Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjenocidi i Srebrenicës: Një pasqyrë për të gjithë evropianët

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, TT, W-Instant
11 fazat e gjenocidit, si serbët shkaktuan masakrën e Srebrenicës!

Nga Dunja Mijatovic ”Open Democracy”

Nermin Subasiç ishte vetëm 19 vjeçe, kur grupet paramilitare serbe e masakruan në Srebrenicë. Por ajo nuk ishte e vetmja. Më shumë se 8.300 burra, gra dhe fëmijë u masakruan brutalisht gjatë gjenocidit të Srebrenicës, një nga faqet më të errëta të historisë së re të Evropës.

Po të mos ishte për organizatat “Nënat e Srebrenicës” dhe “Zepa”, historitë e tyre do të ishin harruar. Këto nëna, bashkëshorte dhe motra i fshinë lotët, dhe i vunë vetes një qëllim. Duke mos kërkuar hakmarrje, për 24 vjet rresht, ato kanë kërkuar vazhdimisht drejtësi. Dhe kanë një mesazh për ne:ndaloni dehumanizimin e tjetrit.

Shumë nuk e njohin, apo nuk duan të dinë mbi gjenocidin e Srebrenicës. Të tjerë mendojnë se ishte një çështje lokale, një aksident historik, që nuk ka rëndësi për pjesën tjetër të botës. Mendime të tilla nuk lindin nga indiferenca apo relativizmi:ato zbulojnë ndjenjën anti-muslimane, që është aq e zakonshme në Evropë.

Gjenocidi i Srebrenicës, kishte padyshim një prapavijë fetare. Ato qenie njerëzore, u vranë vetëm sepse ishin myslimanë. Dhe kjo ndodhi me pjesëmarrjen e një komuniteti ndërkombëtar pasiv, që edhe pse dinte se çfarë po ndodhte, zgjodhi të qëndrojë mënjanë.

Në këtë kuptim, gjenocidi i Srebrenicës është një pasqyrë në të cilën të gjithë ne evropianët duhet të shohim veten dhe të ulim kokën. Sigurisht, Evropa nuk është në prag të një Srebrenice tjetër që do të ndodhë së shpejti. Megjithatë, ringjallja e lëvizjeve nacionaliste në mbarë kontinentin tonë, dhe vetëshpallja e tyre si mbrojtës të një “Evrope të krishterë të vlerave tradicionale”, nuk përputhet me të ardhmen paqësore të shoqërisë sonë.

Në këtë kontekst, myslimanët janë sërish shënjestra e preferuar jo vetëm e grupeve ekstremiste, por edhe e politikanëve kryesorë. Për shekuj me radhë, evropianët i kanë parë myslimanët me një sy tjetër. Por sidomos pas vargut të akteve terroriste, që filluan me sulmet në Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork më 11shtator 2001, të gjithë myslimanët janë damkosur njëlloj si ekstremistë, dhe po jetojnë në shoqëri gjithnjë e më armiqësore ndaj tyre.

Gjatë 2 dekadave të fundit, raporte të ndryshme kanë ngritur alarmin mbi rritjen e ndjenjave dhe praktikave anti-myslimane në Evropë. Megjithatë, përkundër dëshmive bindëse, situata nuk është përmirësuar. Një raport i ekspertëve të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës, i bërë publik disa javë më parë, e ka konfirmuar këtë, dhe ka shprehur shqetësim mbi forcimin e ndjenjave anti-myslimane në shumicën e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

Në shumë vende evropiane, gratë myslimane sulmohen shpesh vetëm pse kanë shami në kokë. Ndërkohë janë sulmuar xhami, dhe janë përdhosur varreza myslimanësh. Praktikat diskriminuese, e bëjnë më të vështirë për myslimanët gjetjen e një pune, shtëpie apo marrjen e shtetësisë së vendit ku kanë emigruar prej vitesh.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit, ndalojnë ende në kufi myslimanët, bazuar vetëm në paraqitjen e tyre fizike. Meqënëse shumica e emigrantëve të rinj vijnë nga vendet me shumicë myslimane, ata përballen me të njëjtin mosbesim dhe dyshim, që myslimanët evropianë e kanë vuajtur për dekada me radhë.

Dhe nuk janë vetëm myslimanët. Incidentet të ngjashme, vazhdojnë të trazojnë jetën e hebrenjve dhe romëve, të cilët gjithashtu janë ndër shënjestrat e preferuara të atyre që ende e ndajnë njerëzimin në “raca”, klasa dhe hierarki.

