Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Gazetari trondit rrjetin: Shpëtova që ika në Amerikë, po ju vjedhin pa pikë turpi

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Gazetari trondit rrjetin: Shpëtova që ika në Amerikë, po ju vjedhin pa pikë turpi

Ish-gazetari i “Abc News”, Flamur Vezaj, me anë të një analize të detajuar jep 51 arsye pse ai mori vendimin për tu larguar nga Shqipëria. Ai nuk ka frikë të tregojë se kolegët në Shqipëri janë nën kërcënim të vazhdueshëm, duke filluar nga kriminelët, deri tek gjyqtarët.

Jo vetëm siguria, por ajo që është më absurde lidhet edhe me marrjen e rrogës, vonesat të cilat tashmë janë kthyer në një problematikë të shpeshtë për shumë televizione, dhe jo vetëm.

Mbajtja e një vendi pune kërkon ‘miqësi’, ku Vezaj thotë pa ju dredhur qerpiku se i njëjti avaz është edhe për anëtarët e tjerë të familjes, pasi me ndryshimin e drejtorëve, ata ‘fluturojnë’ nga puna pa pikë problemi.

Ai trajton edhe rastet më banale, por edhe ato në të cilën varet jeta jonë, shëndetësia, arsimi etj. Por ajo që i vë vulën përfundimtare është lufta e pakursyer e politikanëve për pushtet, për të vjedhur ‘sy më sy’ popullin, duke e lënë në mëshirë të fatit. Gazetari thotë se ishte lodhur me të ashtëquajtur garë mes politikanëve, për të rrënuar më shumë këtë vend.

“51 arsyet pse ika !!????

“Ika sepse nuk kisha siguri për vete e familjen! Ika sepse nuk kisha siguri në punë! Ika sepse nuk paguhesha sa duhet! Ika sepse nuk merrja rrogën në kohë! Ika se unë duhet te isha 24 orë në gadishmëri e pronarin nuk guxoje ta pyesje pse vononte rrogën! Ika sepse larg qofte një sëmundje në familje, duhet te merrje kredi në bankë për shpenzimet! Ika sepse shteti nuk të ofronte siguri e ndodhte qe shtetarët të “shisnin” te kriminelet”! Ika sepse kërcënimet i zgjidhja privatisht dhe i lodha familjen e miqtë! Ika sepse të shpallurit në kërkim i gjejnë me shpesh vrasësit e jo policia! Ika sepse edhe po të ndodhte diçka në krye të detyrës, pas tre dite asnjë nuk kujtohet për ty! Ika sepse nuk doja të bëhesha “mercenar” i partive dhe kriminelëve! Ika sepse drejtësinë duhet ta paguash që ta gëzoje! Ika se po te kritikojë qeverinë (ministrin përkatëse) ta heqin nusen nga puna! Ika sepse sa herë ndërrohej drejtori institucionit duhej me shku me i gjet mik që mos te heqin nusen nga puna! Ika sepse ne administratë promovohen militantet dhe jo specialistet! Ika sepse krimineli është më i respektuar para ligjit se qytetari i thjesht! Ika sepse fëmijët e hajduteve të pronës publike fshijnë djersen me 500 eurosha!

Ika sepse arsimi është shkatërruar, është bërë mësues edhe një me diplomë të blerë e drejtor ai që është dënuar për shitje diplomash! Ika sepse duhej te fusje mik për te fut fëmijët ne kopsht! Ika sepse qe ne kopsht duhet te blejë dyshek, jastëk, jorgan e mbulesa e me pas letra higjienike e sende tjera cdo muaj! Ika sepse duhet te paguaje nen dore qe edukatorja (me rroge qesharake) ti nderronte femijet ne kohe qe mos te ftoheshin! Ika sepse duhet te prisje ne radh qe te blesh librat e femijes! Ika sepse fëmija ne shkolle nuk bënte pushim te gjate se s’kishte ambiente! Ika sepse femija nuk merrte dijen e duhur se mësuesja kishte 38 nxënes! Ika sepse çdo muaj duhet te furnizoje klasen e fëmijës me letra A4 e sende tjera te nevojshme qe shkolla nuk ia siguronte! Ika sepse ne çdo dimër fëmija duhej te vishej edhe ne klase me rroba te trasha se vinte i plevitosur nga shkolla! Ika sepse fëmija ngrohej me frymëmarrjen e shokëve e shoqeve ne klase! Ika sepse nuk kisha mundësi si politikanet apo ata qe janë pranë tyre te shkolloj fëmijët jashtë! Ika sepse shëndetësinë e ka marr lumi! Ika sepse shteti nuk te jep shpresa per shërimin e një te sëmuri apo një fëmije qe ka nevojë! Ika sepse diagnostifikoheshe ne spitale si private e shtetërore me sëmundje qe nuk i ke!

