Gennaro Gattuso në rolin e trajnerit duket se është më i qetë në krahasim me kohën kur ishte futbollist. Agresiviteti i tij gjatë ndeshjeve në pankinë është i lartë por nuk i kalon kufijtë, por jashtë saj duket se është i njëjti.
Trajneri i Milanit në një video që po qarkullon në internet qëllon me shuplakë një 17-vjeçar të kuqezinjve, pasi ky i fundit po mbante bluzën e Barcelonës në ajër dhe bënte fotografi. Incidenti ndodhi pas fitores 1-0 të Milanos kundër Barcelonës në miqësoren e pak javëve më parë.