Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gianni Pitella: BE në krizë, i duhet të ndryshojë të gjithë strukturën  

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT
Gianni Pitella: BE në krizë, i duhet të ndryshojë të gjithë strukturën  

Era në Evropë po ndryshon. Pas katastrofës së Brexit, qytetarët janë më të vetëdijshëm se kurrë për nevojën e një Evrope më të fortë. Po krijohet një moment i ri pozitiv evropian.

Por, që ai të jetë joshës, ne duhet të përmbushim pritshmëritë e votuesve me veprime, dhe jo vetëm me fjalë. Pas zgjedhjeve të kësaj vjeshte në Gjermani dhe Austri, nuk do të kemi më asnjë justifikim për vonesën, dhe mbeten vetëm 18 muaj për t’u paraqitur sërish në zgjedhjet evropiane të vitit 2019. Bashkimi Evropian, duhet të përditësojë funksionin e tij kryesor. Ne nuk duam vetëm “skenarë” abstrakte për të ardhmen e unionit.

Problemi është Këshilli Evropian

Ne shqetësohemi për substancën, dhe presim – kërkojmë – që Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker të tregojë guxim dhe vizion në fjalimin e tij vjetor. Thënë sinqerisht, problemi i vërtetë në BE është Këshilli Evropian, i cili e përdor shumë shpesh veton, duke sabotuar vendimet e marra nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian.

Rishikimi i traktateve të BE-së për të adresuar këtë problem, nuk mund të jetë më një tabu. Struktura e BE-së duhet të ndryshojë, në rast se duam më shumë demokraci, dhe një ekuilibër  më të mirë mbi mënyrën se si funksionojmë.

Thellimi i demokracisë, do të bënte ndërkohë qeverisjen ekonomike më efektive dhe transparente. Komisioni duhet të miratojë masa të jashtëzakonshme, për ta kapërcyer këtë ngërç.

Parlamenti është gati të heqë dorë nga pesha e vet institucionale dhe demokratike, për hir të kësaj beteje për ndryshim. Të përballur me një Këshill të ngathët, Komisioni dhe Parlamenti duhet të punojnë së bashku për krijimin e një aleance për forcimin e demokracisë.

Të jemi të pavarur nga qeveritë kombëtare

Ne jemi për një BE më të pavarur nga qeveritë kombëtare, dhe që fuqizohet drejtpërsëdrejti nga qytetarët evropianë përmes konceptit të procesit “Spitzenkandidaten” – ku një Parlament Evropian i zgjedhur drejtpërsëdrejti të ketë një zë më të fortë për emërimin e presidentit të Komisionit Evropian dhe Kolegjiumit të tij të komisionerëve, duke e rritur kësisoj llogaridhënien e institucioneve të BE-së.

Krijimi i një ministrie të Financave të eurozonës, që i raporton Parlamentit për krijimin e burimeve në dispozicion të rritjes ekonomike, është një tjetër hap i nevojshëm në këtë drejtim. Ne kemi nevojë për politikanë të përgjegjshëm, dhe jo për trojka okulte apo burokratë që janë përgjegjës për ekonominë.

Juncker duhet gjithashtu të paraqesë një propozim ambicioz për shtimin e buxhetit të BE. Nga njëra anë, BE-së i kërkohet të marrë përsipër gjithnjë e më shumë detyra. Nga ana tjetër, vendet anëtare po bëjnë thirrje për shkurtim të buxhetit të BE-së. Kjo nuk është më e pranueshme. Nëse duam të përmbushim pritshmëritë e njerëzve, BE-ja gjithashtu duhet të jetë në ballë të betejës për demokraci brenda radhëve të veta.

Qeveritë hungareze dhe polake, duan të transformojnë demokracitë e tyre në regjime jo liberale. Ne s’mund të bëjmë një sy qorr ndaj vendeve që pakësojnë sundimin e ligjit në Evropë. Komisioni duhet të jetë i përgatitur për të vepruar, duke përdorur të gjitha mekanizmat që parashikohen në traktatet e unionit.

Besueshmëria e demokracisë evropiane, varet nga angazhimi i saj ndaj vlerave të veta themelore. Mbi to nuk duhet të lejohet asnjë lloj kompromisi. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për qasjen e BE-së mbi emigracionin.

Raporti me Afrikën

Ne duhet të ndryshojmë vizionin tonë për Afrikën, nga një kontinent i problemeve në një kontinent të mundësive. Duhet ta shohim Afrikën si një partnere të vërtetë. Së bashku, ne duhet të zhvillojmë mundësi për investime, të mbrojmë të drejtat e njeriut dhe promovojmë arsimin dhe demokracinë. Vetëm menaxhimi i migrimit të paligjshëm – që duhet të kryhet në respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare – nuk mjafton.

