Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Gega nuk i trembet Tiranës: Derbi luhet, pastaj fitohet, të lëmë emocionet

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Gega nuk i trembet Tiranës: Derbi luhet, pastaj fitohet, të lëmë emocionet

E premtja do të jetë mjaft e nxehtë në futbollin shqiptarë, pasi rikthehet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani. Trajneri i “Të Kuqve”, Skënder Gega u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp ku ishte i shoqëruar nga portieri Alban Hoxha. Ky do të jetë derbi i parë i këtij sezoni. Gega i ka përjetuar emocionet e derbit si futbollist dhe tashmë do të ketë mundësinë për të bërë mirë edhe si trajner.

Vini nga një moment mjaft i mirë si skuadër në derbin e parë me Tiranën. A mendoni se rezultati i sfidës së të premtes do të jetë pikë referimi për të gjithë sezonin?

Unë mendoj se derbi ka specifikën e vet. Ka elementë shumë pozitivë për vijueshmërinë. Nëse e kalojmë me sukses këtë ndeshje, patjetër që do të shikohet si një moment referimi. Natyrisht, do të shikohen edhe pikët, edhe loja në ndeshjen direkte me rivalin tonë historik. Derbi vlen për shumë arsye, për të rritur besimin tek ekipi, te lojtarët. Po kalojmë një moment të mirë, që ka ardhur gradualisht. Me ekipin po punoj që ta kuptojë se është vetëm fillimi, ndërsa rruga është e gjatë. Ende nuk jemi aty ku duhet. Besoj se kemi mundësi për t’u rritur më shumë.

Derbin e keni provuar vetë si lojtar në fushë. Çfarë emocionesh prisni nesër, si trajner i Partizanit?

Besoj se janë emocione të tjera. Ndoshta edhe më të mëdha. Përgjegjësia është më e madhe, sepse kur je futbollist emocionet shkarkohen me lojën. Si trajner ke përgjegjësinë e krejt lojtarëve mbi supe, sepse ti i bën zgjedhjet. Kur je trajner ke 22-25 lojtarë, ke staf, ke çdo gjë për ta kaluar nëpër duar. Do ta përgatisësh ndeshjen në detaje. Presioni ekziston, edhe emocionet e ndryshme, por besoj te lojtarët e mi. Ne diskutojmë së bashku për të kaluarën dhe të sotmen e derbit me Tiranën, i kemi emocionet tona, por e presim me kënaqësi derbin.

A do të bëni ndryshime në formacion, apo do të vazhdoni si deri më tani?

Unë kam 25 lojtarë në dispozicion. Normalisht, kam aktivizuar edhe lojtarë të rinj. Deri ditën e ndeshjes do të shikoj për të vendosur se cilët do ta nisin nga fillimi sfidën me Tiranën. Eshtë e vështirë, por edhe gjë e mirë, kur ke mundësi zgjedhjeje, kur ka konkurrencë në grup, kur lojtarët janë gati të japin maksimumin. Kam ndonjë dilemë të vogël, por deri ditën e premte do të shikojmë situatën dhe do të nxjerrim formacionin më të mirë në fushë.

Çfarë iu premtoni tifozëve para derbit?

Tifozët janë lojtari ynë i 12-të. Jemi me fat që i kemi kaq të zjarrtë. Ata ishin një ndihmesë e madhe në fitoren e javës së kaluar kundër Flamurtarit. Na mbështetën dhe jam i lumtur që ua kthyem me të njëjtën monedhë, duke fituar.

Si do të luani në derbin me Tiranën?

Sa i takon derbit, ne duhet të dimë si të luajmë, po përgatitemi për këtë. Do të bëjmë më të mirën. Duhet t’i zgjidhim gjërat jo me emocione, por me qetësi, duke zbatuar detyrat në fushë. Do të tregohemi të kujdesshëm në të dyja fazat, në mbrojtje dhe sulm.

Hebaj ka qenë i dëmtuar. A do të jetë gati për këtë sfidë?

Rubini ka luajtur dje 90 minuta ndaj Tërbunit, në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Nuk ka shfaqur asnjë shqetësim gjatë lojës. Më parë kishte disa shqetësime, ndaj nuk rrezikuam, duke mos e pasur as në stol kundër Flamurtarit. Tashmë është gati dhe do të jetë me skuadrën për derbin e së premtes.

Jeni pritur shumë mirë te Partizani. Ndërkohë, Tirana ka shumë kohë që nuk e fiton derbin me Partizanin. Çfarë historie do të jetë këtë herë, me ju në stolin e kuq?

