Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

GJED rrëzon ligjin gjerman për ruajtjen e të dhënave

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
GJED rrëzon ligjin gjerman për ruajtjen e të dhënave

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) konstatoi se ruajtja e të dhënave në Gjermani nuk është në përputhje me ligjin e BE-së. Qeveria gjermane tani do të përpilojë një ligj të ri për telekomunikacionin.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) në Luksemburg konstatoi se ofruesit e shërbimeve të internetit dhe telefonisë nuk duhet t’i ruajnë pa shkak të dhënat e komunikimit të qytetarëve. Kush mban informacione kaq të ndjeshme për qytetarët mund të krijojë ide për zakonet dhe personalitetin e secilit dhe të mësojë shumë për jetën private. Ky cenim i privatësisë nuk është në përputhje me ligjin evropian, thuhet në një vendim të GJED-së, të publikuar të martën, 20.09.2022 në Luksemburg.

Sipas vendimit del në pah se ligji gjerman i komunikacionit cenon privatësinë e qytetarëve. Sipas ligjit, operatorët e internetit dhe telefonisë duhet t’i ruajnë për katër deri në dhjetë javë informacione të tilla se kush, kur, ku dhe me kë ka folur në telefon, ose prej cilës adresë IP ka hyrë në internet. Prej vitit 2015 kur ka hyrë ligji në fuqi, ekziston një betejë gjyqësore e  operatorëve të telefonisë e internetit me shtetin gjerman. Për këtë arsye, prej vitit 2017 ligji nuk praktikohej. Kompania kryesore gjermane e telekomunikacionit, Deutsche Telekom, dhe ofruesi i shërbimit të internetit, SpaceNet AG, ishin ankuar sërish në Gjykatën Federale Administrative, e cila iu drejtua GJED-së.

Kërkohet ligj i ri  

Politika tani duhet të vendosë një ligj të ri për ruajtjen e të dhënave. Nga reagimet e para të ministrave të koalicionit tripartiak të qendrës së majtë, doli në pah se nuk ekziston ende një qëndrim i harmonizuar. Ministri liberal i Drejtësisë, Marco Buschmann, ( FDP) e përshëndeti vendimin. Në një mesazh publikuar në rrjetin social Twitter, ai tha të martën se është “një ditë e mirë për të drejtat e qytetarëve” dhe  se ky vendim hap rrugën për rregulloren e re. “Ruajtja e të dhënave pa shkak është e paligjshme në Gjermani. Tani do të heqim me shpejtësi dhe përfundimisht mbajtjen e pajustifikuar të të dhënave nga ligji,” shkroi Buschmann. Buschmann favorizon atë që quhet “ngrirje të menjëhershme të të dhënave”. Kjo bëhet për të parandaluar krime të rënda, si sulme terroriste ose dhunën seksuale ndaj të miturve dhe përhapjen e pornografisë me fëmijë.

Ndërsa ministrja gjermane e punëve të brendshme, Nancy Faeser, nga Partia Socialdemokrate, u shpreh për të shfrytëzuar hapësirat që lejon vendimi i ri: “GJED e përcaktoi shumë qartë, se cilat të dhëna duhen të ruhen për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe për luftimin e kriminalitetit të rëndë. Dhe ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha hapësirat e mundshme”, tha Faser para gazetarëve në Berlin.

Po të martën, GJED mori një vendim të ngjashëm edhe për Francën. Shtetet anëtare të BE-së kanë argumentuar vazhdimisht në GJED se hetuesit kanë nevojë për akses në të dhënat e komunikimit. Megjithatë, në vitin 2020, gjykata me qendër në Luksemburg vendosi se ruajtja e të dhënave të komunikimit të qytetarëve, edhe nëse nuk ruhet përmbajtja e komunikimit, është përgjithësisht e paligjshme. /DW

Tags: gjermaniGjykata Evropiane e Drejtësisëruajtja e të dhënave

TË LIDHURA

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Bota

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!
Bota

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Next Post
AKU paralajmëron qytetarët: Mos i konsumoni këto produkte, kthejini ku i keni blerë

AKU paralajmëron qytetarët: Mos i konsumoni këto produkte, kthejini ku i keni blerë

Shakira “makthi” i partneres së Pique-s! Reagimi i papritur i saj kur përmendet emri i këngëtares

Shakira "makthi" i partneres së Pique-s! Reagimi i papritur i saj kur përmendet emri i këngëtares

Pse l*fta në Ukrainë do të ndikojë pozitivisht për Shqipërinë

Pse l*fta në Ukrainë do të ndikojë pozitivisht për Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com