Ne gjithashtu duhet të krijojmë kanale ligjore për emigracionin, veçanërisht për të miturit e pashoqëruar. Duke vepruar kështu, ne gjithashtu duhet të reformojmë thelbësisht Traktatin e Dublinit, sipas të cilit refugjatët duhet të aplikojnë për azil në vendin e parë të BE ku ata mbërrijnë. Kjo reformë aktualisht është e bllokuar në Këshill.

Ndërkohë ka shumë punë për t’u bërë në luftën kundër terrorizmit. Sulmet që kanë tronditur kontinentin, janë rezultat ndër të tjera i integrimit të dështuar, ndryshimeve gjeopolitike dhe mungesës së bashkëpunimit në nivelin e inteligjencës midis vendeve anëtare.

Bashkimi Evropian, ka një nevojë urgjente për t’i hapur rrugë krijimit të një sistemi federal evropian të inteligjencës, me synim parandalimin e sulmeve të ardhshme. Tregtia është ndoshta fusha më e rëndësishme, ku BE-ja duhet t’u tregojë qytetarëve të saj se ka mësuar nga gabimet e të kaluarës. Ne duhet të ndalojmë mbështetjen naive ndaj globalizimit neoliberal. Evropa duhet të jetë më e guximshme, dhe të krijojë një mburojë efektive kundër investimeve oportune, sidomos nga Kina.

Lufta ndaj terrorizmit

Komisioni duhet të ndërhyjë në mënyrë urgjente. E ardhmja e industrisë dhe prodhimi evropian është në rrezik. Nuk duhet të ketë asnjë paqartësi mbi faktin se Kina nuk është një ekonomi tregu, dhe Evropa duhet të zbatojë një rregullore anti-dumping shumë të rreptë kundër saj.

Ekonomia

Evropa duhet të shndërrohet ndërkohë në laboratorin më të avancuar në botë për një ekonomi të qëndrueshme. Kjo gjithashtu nënkupton çuarjen përpara të përpjekjeve globale për një zbatim ambicioz të marrëveshjes së Parisit mbi klimën.

BE-ja nuk mund të harrojë shtyllën e saj sociale. Komisioni nuk ka qenë sa duhet këmbëngulës me politikat e tij sociale, dhe duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të garantuar që të gjithë fëmijët që jetojnë në varfëri të përfitojnë nga kujdesi mjekësor falas, arsimimi falas, strehimi i përshtatshëm dhe dieta e duhur ushqimore.

Komisioni, duhet të hartojë dhe miratojë një ligj që të garantojë kushte të mira pune, për të gjitha format e punësimit. Çdo punonjës, duhet të ketë akses në një grup thelbësor të të drejtave të punës dhe të drejtave sociale, duke përfshirë edhe ekonominë dixhitale. E ardhmja e Evropës, do të varet nga aftësia jonë për të sjellë ndryshime reale gjatë 18 muajve të ardhshëm.

Shënim: Gianni Pittella, është kryetar i grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.

Përshtati nga “Politico.eu” për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: beGianni Pitellai duhetnë krizëstrukturënte gjithetë ndryshojë

TË LIDHURA

Gjendja alarmante e 17 fëmijëve të helmuar/ Reagon AKU: Informojmë se…
Aktualitet

Gjendja alarmante e 17 fëmijëve të helmuar/ Reagon AKU: Informojmë se…

17:21 | 28/05/2025
Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro
Aktualitet

Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro

16:39 | 28/05/2025
“Armë me rreze të gjatë”/ Kancelari Merz ‘konfirmon’: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku
Bota

“Armë me rreze të gjatë”/ Kancelari Merz ‘konfirmon’: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku

16:30 | 28/05/2025
Next Post
Botërori 2019, kombëtarja shqiptare e femrave e nis me humbje

Botërori 2019, kombëtarja shqiptare e femrave e nis me humbje

Kuotat bosh të universiteteve, ja datat e aplikimeve për raundin e dytë

Kuotat bosh të universiteteve, ja datat e aplikimeve për raundin e dytë

(FOTO) 11 vjeçari kërkon punë në Shtëpinë e Bardhë, ja çfarë i ofron Trump

(FOTO) 11 vjeçari kërkon punë në Shtëpinë e Bardhë, ja çfarë i ofron Trump

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Gjendja alarmante e 17 fëmijëve të helmuar/ Reagon AKU: Informojmë se…
Aktualitet

Gjendja alarmante e 17 fëmijëve të helmuar/ Reagon AKU: Informojmë se…

by mirseda
17:21 | 28/05/2025
0

Pas situatës alarmante të 17 fëmijëve të helmuar nga mishi me salmonelë, AKU reagon me një shkresë-deklaratë....

Leverkusen, gati transferimi i portierit të Premier League

Leverkusen, gati transferimi i portierit të Premier League

17:17 | 28/05/2025
Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

17:15 | 28/05/2025
Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro

Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro

16:39 | 28/05/2025
“Armë me rreze të gjatë”/ Kancelari Merz ‘konfirmon’: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku

“Armë me rreze të gjatë”/ Kancelari Merz ‘konfirmon’: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku

16:30 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com