Paraqitja e deputetëve të opozitës në protesta për të mbështetur banorët e Unazës së Re, ka tërhequr vëmendje të madhe.
Pak ditë më parë, mediat u kapën me xhupin e Klevis Balliut, që sipas tyre kushtonte 2000 euro. Tashmë, gazetari Ilirjan Blloshmi është kapur keq me deputeten simpatike, Grida Duma.
Kjo e fundit sulmohet nga gazetari Blloshmi për faktin se përdor marka të shtrenjta, shkon në protestë me taka, apo e veshur me Gucci e Adidas, që sipas gazetarit, tregojnë se si është kamur në emër të popullit.
Në fund të shkrimit, Blloshmi e sugjeron Dumën që të jetë më e kujdesshme me paraqitjet e saj.
Postimi i plotë:
Grida! O xhan o shpirt. Se je dhe goxha “pele”(pele nuk eshte fjale ofenduese, andej nga vjen Grida perdoret per kompliment).Buzkuqi, manaqyri, spruco, dora e pare, dora e dyte, e make up-it qe ke vendosur ne fytyre tregon thjeshte karshillikun ndaj popullit.Gucci, addidas, takat e larta tregojne sesi je kamur ne emrin e popullit. Atyre banoreve po ju behet nje genocid nga pushteti. Por duket se dhe opozita eshte ne te njejten linjen me ta. Prandaj o xhan, o yll, me e kujdesshme me keto paraqitjet “gala” ne proteste.