Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjashtë arsyet, pse satelitët e kanë bërë botën një vend më të mirë

4 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, Teknologji
Gjashtë arsyet, pse satelitët e kanë bërë botën një vend më të mirë

Nga: Ciara McGrath “The Conversation”

Gati 3.000 anije kozmike operacionale sillen rreth orbitës së planetit tonë. Ky numër po rritet vazhdimisht, falë materialeve më të lira, dhe satelitëve më të vegjël. Pasja e shumë satelitëve në orbitë mund të krijojë probleme, duke përfshirë mbeturinat hapësinore, dhe mënyrën se si ato ndryshojnë panoramën e qiellit natën.

Por satelitët ofrojnë një shërbim jetik për ne. Shumë njerëz janë të njohur me sistemin GPS, i cili na ndihmon të orientoheshin gjatë udhëtimeve me makinë. Po ashtu satelitët na japin të dhëna të rëndësishme për parashikimin e motit. Ndërkohë, ata ndikojnë mbi jetën tonë në shumë mënyra të ndryshme, dhe disa nga këto mund t’ju befasojnë.

  1. Ndikojnë tek mënyra sesi i shpenzojmë paratë

Pavarësisht nëse e paguani kafen e mëngjesit me kartë, apo me para të thata të tërhequra nga një bankomat, asnjë prej tyre nuk do të ishte e mundur pa satelitët. Në fakt, të gjitha transaksionet financiare – nga transaksionet miliarda dollarëshe të tregut të aksioneve, te pajtimi juaj mujor në Netflix – mbështeten tek vendndodhja satelitore.

Sistemet satelitore të navigimit global,udhëtojnë rreth 20.000 km mbi sipërfaqen e Tokës dhe komunikojnë vazhdimisht me telefona dhe kompjuterë për t’u treguar atyre saktësisht se ku ndodhen dhe sa është ora. GPS, një sistem amerikan, është më i njohuri nga këto, por edhe Galileo i Evropës dhe sistemi ruse GLONASS, ofrojnë shërbime të ngjashme.

  1. Shpëtojnë jetë

Shumë njerëz do të kenë dëgjuar për fatkeqësi natyrore si zjarret nëpër pyje dhe stuhitë tropikale, që mjerisht janë duke u bërë më të shpeshta dhe më shkatërruese, për shkak të ndryshimit të klimës. Fatmirësisht, satelitët na ofrojnë një mënyrë për t’i monitoruar këto katastrofa, studiuar sjelljen e tyre, dhe madje mbështesin reagimin dhe përpjekjet tona për t`a menaxhuar situatën.

Kompania gjermane, Orora Tech,po përdor të dhëna nga një sërë anijesh kozmike për të zbuluar vatrat e zjarrit sa më shpejt që të jetë e mundur. Ajo përdor imazhet me rreze infra të kuqe për të identifikuar vatrat teksa ato shfaqen, matjet e erës për të parashikuar drejtimin nga do shkojë flaka,dhe hartat e terrenit dhe bimësisë për t’i ndihmuar zjarrfikësit në operacionet e tyre për vënien nën kontroll dhe më pas fikjen e tyre.

Të dhënat nga satelitët, përdoren edhe për të monitoruar stuhitë tropikale, parashikuar trajektoren e tyre, dhe për t’i ndihmuar komunitetet të përgatiten për të shmangur më të keqen. Në vitin 2000, 17 vende ranë dakord që të ndajnë falas të dhënat satelitore në raste urgjente. Deri më tani, ka pasur gati 700 përdorime të kësaj marrëveshje për të ndihmuar reagimet ndaj katastrofave në 126 vende të botës, duke u mbështetur në të dhënat e më shumë se 60 satelitëve.

  1. Mbështesin zbardhjen e të vërtetave dhe atë që është e drejtë

Satelitët veprojnë në territorin e askujt, me asnjë vend apo entitet që mund ta pretendojë si të tijin një rajon të hapësirës. Për këtë arsye, satelitët mund të fotografojnë çdo cep të globit, ndryshe nga avionët apo dronët, të cilëve mund t’u duhet leje për të hyrë në hapësirën ajrore të një vendi tjetër.

