Çfarë do të bënit po të gjenit në rrugë një portofol me 1.100 euro brenda?
Me siguri, edhe nëse do vendosnit ta kthenit, do mendoheshit dy herë. Por, nuk është ky rasti i këtij kuksiani, i cili quhet Azem.
Ai ka gjetur në qytetin e Pogradecit një portofol, i cili i përket një shtetasi gjerman dhe e ka kthyer atë të paprekur.
Portofoli kishte brenda 1.100 € dhe dokumentet e gjermanit, patentë, kartë ID e pasaportë.
Lajmi është publikuar nga mediat lokale dhe po bën bujë në rrjet. Sigurisht, njerëz si Azemi janë për t’u marrë shembull që Shqipëria të bëhet më e mirë.