E para, në shtëpi ndihesh shumë mirë. Unë kam ardhur 18 vjeç te Partizani. Këtu jam rritur dhe e kam kryer karrierën. Kjo ka qenë arsyeja pse e kam pranuar pa kushte detyrën e trajnerit të Partizanit. Deri tani kam gjetur ambientin e duhur. Ky klub ka histori të madhe, gjë për të cilën jemi të vetëdijshëm të gjithë, nga presidenti e deri te punëtori i fundit. Partizani ka fituar shumë derbe në vitet e fundit, një ecuri që duhet të vazhdojë. Është njëlloj ngarkese, sepse duhet ruajtur ky ritëm, por unë jam trajner këtu jo vetëm për derbin, por për të gjitha ndeshjet. Duhet të arrijmë objektivin, ndaj shpresoj që gjërat të shkojnë ashtu si duhet. Në fund fare unë kam ardhur për një mision të madh, që Partizani të shkojë aty ku duhet.

Në një derbi të vitit 1987 keni shënuar gol, në fitoren 3-2…

Është mirë t’i kthehesh pas historisë. Megjithatë, për mua janë gjëra që kanë kaluar. Sot jam 55-vjeç. Problemi im është si do të përgjigjem tani, në rolin e trajnerit. Nëse bëjmë paraqitje të mirë dhe fitojmë, atëherë lidhet nostalgjia me të sotmen. Me rëndësi është të luajmë mirë 90 minuta, ashtu siç mendojmë ne. Të mos jemi emocionalë. Nëse kemi kualitetin e duhur, edhe më të mirë se Tirana, duhet ta fitojmë derbin.

Në ndeshjet e fundit Tirana ka pësuar rritje. A ju tremb ky fakt?

Neve nuk na tremb rritja e Tiranës. Kjo na bën më të ndërgjegjshëm për çka na pret. Tani e njohim Tiranën më mirë, e pashë kundër Skënderbeut dhe Luftëtarit. Është një ekip me dëshirë, që vrapon shumë. E kemi studiuar me detaje. Tirana nuk na tremb, por e respektojmë aq sa duhet. Do t’i marrim masat që të jemi në vendin dhe në kohën e duhur.

Më mirë të fitohet derbi, apo të arrihen objektivat. Tifozët duan shumë triumfin ndaj Tiranës…

Me gjithë respektin që kam për tifozët dhe dashamirësit e Partizanit, mendoj se futbolli është një punë që gatuhet sot, por nuk mund t’i marrësh frytet në moment. Nëse fitojmë derbin do të ishte shumë, shumë mirë. Dhe ne për këtë do të luajmë. Çdo trajner do të fitojë çdo ndeshje. Edhe unë kam një ambicie të tillë. Ndoshta ndeshjen më të mirë të karrierës e kam luajtur kundër vëllait tim, kam dashur të fitoj ndaj tij. Kështu është futbolli. Do ta fitosh derbin, por objektivi është pjesë e një projekti të klubit, që duhet përmbushur patjetër. Kjo nënkupton maksimumin në çdo ndeshje.

A ka ndryshuar atmosfera e kohës së derbit tuaj si futbollist dhe derbit të sotëm, tashmë në rolin e trajnerit?

Patjetër që ka ndryshuar. Numri i tifozëve ka qenë më i madh atëherë. Ne nuk luanim dot me drita, ishin të ndaluara fishekzjarrët, parullat, ndoshta edhe muzika. Nuk mund t’i krahasosh, është si e bardha me të zezën. Megjithatë, emocionet kanë qenë, njerëzit rrinin në ankth ndoshta edhe një javë pas derbit. Në atë jetë të zymtë dhe të vështirë, derbi ishte njëlloj ngushëllimi dhe gëzimi për tifozët.

A mendoni se jeni më lart se Tirana si ekip, për momentin?

Ne kemi objektivat tanë, të cilët i themi hapur. Nuk ka diplomaci në këtë mes, por objektivitet. Javën e parë, të dytë dhe të tretë nuk mund të thuash se je për kampion. Do t’i shohim gjërat javë pas jave. Shpresoj që me Tiranën të shkojnë gjërat ashtu siç parashikojmë. Ideja për të qenë kampion përforcohet dita-ditës, nëpërmjet punës. Ne kemi kualitet, por mbi të gjitha grup. Kjo më intereson. Partizani po punon jashtëzakonisht mirë, po sillet shumë mirë, brenda dhe jashtë fushe. Kjo është baza për të punuar.