Shumica e satelitëve veprojnë afër Tokës, vetëm 300 km deri në 1000 km mbi kokat tona, dhe u duhen vetëm 90 minuta që të përfundojnë një rrotullim të plotë rreth Tokës. Me gati 3000 satelitë sipër nesh, është shumë e vështirë t’u fshihesh tyre.

Për këtë arsye, të dhënat satelitore janë bërë një burim jetik për aktivistët e shoqërisë civile, gazetarët dhe hetuesit. Ato i kanë fuqizuar komunitetet lokale për të adresuar problemet e shpyllëzimeve të paligjshme, kanë mundësuar ndjekjen penale të kriminelëve të luftës dhe kanë zbuluar mashtrime qeveritare siç është rrëzimi i avionit të linjës Malaysia Airlines MH17.

  1. Ndihmojnë në ndalimin e veprimtarisë së piratëve në det

Të gjitha anijeve mbi një madhësi të caktuar, u kërkohet që të transmetojnë pozicionin e tyre në pak minuta. Afër bregut, këto sinjale mund të zbulohen nga antenat në tokë. Por kur anijet janë në det këto sinjale mund të merren vetëm nga satelitët dhe natyrisht, nga anijet e tjera afër tyre.

Piratët, peshkatarët e paligjshëm apo kontrabandistët do t’i fikin pajisjet e tyre ndriçuese gjatë natës,për të shmangur zbulimin. Për fat të mirë, imazhet satelitore me rezolucion të lartë mund të identifikojnë anijet pavarësisht detit të errët përreth, duke përdorur një teknikë të quajtur radari sintetik me hapje.

  1. Identifikimi i specieve të rrezikuara

Siç mund t’a imagjinoni, numërimi i kafshëve është një punë shumë e vështirë. Kjo gjë është vështirësuar akoma me tepër tek kafshët që jetojnë në vende të largëta, që janë të vështira për t`u arritur. Për t’u përballur me këtë sfidë, ekspertët analizojnë imazhet satelitore për të vlerësuar madhësinë e kolonive të pinguinëve, duke matur sasinë e guano (jashtëqitjes së tyre në akull. Kohët e fundit, duke përdorur po të dhënat satelitore me rezolucion të lartë, shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë dhe numërojnë kafshë individuale, si balenat dhe elefantët.

  1. Përdoren për kërkimin e jetës në Univers

Shumë nga satelitët që rrotullohen rreth Tokës, janë të pajisur me teleskopë që shohin në hapësirën e thellë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kërkimin e shkencëtarëve për ekzoplanetët, planetë që rrotullohen rreth yjeve të tjerë përtej sistemit tonë diellor. Shpresa është që disa nga këta planetë mund të jenë si Toka jonë, dhe të aftë që të presin jetën jashtëtokësore.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/six-ways-satellites-make-the-world-a-better-place-154760

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: 6 arsyejete me te miresatelitet

TË LIDHURA

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza
Bota

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

20:13 | 24/05/2025
Stuhia e fuqishme godet këtë vend, përmbytje dhe reshje të dendura shiu
Bota

Stuhia e fuqishme godet këtë vend, përmbytje dhe reshje të dendura shiu

16:00 | 24/05/2025
Abuzonte seksualisht me pacientet, vihet në pranga mjeku
Bota

Abuzonte seksualisht me pacientet, vihet në pranga mjeku

14:03 | 24/05/2025
Next Post
Morën peng anijen e mallrave, arrestohen 7 shqiptarë në Britaninë e Madhe

Morën peng anijen e mallrave, arrestohen 7 shqiptarë në Britaninë e Madhe

Ahmet Zogu dhe heronjtë që vetëkrenohen

“Dajë” Edi dhe “teze” Tirja

Vendi në luftë me COVID-19, Basha bën lëvizjen strategjike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Lulzim Basha takohet me Fatmir Mediun në selinë e PD-së

JU REKOMANDOJMË

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

20:17 | 24/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com