Aventura e Eros Grezdës nuk ka qenë shumë e suksesshme me ekipin e Rangers, megjithatë kjo nuk do të thotë se skocezët nuk do të afrojnë më futbollistë me origjinë shqiptare.
Emri i fundit që po ndiqet nga Rangers është Albert Rachi. 15-vjeçari është pjesë e kombëtares sonë U-17 dhe luan për ekipin e Tottenhamit. Mesfushori ka rënë në radarët e Rangers që kanë investuar shumë te akademia e tyre vitet e fundit, raporton telesport.
Skocezët duan ta afrojnë shqiptarin me shpresën që ta stërvisin si duhet dhe ta bëjnë gati për ekipin e parë. Një strategji që ka funksionuar në vitet e fundit dhe që shpresohet të ketë vazhdimësi dhe me Rachin. Ky i fundit i është bashkuar U-16 së Tottenhamit në vitin 2018 dhe mund të largohet pas një viti.