Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas sulmit në banesën e prindërve të saj, ndodhur mëngjesin e sotëm. Ajo qetëson të gjithë familjarët e miqtë, se asnjë prej personave që ndodheshin në banesë, nuk kanë pësuar lëndime.
Klodiana nënvizon faktin se nuk kanë asnjë konflikt personal, e ndërsa ia ka lënë në dorë drejtësisë, për të zbardhur këtë masakër.
Po kështu, ajo hedh dyshimet se sulmi vjen si rezultat i punës si gazetare, e ndërsa citon po kështu se nuk ka për të ndalur në profesionin e saj që e ushtron prej vitesh.
https://tiranatoday.com/shenjat-e-plumbave-lene-shenje-mbi-mure-kane-depertuar-deri-ne-dhomen-e-gjumit/
“Te dashur miq!
Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja. Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal.
Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithçkaje.
Falenderim Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit, që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes.
Ju jam mirënjohës secilit prej jush, që po më gjendet pranë në këto momente”, shkruan gazetarja.