A e konsideroni derbin si një ndeshje të radhës, në herën tuaj të parë si trajner? A e kuptojnë të gjithë lojtarët peshën e një sfide të tillë?

Historia e derbit është e madhe. Në kohën tonë kemi qenë “bio”, si të thuash. Lojtarët vinin nga akademitë e klubeve, ndërsa sot kemi edhe të huaj në radhët tona. Kemi edhe lojtarë që vijnë nga skuadrat e tjera të vendit, por besoj se kanë përgjegjësinë e duhur, e njohin se çfarë do të thotë derbi për Partizanin. Është shumë lehtë të lexosh se çfarë ka ndodhur me këtë fanellë, por duhet të shohim të sotmen. Ajo ka vlerë për momentin. Të japim maksimumin. Klub-lojtarë-trajner duhet të funksionojmë si një familje.

A i druheni eksperiencës së paraardhësve tuaj, që kanë qenë të suksesshëm në ndeshjet derbi, por në përmbushjen e objektivave kanë dështuar?

Paraardhësit e mi kanë statusin e tyre të nderuar. Duhet të ngrihesh pas një momenti jo të mirë, të vazhdosh rrugën, sepse kampionati është një udhë e gjatë. Ish-ët kanë fituar derbe, kanë humbur edhe ndeshje të tjera. Kanë pasur edhe probleme të tjera, që unë kurrë nuk do t’i analizoj. Megjithatë, nëse do të fitojmë, uroj që edhe ish-ët të bashkohen me gëzimin tonë.

Tags: derbiemocionetfitohetGega:lëmëluhetpastajtiranestrembet

TË LIDHURA

Zyrtare/ Shqipëria nuk do të luajë në Beograd më 11 tetor, ndeshja spostohet në një tjetër qytet
Shqipëria

Zyrtare/ Shqipëria nuk do të luajë në Beograd më 11 tetor, ndeshja spostohet në një tjetër qytet

13:45 | 12/09/2025
Pas poshtërimit me 11 gola nga Norvegjia, jep dorëheqjen trajneri i Moldavisë
Sport

Pas poshtërimit me 11 gola nga Norvegjia, jep dorëheqjen trajneri i Moldavisë

11:56 | 12/09/2025
FIFA2026 “tërbon” tifozët/ 1.5 mln kërkesa në 24 orë
Ekonomi

FIFA2026 “tërbon” tifozët/ 1.5 mln kërkesa në 24 orë

09:48 | 12/09/2025
Next Post
Video/Basha flet për grusht shteti, paralajmërimi i fortë që i bën Ramës

Denoncimi i oficerit, Basha tregon se kush duhet të dalë para drejtësisë

Kreu i UFC-së mbështet McGregor: Ai është i jashtëzakonshëm

Kreu i UFC-së mbështet McGregor: Ai është i jashtëzakonshëm

“Ronaldo nuk fiton asnjë çmim? Diçka e çuditshme po ndodh”

“Ronaldo nuk fiton asnjë çmim? Diçka e çuditshme po ndodh”

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Përfundon procesi i votimit, Niko Peleshi zgjidhet me 84 vota kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Politikë

Përfundon procesi i votimit, Niko Peleshi zgjidhet me 84 vota kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

by mirseda
18:41 | 12/09/2025
0

Deputeti i PS, Niko Peleshi, zgjidhet me shumicë votash kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Në...

Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat

Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat

18:31 | 12/09/2025
Kuvend, deputetët betohen, momentet pikante nga seanca parlamentare e pasdites

Kuvend, deputetët betohen, momentet pikante nga seanca parlamentare e pasdites

18:23 | 12/09/2025
Kuvend, zhvillohet votimi për kryetarin e ri, demokratët bojkotojnë procesin. Përplasin duart në tavolinë dhe hedhin në kuti pankartat me akuzat ndaj qeverisë

Kuvend, zhvillohet votimi për kryetarin e ri, demokratët bojkotojnë procesin. Përplasin duart në tavolinë dhe hedhin në kuti pankartat me akuzat ndaj qeverisë

18:05 | 12/09/2025
Rinis seanca parlamentare, grupi demokrat mban 1 minutë heshtje në nderim të Azem Hajdarit, socialistët nuk i bashkohen

Rinis seanca parlamentare, grupi demokrat mban 1 minutë heshtje në nderim të Azem Hajdarit, socialistët nuk i bashkohen

17:53 | 12/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com