonën. I dyshuari besohet të jetë fshehur në një nga ndërtesat rreth e rrotull. Një komandant i forcave speciale tha se kërkime po kryen në ndërtesat fqinje.
Mediat lokale kanë raportuar se autori apo autorët e vrasjes ende nuk janë kapur.
Viktima mësohet se është rreth moshës 31 vjeç, ndërkohë edhe një 25 vjeçar ka mbetur i plagosur.
Autoritetet e shumë vendeve janë në alarm pas sulmit me furgon në Barcelonë ku mbetën të vrarë 13 vetë e 100 të tjerë u plagosën ditën e djeshme, si dhe sulmit me thikë sot në Finlandë.