Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gazetari kërcënohet me pistoletë në kokë nga “i forti” i Laçit. Shokon shefi i policisë: “Jam me leje. Të fala”

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Gazetari kërcënohet me pistoletë në kokë nga “i forti” i Laçit. Shokon shefi i policisë: “Jam me leje. Të fala”

Nuk kanë të ndalur rastet e gazetarëve që kërcënohen kur janë në krye të detyrës. Goditja me armë është kthyer në një gjë të zakonshme në vendin tonë, e ndërsa situata po merr përmasa edhe më të frikshme.

Jo vetëm gazetarët si Klodiana Lala, Flamur Vezaj e Dashamir Biçaku, por listët së gjatë i shtohet edhe gazetari i “Report Tv”, Julian Shota. Kjo situatë e nderë ka marë zhvillim pas shpërthimit me tritol që ndodhi në ambientet e një lokali, në lagjen nr.4 në Laç.

https://tiranatoday.com/zbardhen-detajet-eksploziv-tek-hyrja-e-lokalit-ja-kush-eshte-pronari-qe-i-bene-gjemen/

Tritoli ishte vendosur tek hyrja e lokalit, në pronësi të Llesh Burakut, 53-vjeç, banues në Laç. Gazetari së bashku me ekipin e xhirimit të “Report Tv, kishte mbërritur në vendin e ngjarjes për raportimin e asaj që kishte ndodhur.

Duke tentuar të pengonte punën e gazetarëve, fillimisht 53-vjeçari ka filmuar me telefon automjetin e gazetarit të “Report Tv”, Julian Shota, duke e kërcënuar se nëse transmeton ngjarjen në televizion, do ketë punë me të. Sipas Burakut, as policia nuk do ta bënte publike ngjarjen.

Llesh Buraku nuk është ndalur me kaq, por ka nxjerrë edhe një armë zjarri tip pistoletë, të cilën ia ka drejtuar gazetarit të “Report Tv”, Julian Shota, duke e kërcënuar me jetë. Në atë moment kanë ndërhyrë disa të afërm të 53-vjeçarit, duke i bllokuar krahun, për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës. Nën kërcënimin e armës, Buraku ka kërkuar që t’i dorëzojnë edhe telefonat.

Shefi i policisë-gazetarit: Jam me leje, të fala!

Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë efektiv policie, ndërsa shefi i komisariatit të Laçit, Erdit Rreçeku, i kontaktuar nga gazetarët për ngjarjen e rëndë, është përgjigjur se ndodhet me pushime. “Jam me leje. Të fala”, ka qenë përgjigjja e kreut të policisë së Kurbinit.

Llesh Buraku personazh i njohur për policinë

Llesh Buraku është një personazh i njohur për policinë. Tre vite më parë ai u arrestua pasi dhunoi një inspektor të Inspektoratit të Shëndetit Publik, gjatë inspektimit në lokalin e tij.

Policia e Kurbinit ende nuk ka reaguar për ngjarjen e rëndë, e cila vjen vetëm pak ditë pas sulmit me armë zjarri ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, në të cilën ndodheshin edhe dy vajzat e saj të mitura.

Rastet e gazetarëve të sulmuar në Shqipëri

Klodiana Lala – Në orët e para të mëngjesit të 30 gushtit, banesa e prindërve të gazetares së tv “News 24” u bë pre e një sulmi me breshëri automatiku, të tipit mafioz. Gazetarja Lala në deklarimet e dhëna si në polici, ashtu edhe prokurori, ka pohuar se dyshon se sulmi ka ardhur për shkak të detyrës së saj, pasi as ajo dhe as familjarë të saj, nuk kanë asnjë konflikt të hapur me asnjë person.

Banesa e Arif Lalës, babait të gazetares, e cila ra pre e sulmit më armë, ndodhet në zonën e Laknasit që mbulohet nga komisariati i Vorës, por në hetime është përfshirë edhe komisariati nr. 5, si dhe agjentët më të mirë të krimeve kundër jetës në policinë e Tiranës. Sulmi ndaj gazetarës solli reagimin e gjërë të shoqërisë civile, komunitetit të gazetarëve, por edhe politikës, të cilët në një zë u solidarizuan me rastin dhe kërkuan zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

https://tiranatoday.com/detajet-si-ndodhi-sulmi-ne-shtepine-e-babait-te-gazetares-klodiana-lala/

Flamur Vezaj- Rastin e Flamur Vezaj e bëri publik për herë të parë kolegu i tij, Artan Hoxha, i cili tha se është kërcënuar dhe i është vendosur pistoleta në kokë. “Flamur Vezaj, është larguar në SHBA. Kam qenë prezent kur është kërkuar mbrojtje për Flamurin. Iu vu pistoleta në kokë. Jemi para faktit që reporterët e këtij vendi kanë ikur. Ata që kanë ngelur kanë ikur”, u shpreh Hoxha gjatë intervistë për “Report Tv”. Vetë Flamur Vezaj, mjaft i revoltuar me situatën në vend, ka shpërthyer përmes një analize, të cilën e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Facebook. Ai ka rendituar të gjitha arsyet, pse mori vendimin për tu larguar në Amerikë.

https://tiranatoday.com/gazetari-trondit-rrjetin-shpetova-qe-ika-ne-amerike-po-ju-vjedhin-pa-pike-turpi/

Gazetari i TV “Klan”, Dashamir Biçaku, është ndër rastet që ka marrë kërcënime me jetë. Gazetari, në një shkrim në Facebook, teksa ka renditur sfidat e vështirësitë e profesionit, ka publikuar dhe mesazhet e një personi që e ka kërcënuar. Biçaku shkruan se ndonëse ka bërë denoncime në prokurori e polici, nuk është marrë asnjë masë.

https://tiranatoday.com/per-gazetaret-dhe-mjerimin-e/

Tags: dashamir bicakuflamur vezajgazetaret e kercenuarKlodiana Lala

TË LIDHURA

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare
Aktualitet

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut
Politikë

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!
Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, portugezi paraqitet në Gjykatën e Lezhës!

10:47 | 10/03/2026
Next Post
Foto/Luftë grash, e dashura e Ronaldos dhe Neymar shkëlqejnë në Itali

Foto/Luftë grash, e dashura e Ronaldos dhe Neymar shkëlqejnë në Itali

Kërcënohet me video seksi shqiptarja, i dashuri e detyroi të kryente marrëdhënie në grup

Kërcënohet me video seksi shqiptarja, i dashuri e detyroi të kryente marrëdhënie në grup

Video/Aksident masiv në autostradë, përplasen 7 makina

Video/Aksident masiv në autostradë, përplasen 7 makina







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com