Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermani/ Pse emigrantët janë më të rrezikuarit për humbjen e vendit të punës

5 vjet ago
in Bota
Nga e shtuna, Gjermania fillon rihapjen graduale të kufijve

Që para pandemisë dihej se migrantët më shpesh se gjermanët kanë punuar në punë të pasigurta, me kontrata afatshkurtra apo si punëtorë të huazuar për një kohë të caktuar. Ardhja e krizës së Coronës i goditi ata të parët më shumë, sidomos në valën e parë të lockdownit në Gjermani. 400.000 refugjatët e azilkërkuesit e punësuar aktualisht, sipas studimit të publikuar tani nga Instituti i Studimit të Tregut te Punës e Profesioneve, IAB- pjesë e Agjencisë Federale të Punës – u rrezikuan 3 herë më shumë se gjermanët nga humbja e vendit të punës. Më shumë se 20.000 prej tyre madje e humbën vendin e punës. Po ashtu refugjatët dhe migrantët ishin më shumë të prekur nga kalimi në punën me orar të kufizuar, dhe mund të punonin shumë më pak në shtëpi, kur u vendos kalimi në Home-Office. Por ka edhe një lajm të mirë, këto muaj pas përmirësimit të gjendjes në tregun e punës, një pjesë e tyre sërish ka gjetur punë, nënvizon studimi.

Integrim i ndërprerë

“Punësimi i migranteve dhe migrantëve dhe refugjatëve është më i ndjeshëm ndaj tronditjeve se sa popullsia vendase”, thotë studiuesi i IAB, Herbert Brücker, një nga autorët e studimit.

“Por në momentin që fillon përmirësimi i ekonomisë, edhe ata mund të futen shpejt në procesin e punës.” Shqetësuese për Brücker është, se zhvillimi pozitiv i viteve para pandemisë u ngadalësua ose u ndal prej saj. Kështu kuota e punësimit të refugjatëve, megjithëse u shtua me afër 1% në vitin e pandemisë 2020 krahasuar me vitet para saj, 5%, ajo ishte shumë më e ulët.

“Ne ndërpresim kështu procesin e integrimit”, thotë Brücker. Për shembull shumë programe për refugjatët, si programe integrimi apo të gjuhës gjermane për shkak të Coronës u ndërprenë. “Kjo në plan afatgjatë do të ketë pasoja negative.”

Për Mosjkan Ehrarin nga organizata “Handbook Germany” humbja e vendit të punës shkakton frikë tek migrantët. “Ne marrim ndërkohë shumë kërkesa nga njerëz që thonë, kam humbur vendin e punës, dhe kam frikë, se kjo do të ketë efekt tek leja e qëndrimit.” Më të prekurit janë ata me qëndrim “duldung” -leje e posaçme e përkohshme që jepet për arsye të caktuara. Sipas IAB, 200.000 vetë në Gjermani e kanë këtë leje qëndrimi.

Nga viti 2020 në Gjermani është në fuqi ligji për punësimin për personat me “Duldung”. Sipas ligjit këta persona mund të qëndrojnë në Gjermani, nëse kanë një punë të rregullt me sigurime sociale. Por sipërmarrësi Gottfried Härle është kritik. Zbatimi i këtij ligji nuk ka sjellë ndonjë përmirësim ligji ka “shumë barriera burokratike dhe është më shumë i orientuar nga lehtësimi i dëbimit dhe jo krijimi i perspektivave të qëndrimit”, thotë ai.

Në punishten e tij të birrës në Allgäu, Härle punëson 35 punëtorë, 5 janë refugjatë. Bashkë me sipërmarrës të tjerë gjermanë ai angazhohet në iniciativën “E drejtë qëndrimi për punë”. Kjo iniciativë lindi si pasojë e pakënaqësisë së sipërmarrësve, pasi ndodhte “që refugjatë të integruar mirë herë pas here merreshin dhe dëboheshin nga vendi i punës”, rrëfen Härle, por në kohën e pandemisë, kjo u rrallua për shkak se ka pasur më pak fluturime.

Imigrimi vazhdon të rritet

Kur humbasin vendin e punës, migrantët kanë vështirësi të tjera, edhe kur nuk janë të prekur drejtpërdrejt nga dëbimi. Humbja e vendit të punës vë në lëvizje një “rreth vicioz burokratik”, thotë Mosjkan Ehrari nga organizata “Handbook Germany”. Shumë zyra janë të mbyllura tani për shkak të pandemisë.

Refugjatët ndodhen “shpesh para dyerve të mbyllura, nuk marrin dot orare me prezencë dhe duhet të plotësojnë formularë të komplikuar, që shpesh nuk i kuptojnë, dhe shumicën e rasteve në gjermanisht.”

Por megjithë vështirësitë tani në kohë të Coronës kjo nuk e ndryshon trendin afatagjatë të imigrimit, thotë eksperti i tregut të punës, Herbert Brücker. Për shkak të ndryshimit demografik Gjermania është e varur nga ardhja e fuqisë punëtore të kualifikuar. Madje edhe në vitin e Coronës 2020 ka pasur një emigracion neto prej 250.000 migrantësh, “që në masë jo të vogël është futur edhe në punë”, thotë Brücker. /Marrë nga DW/

 

 

Tags: gjermanipandemivendet e punes

TË LIDHURA

Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Zelensky: Gati për paqe, jo për dorëzim
Bota

Plani i Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Zelensky: Gati për paqe, jo për dorëzim

09:12 | 20/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë
Bota

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin
Bota

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Next Post
Zgjedhjet/ Partia Demokratike mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar më 16 maj

PD mbledh Kryesinë dhe Këshillin/ A do hapen sot debatet në selinë Blu?

Dhimbja e kokës, a mund ta parandalojmë me ushqime

Dhimbja e kokës, a mund ta parandalojmë me ushqime

10 shprehje nga H. L. Borges, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga H. L. Borges, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë
Aktualitet

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

by mirseda
11:43 | 20/11/2025
0

Përveç masës për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra dhe i është bllokuar pasaporta,...

GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS

GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS

11:37 | 20/11/2025
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, i bllokon edhe pasaportën

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, i bllokon edhe pasaportën

11:23 | 20/11/2025
Shkumbini del nga shtrati brenda argjinaturës, rrezik për tokat e Çermë Shkumbinit

Shkumbini del nga shtrati brenda argjinaturës, rrezik për tokat e Çermë Shkumbinit

10:55 | 20/11/2025
700 familje shqiptare për deportim, The Guardian: Tensione mes Tiranës dhe Londrës

700 familje shqiptare për deportim, The Guardian: Tensione mes Tiranës dhe Londrës

10:52 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com