Ika sepse ne spitale çdo gjë duhet te blere e paguar! Ika sepse ne urgjencën e pediatrisë duhet te presësh mbi një ore për te vizituar fëmijën me temperature! Ika sepse ne Spitale private ke vetëm shërbimin e hotelerisë dhe do te paguash si hotel me 5 yje për një nate e nuk ke ku te ngrohesh qumështin! Ika sepse merr gjobe nga policia pa te ndaluar ndonjëherë e pa kryer shkelje! Ika se me shume dënohesh per rrip sigurimi se sa për shkelje semafori! Ika sepse kriminelet kane dal nga strofulla dhe janë përzier me politikanet e shtetarët! Ika sepse vrasjet tashme janë bere statistike dhe jo problem për parandalimin e tyre apo gjetjen e autoreve! Ika sepse mungon çdo shërbim social! Ika sepse ushqimet qe blen nuk i kontrollon njeri! Ika sepse edhe studentet e mjekësisë po i marrin provimet me para! Ika sepse për një gërvishtje makine vritesh! Ika sepse edhe ujin e pijshëm nuk e ke te garantuar dhe duhet blere me shtrenjte nga te gjithë vende e rajonit! Ika sepse fatura e dritave te vjen ne baze te tekave te faturistit! Ika sepse për te paguar një pastruese për shkallen duhet te ziheshe me komshinjtë! Ika sepse kompanitë celulare te vjedhin çdo dite dhe asnjë nuk e çan kokën! Ika sepse për parkingun duhet te paguash e po ta vodhën makinën nuk ta gjen njeri! Ika sepse fushat sportive dhe parqet quhen ambiente ne zhdukje! Ika sepse politikanet nuk japin llogari por kërkojnë nga qytetaret kur ankohen! Ika sepse asnjë politikane nuk përfundoj ne burg për korrupsion e vjedhje te pronës publike apo edhe për shkatërrimin e Shqipërisë! Ika sepse u lodha nga gara e pacipe e politikaneve se kush e kush ta rrënoje me shume ketë vend…..etj etj etj… ### P.S. Mos me thoni qe nuk janë te vërteta te gjithë këto! E qe mendoj se jane arsyet qe edhe shume shqiptar si puna ime janë larguar e po presin mundësin e largimit nga vendi, per fat te keq!!!, shkruan ai në Facebook.

https://tiranatoday.com/pronaret-e-mediave-besojne-me-shume-kriminelet-sesa-gazetaret/

Tags: Amerikëflamur vezajgazetari

TË LIDHURA

Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane
Aktualitet

Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

22:32 | 30/08/2025
Shembet asfalti pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, hapet gropë e madhe sa mund të bjerë një makinë brenda
Aktualitet

Shembet asfalti pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, hapet gropë e madhe sa mund të bjerë një makinë brenda

20:46 | 30/08/2025
Maqedoni e Veriut/ Erërat e forta dhe moti i keq shkaktojnë dëme në Shkup
Aktualitet

Maqedoni e Veriut/ Erërat e forta dhe moti i keq shkaktojnë dëme në Shkup

19:43 | 30/08/2025
Next Post
Video/Njihuni me shqiptaren, fiton çmimin e madh në Rumani

Video/Njihuni me shqiptaren, fiton çmimin e madh në Rumani

Gazetari kërcënohet me pistoletë në kokë nga “i forti” i Laçit. Shokon shefi i policisë: “Jam me leje. Të fala”

Gazetari kërcënohet me pistoletë në kokë nga "i forti" i Laçit. Shokon shefi i policisë: "Jam me leje. Të fala"

Foto/Luftë grash, e dashura e Ronaldos dhe Neymar shkëlqejnë në Itali

Foto/Luftë grash, e dashura e Ronaldos dhe Neymar shkëlqejnë në Itali

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus
Bota

Mes pasigurive për dialogun me Rusinë, Zelensky liston pesë vende ku mund të zhvillohen bisedimet me homologun rus

by mirseda
22:56 | 30/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump thuhej se po vinte në dyshim nëse një takim Ukrainë-Rusi do të zhvillohej...

Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë

Probleme edhe në Kosovë/ Ulja e avionit nga Gjeneva në aeroportin e Prishtinës dështon për shkak të stuhisë

22:50 | 30/08/2025
Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

Raporti i BE: Bujqësia shqiptare larg standardeve evropiane

22:32 | 30/08/2025
SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

SHBA i refuzon hyrjen presidentit palestinez Mahmud Abas

22:16 | 30/08/2025
Dua Lipa dhe Calum Turner nisin një sipërmarrje së bashku, çifti i famshëm themelojnë TwentyTwo Films

Dua Lipa dhe Calum Turner nisin një sipërmarrje së bashku, çifti i famshëm themelojnë TwentyTwo Films

21:54 | 30/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com