Unë u rrita në një vend që nuk ekziston më, për shkak të atyre që ndezën flakët e urrejtjes dhe të ndarjes etnike. Unë pashë brutalitetin dhe gjakderdhjen e nacionalizmit të shfrenuar, përçarjen që mbjell ai, dhe mënyrat delikate përmes të cilave josh njerëzit me premtime të rreme.

Historia duhet të na kishte mësuar, se një situatë e tillë vetëm sjell shkatërrim. Megjithatë, duket se nuk kemi mësuar sa duhet. Nëse duam ta ndryshojmë këtë prirje të rrezikshme, duhet të nxëmë më mirë leksionet e duhura nga gjenocidi i Srebrenicës.

Ai nuk ndodhi rastësisht, dhe filloi shumë përpara se tmerri i tij të bëhej i dukshëm. Ai nisi kur qeniet njerëzore nisën të veçohen, për shkak të identitetit të tyre. Dhe mori formë me diskursin publik që i dehumanizoi dhe margjinalizoi zërat e tjerë kritikë.

Ajo mori formën e vet përfundimtare në akte të qëllimshme, që synonin të asgjësonin një grup njerëzish, para syve të atyre që nuk ndiheshin të shqetësuar nga kjo situatë. Ashtu si me çdo gjenocid tjetër, ajo që ka ndodhur në Srebrenicë, ka një domethënie që shkon përtej kufijve të vendit ku ndodhi.

Ajo na rrëfen një histori paralajmëruese, që na thotë se nëse pranojmë, falim ose injorojmë sulmet kundër grupeve të caktuara të njerëzve, shoqëritë tona do të sigurojnë një terren pjellor për rritjen e farave të urrejtjes. Mesazhi i “Nënave të Srebrenicës”, është se që ne nuk duhet ta bëjmë sërish atë gabim.

Ato na thonë që nëse duam të jetojmë si të barabartë në diversitet, nëse duam të jetojmë të lirë nga indoktrinimi, urrejtja dhe dhuna, nëse duam që brezat e ardhshëm të kenë të njëjtat shpresa dhe pritshmëri si ne, atëherë duhet të ngrihemi që sot në këmbë dhe t’i mbrojmë këto vlera.

Ne duhet të mbrojmë vlerat dhe parimet e barazisë, respektit, diversitetit dhe gjithëpërfshirës, mbi të cilat bazohet vetë Evropa. Ka ardhur koha të marrim anë në këtë përballje, dhe të punojmë bashkë për të zëvendësuar “farat” e urrejtjes, me ato të respektit./ TIRANA TODAY

Tags: anti-muslimaneevropianetgjenocidit të Srebrenicëspasqyre

TË LIDHURA

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur
Bota

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur

08:31 | 31/07/2025
Trump arrin marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut, i vendos tarifa prej 15%
Bota

Trump arrin marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut, i vendos tarifa prej 15%

08:29 | 31/07/2025
Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael
Bota

Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael

08:24 | 31/07/2025
Next Post
Gruevski në arrati, fotografohet me një super femër në Hungari

Gruevski në arrati, fotografohet me një super femër në Hungari

“Rrëzimi” i Gjinushit, Akademia e Shkencave mbledhje të jashtëzakonshme

“Rrëzimi” i Gjinushit, Akademia e Shkencave mbledhje të jashtëzakonshme

Njihuni me 10-vjeçaren që solli paqen mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Ftohtë

Njihuni me 10-vjeçaren që solli paqen mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Ftohtë

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur
Bota

Rusia sulmon Kievin gjatë natës, të paktën 6 të vdekur

by mirseda
08:31 | 31/07/2025
0

Rusia ka ndërmarrë një sulm të përbashkët me raketa dhe dronë ndaj Kievit, duke shkaktuar vdekjen e...

Trump arrin marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut, i vendos tarifa prej 15%

Trump arrin marrëveshje tregtare me Korenë e Jugut, i vendos tarifa prej 15%

08:29 | 31/07/2025
Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

08:26 | 31/07/2025
Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael

Marrëveshja për armëpushimin në Gaza/ I dërguari special i Trump, Steve Witkoff udhëton sot për në Izrael

08:24 | 31/07/2025
Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

Degjeneron në dhunë masive protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Angola, 22 të vdekur. Mes viktimave, një oficer policie

08:19 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com